Nga Rusmali, Basha tek Alibeaj, si i ndëshkoi Berisha të gjithë njerëzit e tij që bashkëpunuan me amerikanët: Pjesë e listës edhe Bamir Topi dhe Ina Rama

16 Prill 2022, 17:26Politika TEMA

Nga Rusmali, Basha tek Alibeaj, si i ndëshkoi Berisha të gjithë

Nga Adriatik Doçi

Amullia sot në PD është produkt i goditjes së Sali Berishës nga Uashingtoni vitin e kaluar.Nuk ka dyshim se vendimi i Departamentit Amerikan i Shtetit për të shpallur non grata Sali Berishën në 19 maj 2021, është kulmim i përplasjeve të hershme, sa publike aq edhe të nëndheshme mes Berishës dhe Amerikanes. 

Krisja e parë erdhi pas thyerjes nga Berisha të embargos së naftës ndaj Millosheviçit dhe flirtit me celulat ekstremiste iraniane. Krisja u thellua në zgjedhjet e 26 majit 1996, të cilat nuk u njohën nga Perëndimi, u përshkallëzua në '97 si dhe pas grushtit të shtetit në 14 shtator 1998, ku Berisha mori një ultimatum nga Uashingtoni që të tërhiqej menjëherë.

Përplasjet vijuan pasi Berisha shpalli UÇK-së organizatë terroriste, për Gërdecin, shitjen e detit, 21 Janarin dhe vitet e fundit për shkak të betejës së Berishës kundër reformës në drejtësi.

Gjatë përplasjeve 30-vjeçare, Sali Berisha ka ndëshkuar edhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët bashkëpunuan me SHBA me dhe pa dijeninë e tij. Subjekt i hakmarrjes së Berishës ishte edhe Ilir Rusmali, ish ministër, ish zëvendëskryeministër dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Në vitin 2011, rrodhën në media mijëra dokumente të administratës amerikane, mes të cilave edhe kabllogramet që Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgonte Departamentit Amerikan në Shtetit për zhvillimet në Shqipëri.

Nga përmbajtja e disa kabllogrameve u zbulua se Ilir Rusmali dhe Leonard Demi sinjalizonin Ambasadën Amerikane për plane dhe nisma të Berishës kundër demokracisë dhe në funksion të pushtetit të tij. Në një kabllogram të 18 dhjetorit 2018, raportohet në DASH për Ilir Rusmalin, i cili komentonte zhvillimet e tensionuara politike në Tiranës.

Në një tjetër kabllogram thuhej se Leonard Demi, në atë kohë deputet i PD-së dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë, ka informuar ambasadën amerikane në Tiranë, lidhur me skenarin e Berishës për kontrollin e Shërbimit Informativ Shtetëror, përmes ndryshimit të ligjit, duke parashikuar një pikë shkarkimin e kryetarit dhe emërimit të një ushtari të tij të besuar.

Si Rusmali, ashtu edhe Leonard Demi, u ndëshkuan nga Berisha. Ata u përjashtuan nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2013 dhe më pas nga strukturat e PD-së. Berisha ndëshkoi edhe dy miq të Rusmalit, deputetë të PD, Fatos Hoxhën dhe Viktor Gumin.

Për lidhje me amerikanët dhe si pjesë grupit që kundërshtoi ligjin për përgjimet, Berisha ndëshkoi edhe Enkelejd Alibajn në vitin 2013, i cili u rehabilitua nga Basha në 2017.

Pikërisht për shkak të afrimit me përfaqësues të SHBA-BE, Sali Berisha rrethoi ish presidentin Bamir Topi, ndërsa shkarkoi para kohe dhe la pa punë disa vite kryeprokuroren Ina Rama, të cilën më parë e kishte quajtur Silvia Konti. Kur Ina Rama doli të lexonte konkluzionet e hetimit të 21 Janarit, në krah kishte ish ambasadorin amerikan Alexandër Arvizu, pikërisht për shkak të presionit të madh të pushteti të Berishës.

Në 10 janar 2021 do të ishte Lulzim Basha objekt i një hakmarrje të egër dhe të paprecedentë të Sali Berishës, deri në dorëheqjen e Bashës si kryetar i PD-së në 21 mars 2022.

Hakmarrja erdhi pasi Lulzim Basha, në 9 shtator 2021, i dha fund dilemës, duke u pozicionuar në krah të SHBA-ve dhe distancuar nga Berisha, të cilin e pezulloi si anëtarë të grupit parlamentar të PD-së. Gjatë fushatës së tij disamujore për rrëzimin e Lulzim Bashës, Sali Berisha e akuzoi Bashën se kishte shitur sovranitetin e PD-së tek amerikanët dhe se kishte bashkëpunuar me George Soros në prapaskenë, për ta shpallur non grata.

“Lulzim Basha ishte njëri nga ata të cilët punonte së bashku me Edi Ramën në projektin e George Soros, unë këtë e kisha marrë vesh.... E kuptoj presionin, por pavarësisht nga presioni, mendoj se më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij se sa sovranitetin e PD. Asgjësoi PD si parti sovrane”, thoshte Berisha.

Me dorëheqjen e Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj u caktuar kryetar i komanduar i Partisë Demokratike. Raportet mes Berishës dhe Alibeajt u tensionuan kur Alibeaj zhvilloi një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Takimi nënkuptonte qartësim se SHBA nuk e njihnin Grupin e Themelimit apo Foltoren e Berishës, por Alibeajn si kryetar në detyrë të opozitës.

Pas këtij takimi, Alibeaj ishte në shënjestër të sulmeve të diktuara nga Berisha. Pjesë e sulmin ishte edhe një fake news, sipas të cilit Enkelejd Alibeaj, akuzohej se kishte marrë para nga ish-presidenti i Bankës Qendrore të Paraguait, Carlos Fernández Valdovinos.(Shqiptarja.com)

15 Komente

  1. E
    Elisa-beth Spiropalikari

    Një mutacion i pakuptimtë ka prekur shëndetin e Doçit. I është zëvendësuar çifti i vetëm i paketës së automatëve që çon në shfaqjen e një qarku ndalues ​​atje ku më parë kishte një qark që specifikonte një aktivizim te neuroneve. Prania e këtij qarku ndalues ​​të parakohshëm rezulton në prodhimin e një neuroni të vetëm ​​të deformuar me pahir dhe me plot gjasë jofunksional. Diagnoza e Doçit - Laboratorët e Vilmës-Paisjet e Beqajt

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lenci bira

      @Elisa-beth spiropolikari vrapo shpejt tek salih bin laden se mbetjet ne uturak jane drejt mbarimit sepse plaku prodhon shume pak tani per efekt moshe, dhe radha eshte e gjate Largo jastekun prej guri dhe ik tek stani se akoma nuk ke mesuar te formulosh fjalit

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbër

        Ti dhe sëra jote jeni të mut-uar nga saliqeni prej 32 vitesh tashmë. Ju ka hequr trurin e vogël; ju kurrë nuk keni mendim tuajin, madje e konsideroni të panevojshëm: "ç'na duhet ne të mendojmë? Çfarë mendon doktori, është e vërteta për ne". Ky mut-acion që ju ka mbërthyer, ju ka bërë shplarje truri. Të shkretët ju, që kurrë në jetën tuajnuk keni "pjerdhur" për babain biologjik, dhe dëgjoni me gojë hapur e pa tru çfarë pjerdh nga goja saliqen krimineli! A e dini: jeni pjesa budallaqe e këtij populli?!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saliu d.v.

          Sa koqe je o Sali!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zagali

            Elis beth,na çave bythen me kete komet muti qe ke bere. Shko dhe futi turinjet te bytha e Saliut meqe te ardhka keq per ate kriminel.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muzaka i Ri

              Kurse ty Beth-bytha te ka goditur ndonje plumb qorr nga cadrat pistolete ose ndonje kalamidhe ne Gerdec, apo jo Muti, Muli desha me than.

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dardan

              Flisni kot ne ere. Sali Vuk Karaxhich ka mbeshtetjen e kreut te SPAK-ut, Arben Llalla.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Po,po,edhe une jame dakord me DARDANIN, Saliu ka mbrojtjen e Arben Krajes,SPAK-ut. SPAKU ka ndrruar rrugen,ka mare rrugen e djallit Sali, pasi Saliu ka shume para dhe mund te blej kedo.

                Përgjigjjuni
              2. h
                humor ballkanik

                Saliu paska ndeshkuar rende Lul Bashen,,,Duke e marre per bythe e bere Kryetar te PD! Je per gjynah or Doci i Docerve per kete arsyetim, por ja vlen si gazmore per humor.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tajari

                  Blah blah ????‍♂️????‍♂️???????? Nje vrime ne uje

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    FATMIRI

                    SAL FISQIRI PER 30 VJET KA QENDRUAR NE KRYE TE PD ME METODA FASHISTE NEPERMJET GRUPEVE PARAMILITARE QE KA NGRITUR TANI KA MBETUR SI QEN RRUGESH SE NUK E PJERDH KUSH I ESHTE PRER BILETA PA KTHIM

                    Përgjigjjuni
                    1. Saliu nuk ndershkoi njerezit me te afert qe bashkepunuan me Shba, por e kunderta Shba i lane ne rruge njerezit qe bashkepuan me ta. Prandaj asnje sdo dhe ska besim me te bashkepunojne me keta qe punojne ne ambasade amerikane, arsyeja e vetme se i perdorin dhe i lene ne mes te rruges. Politiken ne ambasade e bejne nje grup shqiptaresh femije apo vete ish-sigurimsa, komunista etj etj.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SOPIQOTI

                        Sali Berisha nga Vicitoli ??Njeriu qe i sherbeu me devotshmeri diktatorit aq sa edhe i mori ERE me nuhatje dhe e shijoi "SHUREN"n e Enverit tek e mori per ta shpene per analize. Ky bastard komunist na hiqet si demokrat. Pika atyre qe e pasojne.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SOPIQOTI

                          MIRE ju a beri ,persa kohe ata ishin te paafte ti kunderviheshin ketij fshatari nga Vicitoli qe.. "i ndjeri".. e mori nga Vicitioli dhe e pruri ne Tirane pr tu arsimuar duke bere shprehjen "".. e po i duhet nje mjek Tropojes ".. pa i shkuar ne mendje se po sillte ne Tirane per tu arsimuar nje fshatar nga Vicitoli qe do ti sillte te KEQIA shoqerise shqiptare.

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            rexhep

                            Sali Berisha duhet te arrestohet sa me pare se eshte armik i betuar i popullit shqiptare armik i amerikes qe na ka prur demokracine dhe mbrojtes ne heshtje te komunizmit - ujku qimen e ndrron vesin jo ai ka qne dhe eshte komunist i betuar i ideve te enver hoxhes.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje