“O Sali, o hero”, Berisha mbërrin në selinë blu, pritet me ovacione

7 Korrik 2022, 18:54Politika TEMA

“O Sali, o hero”, Berisha mbërrin në selinë blu,

Ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri mbërriti në seli pak minuta para nisjes zyrtare të protestës së thirrur prej tij.

Në oborr ai është pritur me ovacione dhe thirrje të shumta  nga qindra simpatizantë që janë grumbulluar për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

“Shqipëria në rrezik: Mos thuaj ç’më duhet mua”, është slogani i protestës së sotme thirrur kundër qeverisë. Qëllimi i demokratëve sikurse e kanë deklaruar është largimi i Edi Ramës.

Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaj, raporton se është parashikuar që demokratët dhe protestuesit të ndahen në tre grupe dhe më pas të bashkohen para kryeministrisë. Grupi i parë do të jetë tek Sheshi Skënderbej ku do të grumbullohen protestuesit që vijnë nga qytetet veriore të vendit.  Juglindja do të grumbullohet pranë fakultetit Ekonomik, ndërsa protestuesit që vijnë nga jugu do të grumbullohen tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Para kryeministrisë është vendosur edhe një podium, ku pritet të mbajnë fjalën 20 persona, përfshirë Kryemadhin, Këlliçin dhe Vokshin. Ndërkohë fjalën i fundit do ta mbajë ish kryeministri Sali Berisha, i cili edhe do të mbyllë protestën. Berisha pritet të flasë për rreth 30 minuta. g.v/abcnews.al

5 Komente

  1. K
    Kta jane njerez teper Primitive per kte Shekull

    Kta jane te pershtatshem vetem ne vende si Afganistani e Jemeni ,por kurr ne Shqiperi .

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      Dmth e ardhmja e shpellazgëve në duart e monës, vokshit, nulit dhe krriçit vk

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        O Sali, o Idiot

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qazim Mulleti

          O jugokomunistosllavistogrekomeriste...per karrike i thoni sali o hero atij qe u vrau perdhunoi q..ne prapanice juve trimave...mortja eshte flori per ca si puna juaj... te semuret per vdekje perepushtet...me sali qe e keni peng gjithe pushtetin e tij nese ia jepni e hani ju...! Mjerane..dhe i zini gojen veriut ja maloket e kane pushtetin!!! Kur verioret e mire salia me jugore i perdhosu zhduku fyu terrorizioi masakroi e persekurtoi dhe i beri te tjeret police kaptere dhe shiksa dhe gjithe punet e mira parate e shumta dhe karriget e rehatshne i moret ju jugoret. Fatjeqesi e madhe enverizmi i pakuruar ne shpirtin tuaj!!!!

          Përgjigjjuni
          1. Fjona

            Z. Ambasadore Yuri Kim! Neve, shumica e popullit po humbasim shpresat edhe ndaj SH.B.A-ve .. Edhe sa kohe ky tradhetar , i shpallur "Person i pa deshiruar "( PER VENDIMMIN QE JU MORET , NEVE SHUMICA E POPULLIT SHQIPTAR JU JEMI SHUME MIRENJOHES,,,,,,) Edhe sa kohe do ta lini Saliun , perseri si "Triunfator" te beje thirrje per Peticjone, per Protesta !!! Por per largimin tuaj Z. Ambasadore Saliu mendon se po ti vije nje tjeter ambasador do ta quaj < Burre Shteti> si e quajten dikur!!!!!!! Prandaj ai dhe bandat e tij duan largimmin tuaj!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje