Blinken pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE

31 Mars 2022, 12:33Politika TEMA

Blinken pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken konfirmoi sërish mbështetjen për zgjetimin r BE-së në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe vendi jonë.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Blinken përshëndeti momentin e ri të dialogut me Bullgarinë dhe shprehu shpresën se një zgjidhje për çështjen midis dy vendeve do të pasojë gjatë presidencës franceze të BE-së, shkruan Alsat Mk.

Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se mbështetja e Uashingtonit buron nga përkushtimi i plotë i Maqedonisë së Veriut ndaj vlerave të NATO-s, siç dëshmohet nga mbështetja e vendit për Ukrainën, e cila është plotësisht në linjë me të gjithë aleatët.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut i ka theksuar sekretarit Blinken se nuk ka kohë për të humbur dhe se çdo vonesë e mëtejshme mund të ketë pasoja të rënda rajonale dhe të hapë dyert për rritjen e ndikimit të palëve të treta në rajon.

Gjatë bisedimeve, Kovaçevski dhe Blinken shprehën kënaqësinë për harmonizimin dhe koordinimin efektiv të NATO-s dhe BE-së në sanksionimin e Rusisë, si dhe në organizimin e mbështetjes efektive për Ukrainën, së cilës iu bashkua edhe Maqedonia e Veriut.

2 Komente

  1. j
    jetnor

    Na antarsoni me SHBA se ne BE dine te bejne vetem beeeree, BE kurr nuk do te behet sh SHBA sepse njeri i bie gozhdes tjetri patkoit, njer i fryn fyellit tjetri i bie mandolines, ka dhe ca te tjere qe hane fara kungulli....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mandravello

      Ky mjeshtri mendon se jemi debila ne, qe mund te talla carin naten dhe diten ? Po te doje te na ndihmoje, le te na heqe vizat, se BE nuk e ka ky ne dore.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje