Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur të mos kandidojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e 11 majit.
Koçi ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj sistemit të listave të hapura në nivel rajonal, duke theksuar se ky sistem do të krijojë probleme të mëdha midis kandidatëve dhe elektoratit.
Sipas tij, kandidatët duhet të kenë një start të barabartë dhe se ai do të vazhdojë të angazhohet për Partinë Socialiste, duke shtuar se është kundër përfshirjes në lista të personave që janë hetuar nga SPAK-u.
"Kam qenë kundër listave të hapura në nivel rajonal. Ky sistem do krijojë problem të madh mes kandidatëve dhe elektoratit.
Kandidatët duhet të ketë start të barbartë. Do të angazhohem në zgjedhje për PS-në. Unë kam qenë e jam që mos jenë në lista njerëz që janë hetuar nga SPAK", tha ai në News 24.
Ik o petro ik.tani u kujtuat ju, keni 30 vjet ne kurriz te socialisteve.
Petro rri i qetë nuk merr dot vota prandaj ishe kundër listave të hapura. Në demokraci të voton populli jo partia
Petro kam respekt per ty,por une mendoj se kryesorja pse nuk duhet te kandidosh eshte se ke 35 vjet ne politike. Mjaft eshte mjafte! E ardhmja kerkon gershetim brezash.
Burra si PETRO KOCI jane te rralle ne tere Shqiperine pa lere me ne dhjertoren e Saliut . Ata qe jane ne dhjertore nuk i vijne as deri tek k . .et Petros prandaj jane hedhur ne sulm , plasi ne ps se ja iku Koci .
Petro Koçi një nga deputetët model të këtij parlamenti ndër vite, krenaria e këtij institucioni. Petro Koçi simbol i njeriut dinjitoz, i përgjegjshëm për detyrën e ngarkuar, i shërbeu me përkushtim dhe drejtësi vendit dhe në parlament do të ndjehet mungesa e tij si e një njeriu të urtë me mënçurin kuptimplote.