Pas 5 orësh seancë në Apelin e GJKKO, avokatët kërkojnë liri për Veliajn

11 Mars 2025, 15:40Politika TEMA
Pas 5 orësh seancë në Apelin e GJKKO, avokatët

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm është duke u shqyrtuar ankimimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg.’

Pas më shumë se pesë orë, dy avokatët e Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.

“Nuk është në nivel të standardit ligjor që provat të jenë të mjaftueshme, që dyshimi të jetë i arsyeshëm”.

Të njëjtën kërkesë kanë bërë avokatët edhe për biznesmenin Elman Abule, i arrestuar për të njëjtin proces. Për biznesmenët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, të cilët munguan në seancë por u përfaqësuan nga avokatët, mbrojtësit kërkuan heqjen e masave 'detyrim paraqitjeje'.

Pas më shumë se pesë orësh, të mbrojtjes nga avokatët e kryebashkiakut por edhe të biznesmenëve, rradha ishte e prokurorëve. Pritet që ata të vazhdojnë për afro dy orë të argumentojnë akuzën e tyre për Veliaj dhe biznesmenët e tjerë të arrestuar.

Kjo seancë pritet të shoqërohet me tensione ndërmjet Veliajt dhe prokurorit Olsi Dado, ashtu siç ka ndodhur në seancën e mëparshme.

6 Komente

  1. G
    Gjakovari

    Farë e fëlliqur, drejtësia duhet të jetë për të gjithë e njejtë. Lëshojeni njeriun në liri dhe e thirrni sa herë të jetë e nevojshme. Nëse Gjykata i argumenton drejtësisht akuzat e Prokurorisë atëherë futeni në burg. Edhe ju shqiptarët e akuzoni ish sistemin se ka burgosë padrejtësisht njerëz të pafajshëm. Po ky sistem i sotit çfar po bën?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lal qelia milioner

      Atëherë të lihen të lirë të gjithë like floriri Beqja ben tigri Safet gojorja e me rradhë hajdutët e rilindjes

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kenget e dylberve te Gjakoves

        Eshte ajo drejtesi qe mban ne burg grate plaka per 10 gram hashash dhe i denon me 5 vite burg se keshtu thot ligji. Pse duhet te jet i lire njeri si ky lali yt qe gruaja qe ja shkerdhen Olsi Eftimiu te shpenzoj 1 milion euro vetem per breke?!!!

        Përgjigjjuni
      2. s
        shori

        Rrnoft e koft gjukata e Plepave!

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zgjohuni, një krim i pa ndëshkuar është bashkfajës

          Ky sistem drejtësie me praktikën e deritashme, tërhiq e mos e këput, po tall menderet me popullin prej përlyrejne që ka nga t’supërkorruptuarit meta-berisha-e velia-xoxe dhe basha me shokë e shoqe në hije, e këta të denoncuara me zë, figurë e dëshmi të gjalla ndër vite nga medja, e populli.Mjëft ësht MJAFT, se c’do t’bëni n’detë me kripën do ta gëlltisni, e kjo ësht vërtetuar n’shekuj.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Mjere ata qe bien ne dore te drejtesise dhe kete e ka vertetuar periudha 30 vjecare.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje