"Nuk heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve", Basha zbulon pse mungoi në mbledhjen e grupit të PD: Do degradonte në konfrontim

31 Mars 2022, 12:34Politika TEMA

"Nuk heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend ku do të marrë pjesë në seancën plenare. Në një prononcim për mediat, Basha deklaroi se nuk do të heqë dorë nga përgjegjësia e tij ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Ai ka shpjeguar gjithashtu dhe arsyen e mungesës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

“Unë do punoj që PD të jetë alternativë për njerëzit. Që të jetë do të thotë të pounojë për njerëzit dhe të kalojë interesat personale. Unë nuk heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Do punoj që një Pd e bashkuar të kthehet në shpresë për njerëzit.

Një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi interesave personale për ti dhënë mundësinë çdo forumi të PD dhe demokratëve të kenφ mundësinë të vendosin lirisht. Prandaj nuk mora pjesë në një mbledhje e cila kishte të gjitha gjasat që do degradonte në një konfrontim. Grupi ka nevojë për bashkim dhe jo përçarje.Unë kam bërë dhe do bëj gjithçka që PD të bashkohet”, deklaroi Basha.

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    ec qerrata se paske marre keshilltare te hajrit me duket....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje