Nipi i deputetit të PS goditi me grushte kryebashkiakun e Divjakës, zbulohet arsyeja

14 Korrik 2022, 13:15Politika TEMA

Nipi i deputetit të PS goditi me grushte kryebashkiakun e Divjakës,

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokonoshi ka denoncuar në polici se është dhunuar. Burime nga policia e Divjakës bëjnë me dije mbrëmjen e djeshme se ka qenë vetë kryebashkiaku socialist ai që ka bërë denoncimin.

Në deklaratën e tij, Kokoneshi ka thënë se është dhunuar për shkak të detyrës. Mësohet se Kokoneshi është përfshirë në një konflikt të dhunshëm me nipin e deputetit socialist, Paulin Stërkaj.

Kryebashkiaku është goditur me grushte nga nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, 32 vjeçari Dritan Stërkaj, administrator i një resorti në Divjakë. Kokoneshi nuk ka zbardhur detaje rreth motiveve të konfliktit që pati me 32 vjeçarin.

Besohet se resorti në Divjakë që administrohet nga Dritan Stërkaj që dikur ka qenë kampi i punëtorëve, është bërë shkak i konfliktit mes Kokoneshit dhe nipit të deputetit socialist.

Burimet thonë se pagesa e taksave ndaj Bashkisë që resorti ka detyrim, u bënë shkak për konfliktin mes Stërkajt dhe Kokoneshit. Për këtë ngjarje policia ka referuar materialet në Prokurori, që pritet të hetojë më gjerësisht rreth konfliktit që degjeneroi në dhunë ndaj një zyrtari. 

3 Komente

  1. P
    Peti pi vërteti

    Hee, p.çke sëmës..... ! Vjen maloku dhe bëhet zot vendi në Myzeqe....... ! Përfiton sepse myzeqarët nuk duan të ngatërrohen në zënka...... .. . Megjithatë të ruhet, se mund ta pickojë nëpërka....

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Po nxitojne se e dine qe eshte mandati i fundit dhe nuk ka kush i ndalon. E kane kapur prej fyti kryeministrin tone LEGEN dhe nuk ja u ben syri terr. Mjerim si katandisi Shabani !

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Bastad i ndyre. Pago taksat dhe respekto ligjin. SPAK te mos toleroje kete lloj sjellje

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje