Gazetari Flogert Muça duke folur mbi deklaratat e Sali Berishës se për heqjen e non-gratës ndaj tij prej SHBA-së do lobohet në një moment të dytë, tha se përtej oqeanit nuk ka lajme të mira.
Sipas tij, edhe Belind Këlliçi ndoshta e ka gënjyer Berishën, pasi u kthye nga Amerika në një kohë kur Trump ka halle të tjera si Groenlanda, Kanadaj apo Gaza.
"Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira. Beloja ndoshta i ka gënjyer. Këlliçi nuk flet më për këtë çështje.
Situata ka ngelur pezull. Trump ka hallin e Groenlandës, Gazës, taksave, këta pretendonin se do kishin hallin tonë.
Doktori ka të drejtë, demokratët nuk e kanë pyetur shumë për non gratën, mbi 450 mijë e votuan.
Edhe unë mendoj se problemi nuk është non grata. Problemi i doktorit është me shqiptarët dhe me SPAK", tha gazetari në 'Repolitix'.
Kemi nje çifti mashtrues Bleona Qerreti dhe Belinda Kellici qe perfitojne nga semundja psiqike e nje plakushi duke i vjedhur ato qe ky kriminel ka vjedhur , fabula paraja eshte kurrve PO del e vertete Bellindi i thote Berrishes qe Bleona njeh Mélanie gruan e Trapit dhe mashtrime vazhdon vazhdon . Trapi eshte Trap dhe nga Trapi nuk prêt asgje vec Tapisma. Berrisha dhe familja e tije kriminale do vdesin me damken Non Gata ..........
"Problemi i doktorit është me shqiptarët dhe me SPAK"-tha gazetari. E drejtë kjo që thotë, por pa damkosjen "non grata" të monstrës, zor se shqiptarët dhe drejtësia do qullosnin gjë. Kjo të paktën deri në 11 maj, sepse, siç po shohim, edhe pse në 19 maj bëhen 4 vjet nga vendimi i DASH-it për përcaktimin "non grata" të tij familiarisht, shqiptarët ende nuk kanë kuptuar se cili është Sa-lehu dhe për më tepër Drejtësia, SPAK-u kryesisht, që lëviz me hapin e breshkës, përbindëshi, për sa kohë nuk i është 'prerë koka', ende kafshon.