Nikoll Lesi shkruan në gazetën e tij, se Ilir Meta e kaloi vijën e kuqe me sulmet ndaj SPAK.
"SPAK mori dje mbështetje totale nga ambasada amerikane dhe ambasada britanike. Dhe nga ambasadat e tjera. Sepse Ilir Meta ka sulmuar egër shefin e SPAK, Altin Dumani.
Statura e një ish-presidenti, ish-kryeparlamentari dhe ish-kryeministri nuk ia lejonte kurrsesi një fjalor të tillë denigrues dhe fyes ndaj Altin Dumanit. Ndaj askujt dhe aq me tepër ndaj atij që po heton nuk lejohet ky fjalor.
Ilir Meta mund të ketë gjithë të drejtën e Zotit të kritikojë apo sulmojë me fakte dhe argumenta, nëse i ka, se Altin Dumani po përdoret politikisht apo nga nderkombetarët, por në asnjë mënyrë me sharje të tilla sepse i bëjnë dëm vetë Ilir Metës.
Ilir Meta nuk është më i akuzuari i këtyre 33 viteve, siç thotë mazhoranca, sepse ka para tij edhe të tjerë më të fuqishëm politikisht. Por Ilir Meta dje dhe pardje kaloi caqet e tij të një politikani që ka qenë protoganist në Shqipëri.
Si një reagim direkt kundër Ilir Metes ishin dy deklaratat e dy Ambasadave më të fuqishme në Tirane, ajo amerikane dhe ajo britanike.
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar menjëherë përmes një postimi në platformën X, ku shprehet se mbështet dënimin që KPL u bëri këtyre sulmeve dhe shprehet se qëndron krahë profesionistëve të drejtësisë që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.
“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë.
SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.
Ndërsa Ambasada e Britanise se Madhe ishte me konkrete, direkt sapo Ilir Meta sulmoi Altin Dumanin.
Me sa duket do të kemi re të zeza mbi selinë e Partise së Lirisë, ndonëse rrufetë duhet të bien edhe diku tjetër në PS!
Dje Ilir Meta kaloi çdo vijë të kuqe dhe çdo limit që duhet të ketë një politikan karriere. Altin Dumani mbetet më i votuari nga publiku shqiptar dhe ka mbështetje popullore bashkë me prokurorët e SPAK", shkruan ai.
Tane katundaret nga babzitja vejne viza te kuqe!?
Vijen e kuqe nuk ta vene or taj HUMORIst ! e vendos ti vete !
Neqoftese do behesh nje referendum se per ke do votonin Shqiptaret per kryeminister: per spiunin Agush qe te keput ne mes apo per Altin Dumanin prokurorin e hekurt te drejtesise Shqiptare - Rezultati i referendumit do ishte ky: 99.999 % e Shqiptareve do votonin per Altin Dumanin sepse eshte nje nje njerzit me te dashur per mbare popullin shqiptar ku njerzit shohin shprese , drite dhe besim se me ne fund drejtesia e gjingjonerve apo fatmirahajdareve te foltores se vicidolit ka ikur nga skena dhe nje drejtesi e hekurt me ndihmen e USA dhe BE po ngrihet gradualisht mbi germadhat e drejtesise se plepave qe instaloi regjimi i perbibdeshit te vicidolit dhe spiunit te pazarit te ri. Spiuni Agush qe te keput ne mes me cfurk ne dore dhe hanxhar ne doren tjeter ne gjendje te larte cmendurie dhe ekstaze delirante eshte njeriu me i urryer per 99.99 % te shqiptareve.
O lesh ruhu mos të bjerë ndonjë rrufe ty se PS i rruan bishtin.
.........prandaj thone te vjetrit : ....kur qenit i vjen ngordhja , shkon e permjerr ke dera e xhamise...
Nje gje nuk kuptova or Zevendes Ministri i Kohes se Sales.Te bie dikujt ne PS,Kujt?Edi Rames.Ne rradhe te pare keni qene te njohur ne vitet e para te Pluralizmit,ku Edi shkruante papushim kundra te Djeshmeve,dhe te kohes kur ishte Satrapi Berisha.I thyen dhe Kafjen,i thyen Hunden Kurvat e Berishes,atij Dikushit ne PS.Nje pyetje kam?Kaq Idiot te jete Edi Rama sa dhe mbas 33 vitesh Demokraci ,Te Vjedhi Akoma,sipas teje or Te?
Edi Rama e ka shkaterruar administraten publike eshte ne te njejten gjendje si ne kohen e Berishes, mbushur me militante inkompetente. Ju qe shkruanin ketu pro qeverise ballafaqohuni njehere me administraten dhe shikoni fytyren e vertete te kesaj mazhorance. Per te vjedhur mos e pyet dhe nuk kane frike se me sa duket SPAK-u eshte i perdorur politikisht nga Rama per te goditur kundershtaret e tij qofshin ne PS apo partite e tjera. SPAK-u nuk ka perfunduar nje proces deri me sot, ne shqiptaret ngopemi me luge te zbrazet. Sistemi i drejtesise eshte kapur nga PS ashtu sic ishte i kapur nga PD me 6 mujorshit.
Nikolle, shko ne kishen e Shen Nikolles dhe fillo te rrefehesh......mos kujto SE je jashte rradhe, ke qene zvminister e tjera...Mo's perdorni shtypin tuaj si helmete mbrojtese, se bota demokratike eshte me e madhe se gjoja fjala e lire e juaja!!!