Kryeministri i vendit Edi Rama, vijon të bashkëbisedojë me komentuesit virtualë, të cilët shfaqin problematikat dhe ankesat e tyre për qeverinë, në faqen zyrtare të kryeministrit.
Duke iu përgjigjur komentuesve, njërit prej tyre që e quajti Shqipërinë 'Somali', Rama tha se turizmi është një industri që i solli miliarda dollarë Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe hapi mijëra vende pune.
Sipas raportit të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, Në Shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26 % e PBB. Punësimi që gjeneron është 21.8 % e totalit.
Raporti i Institucionit ndërkombëtar të pavarur që i referohen të gjitha shtetet, vlerëson se në Shqipëri rritja vlerësohet 7.7 % kundrejt vitit të mëparshëm dhe dyfish kundrejt vitit 2019.
“Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri, në vitin 2024, vlerësohen 4.8 miliardë dollarë, ose 4.5 miliardë euro. 4.5 miliardë euro të ardhura nga ata që vijnë këtu dhe këto 4.5 miliardë euro ata i lënë këtu.
Rritja 54.7 %, pra një rritje e jashtëzakonshme krahasuar me nivelin para pandemisë. Ndërsa shpenzimet e turistëve vendas, pra të shqiptarëve që bëjnë pushime në Shqipëri, këtu ku vdiset për bukë dhe të gjithë vriten rrugëve, 980 milionë dollar, ose 950 milionë euro i harxhojnë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri.
Ata që sipas disave këtu nuk kanë bukë të hanë. Shpenzimet nga turistët e huaj që lëvizin gjatë gjithë vitit brenda Shqipërisë, janë 18 %. Të punësuarit në sektorin e turizmit, 278 mijë. Se kuptoj pse ju duket ndryshe atyre që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër, veçse ta pikturojnë Shqipërinë si Somalia.
Atyre që janë në Greqi, u them hajdeni këtu, çfarë bëni në Greqi, sepse është më mirë këtu në fund të ditës. Ndoshta ju duket më shumë, por po taksat, transporti… këtu jeni në shtëpinë tuaj”, tha Rama
Ftojme Berishen dhe kopilet e tij t'i mallkojne keto 4.4 miliard euro qe mbeten ne Shqiperi nga turizmi
...ik o Plaku Mero, se na lemerite qe ne mengjez, Somalise ti marresh te keqen, te pakten e ke ne Lajme nderkombetare...Lol...ty te njeh vetem Erdogani, Vucic e Mico per ate punen e deti...lol...aha, ene dhendri i Trump per Sazanin...se per pak harrova, Macron e di qe flije nen urre se skishte dhoma per dy studente ne dhome...dhe djali i Sorosit, pret nje pikture me ngjyrat e dylberit...lol
Ata që e pikturojnë Shqipërinë si Somalia kopjojnë ty që bën krahasime me Korenë e veriut. Je shembulli i tyre udhëheqës sa u përket krahasimeve.
Nuk di gje sa para kane lene turistet por di se gjithe komshijt e mi, gjithe shoket e mi, gjithe te afermit e mi, jetojne me keq, ushqehen me keq, kane me pak shprese se perpara dhe nqs ky i gjati e merr serish pushtetin atehere jemi te bindur se gjendja jone do perkeqesohet, se ata qe kane mbetur do mundohen te ikin sepse ketu do te jete e veshtire mbijetesa sidomos per ata qe nuk jane te preferuarit e regjimit.
Mirë e ke ti po kush mund të drejtojë vendin nqs tërhiqet Rama? Nul Noka me non-gratën?
Kush ti tregon keto perralla o udheheqes, ke mnledh rreth vetes ca debile e u beson si te jene shen Thomai. Jemi te shifrat,sa miliard euro dalin nga Shqiperia, sa humbin Shqiptaret dhe ekonomia nga kursi i valutes,familjet Shqiptare mbahen nga emigracioni se te jete per ty kthehet me tallon si ne ate kohe,Qe nga viti 2013 qe ke marre timonin te pakten jane qindra artikuj neper gazeta qe akuzojne njerez prane udheheqesit qe jane kthyer nga fshatare te rendomte ne investitore strategjike, na eshte bere udheheqesi si magjistar i kthen njerezit milionere brenda nates.
Mirë e ka Rama. Shqiptarët të ikin nga Greqia, pra nga një vend europian social dhe të vijnë në Albanistan , në xhunglën e dardhaxhinjve të Bablokut, ku ska punë, ka korrupsion galopant dhe ska meritokraci, ku ka inceneratorë fantazmë, projekte hajdutësh 5D, ku të rinjtë janë shpopulluar dhe pleqtë pa minimum jetik, me pensione 100 euro mbahen me remitanca. E ku ka më mirë!!!! Tallje bythe në kohë fushate. E forta qe kur Rama para ca ditësh tha : "pse budallenj ishin gjermanët që lanë Merkel in 4 mandate"? Dmth e krahasonte me veten që medemek ky ëshyë si Merkel dhe e meriton. Ndërkohë që Gjermania është vend Europian me standarde shumë të larta jetese, ska korrupsion galopant, ka meritokraci dhe ska shpopullim. Kurse Rama për ca vota më shumë jep bonuse pensionistave në kohë zgjedhore, ul çmimin e energjisë për zgjedhje, administrata duhet të sigurojë vota për qeverinë si administratë politike, jo vetëm në Shqipëri por edhe më diasporë, (me formularët e famshëm që kanë dalë në media) etj etj,
Sipas te dhenave zyrtare te ardhurat nga turizmi duhet te jene ke 300 milion Euro...I bie kto jane ne te zeze....
Gjermaninē è kemi parakaluar. Sa tja kalojmē edhe Zvicrẽs , do kthehemi nẽ shqipēri.