Nis revolta ndaj Gaz Bardhit. Dash Sula: Është bërë një dëm i madh

17 Mars 2024, 20:50Politika TEMA

Nis revolta ndaj Gaz Bardhit. Dash Sula: Është bërë një

Konsensusi që fiku zjarrin e konfliktit me mazhorancën duket se ka ndezur një tjetër zjarr në gjirin e demokratëve.

Dashnor Sula i rreshtohet zërave kritikë, duke paralajmëruar edhe divorcin me Partinë Demokratike në rast se hapësirat për debat ngushtohen brenda oborrit të demokratëve.

Sula: Nëse do shikoj që është e pamundur bashkëjetesa me grupin parlamentar apo brenda strukturave të Partisë Demokratike, ku mund të mbyllen hapësirat e zërit dhe debatit, sigurisht do rishikoj dhe unë qasjen time si opozitar, me forca të tjera opozitare progresiste.

Revolta e deputetit demokrat vjen për rrugën që Gazment Bardhi me bekimin e Sali Berishës ndoqi për të arritur dakordësinë me socialistet për komisionet hetimore.

Sula: PS dhe Rama çfarë po na jep ne s’po na jep asgjë, ne po marrim ato ç’ka na takojnë na i jep kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit për komisionet hetimore. Por dëmi është bërë i madh.

Por, Luan Baçi mendon ndryshe. Ai sheh vetëm anën e mirë të medaljes, duke nisur me njohjen e grupit të Rithemelimit, si faktori kryesor opozitar në Kuvend.

Baçi: Kanë pranuar në konferencë kryetarësh zotin Bardhi si kryetar te grupit parlamentar të PD e kryetar profesor doktor Sali Berishën e theksoj këtë. Ky është përfaqësimi, realiteti politik i ri i krijuar.

Shqetësim i deputeteve kritik është se opozita pranoi të hetojë shumicën me rregullat e kësaj të fundit, duke rrëzuar poshtë gjithë betejën 5 mujore.

Sula: Që do të thotë nëse ky ligj për komisionet hetimore që u dekretua nga Presidenti i Republikës dhe ne e kemi çuar në Gjykat Kushtetuese nuk do rrëzohet këtu pastaj bie gjithçka dhe kjo për mua është shqetësuese.

Baçi: Nëse Gjykata Kushtetuese e le në fuqi do pranojmë ça thotë Gjykata, por duke e kontestuar gjithmonë, ky ligj që keni miratuar mbron të korruptuarit.

Dashnor Sula nuk është i vetmi zë kritik në grup, Ervin Salianji dhe Tritan Shehu ka shprehur rezervat e tij për dakordësinë e arritur që fiku aksionin opozitar.

9 Komente

  1. Z
    Zagali

    Mjer ju o themelues te Saliut. Nuk u gjendet mijdea juve o derezes. Cfare thon sot nuk thoni neser. Entusiazt per ato qe miraton sot,agresiv te nesermen dhe u prish,mori fund. Jini njerez pa bythe. Behun njehere burra,hyni ne rrjedhen e drejte te ujit te kulluar qe te çon ne tempullin e shenjet,parlament. Por ama kini te drejte se kini nenkryetar nje piderast,Gaz Bardhin.Pranaj jini partia e bythes.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flet

      Copa muti janë të gjithë! Sula llap se e humbi protagonizmin si Muli,Albana,Korreshi etj. Salijanji mendoi se do vihej kusht amnistia për të në lidhje me çështjen Babalja, por doli huq. Tritan gagaçi preshi do vetëm të lirohet nga burgosja në shtëpi Berisha,kurse ky budallai i Fierit e di tashmë që në zonën e tij nuk e voton më askush,dhe vetëm me servilosje ndaj Berishës mendon të vijojë deputet.... Asnjë zë nga Rithemelimi nuk ka më asnjë vlerë,i gënjeu Rama me petulla. Do rrëzonin Ramën për gjashtë muaj,u rrëzuan ata pas 5 muajve flakadanë!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saliu

        Ti Dash ke qejf te behesh prape deputet? U pika qe s'te bie misrok pe Peqini.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maloku

          Ou i doli pija Dashit? Shume mire ja u beri Gazi nga Kavaja se e siguroi mandatin e tij. Dashin e zuri haku i Lul Bashes qe e propozoi per deputet dhe ky ja shperbleu duke e ngrene ne bese.Zoti eshte i madh. Per Gazin nga kavaja do tregoj nje barsalete. Ne kohen e enverit grate e shkreta rrinin ne rradhe te qumeshtit dhe njera nga grate tha shpetova nga nusja se iku ne vendin e saj. Nusja ishte ruse dhe ne ate kohe u prishen marredheniet me Rusine. Nje nga plakat andej nga fundi i rradhes pyeti po me Kavajen kur do prishemi ???????? se si duket ia kishte plasur shpirtin ngaqe jane "te mire shume kavajesit".

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kristi

            Po cfare aksion opozitar..mer Dash, Cfare lesh aksioni flet mer burre Lolesh..

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hgf

              SFGJ

              Përgjigjjuni
              1. Mimimi

                Dash, do te behesh prap deputet? Mos ju ndaj Berishes, ose shko me Ramen. Koqe kandari pe Peqini.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lalala

                  Dash, pse s'mbytesh ne nje pike shurre!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vari pambukun

                    E mer gjel peqini,,,per shume vite fshiu bythen saliu me Ty,,tashti do fshij rrocken gazja me Ty,,je perdorur gjithmon si leter hugjenike,,cfar nuk bere ti hysh ne zemer doktorit,, por prap ta futi

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje