
Kuvendi ka shpallur vakancën pasi Alqi Bllako dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Nënkryetarja Ermonela Felaj, e cila drejton këtë të enjte seancën plenare njoftoi se Bllako e ka dorëzuar mandatin e deputetit me vullnet të plotë dhe në këtë mënyrë, duke iu referuar nenit 71, mandati i tij i deputetit mbaron.
“Ju njoftojmë se zoti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullnet të plotë dorëzon mandatin e deputetit. Në këto kushte, kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron. Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha Felaj.
I radhës në listën e PS për ta zëvendësuar Bllakon është Pandeli Majko. Bllako dha dorëheqjen pasi kërkohet të arrestohet nga SPAK në lidhje me dosjen e inceneratorëve.
Lini një Përgjigje