Oferta e Shehajt për doktorin, kandidati për kryebashkiak i Tiranës e afron me Berishën?

15 Qershor 2025, 13:29Politika TEMA
Oferta e Shehajt për doktorin, kandidati për kryebashkiak i

Opozita ka nisur filtrimet e para për kandidatin për kryebashkiak të Tiranës.

Gurin e parë e ka hedhur ish-demokrati Agron Shehaj, më i fituari mes humbësve i zgjedhjeve të 11 majit.

Në një video në rrjetet sociale, duke i folur vetvetes, me vetëkënaqësi thotë se nuk po propozon një ftesë, por një mundësi.

“Nëse gjithë opozita mbështet një kandidat jo partiak, dhe mundësisht jo politik që nuk përfaqëson vetëm partitë opozitare, kryetarët opozitarë, por votën opozitare, atëherë opozitë do të kishte shumë mundësi për të fituar Bashkinë e Tiranës. “

Por Sali Berisha, lideri i opozitës e ka dëgjuar këtë propozim. Vetëm se kërkon një sqarim.

“Nuk e kuptoj çdo të thotë kjo kandidat jo politik. Por jam dakord për kandidat për kryebashkiak të përbashkët të opozitës”

Askush tjetër nga opozita nuk flet. I vetmi qe është mërzitur deri tani del kryeballisti Adriatik Alimadhi. Mundësisë së një bashkëpunimi te ri Berisha-Shehaj, ai i vendos një tjetër emër.

“Filloi bashkëpunimi midis PD-së dhe partisë Mutësia. A kanë qenë bashkë dhe a do jenë bashkë në vazhdimësi? Qe një lojë, por PD kështu ka bërë gjithmonë, si mendoni? PD-ja ka lëshuar tek-tuk ndonjë individ për të krijuar parti dhe pastaj përmes këtyre lojërave gjithmonë PD-ja nuk e ka konsoliduar ideologjinë e saj, por ka avancuar majtas. “

Aleati Alimadhi është i vetmi që ka mbetur i mërzitur nga të dy. Nga Berisha, sepse humbja e mandatit të katërt në Vlorë, i dogji fondet Partise Ballit Kombëtar, kurse Shehaj me financimet për promovimin e Mithat Frashërit i ka marrë edhe idhtarët e Ballit.

Por, doktor Berisha e ka hedhur një gjysmë hapi drejt bashkëpunimit me ish deputetin e tij.

Burime për Abc News thanë se nuk ka asnjë negociatë deri më tani me Agron Shehajn apo parti të tjera, sepse Shehaj konsiderohet ende si rival.

Përpara është rinumërimi në Tiranë, që do të ndajë mandatin e fundit, atë që Shehaj ia mori PD, por demokratët duan t’ia rikthejnë Alimehmetit.

Marrëdhëniet mes dy doktorëve javët e fundit nuk janë të mira, por në korridoret e selisë blu qarkullon emri i Alimehmetit si kandidat për Bashkinë, në këmbim të 18 mijë votave të marra në Tiranë, por që nuk i prodhuan mandat.

Ftesa e Shehajt është thirrje e pastër. Ai kërkon të mbajë mandatin e dytë në Tiranë, dhe në këmbim ofron mbështetje për kandidatin jopolitik të PD në Tiranë, doktorin e ri. Por i zoti i punës, Alimehmeti thotë se nuk tërhiqet nga rinumërimi. Ai do të respektojë shifrat, por të tjerët duhet të respektojnë durimin e tij.

20 Komente

  1. P
    Pede Shehaj

    Keta jane Berrishist........

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pim Ceku

      Po perseritet rasti i Genc Pordhos ,ku eshte tani genci .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nul Moka

        Po u afrua me Berishën, do të përfundojë si partitë e tjera që u zhdukën të gjitha. E Jozit, e Rudinës, e Patozit, e Dashit, e Jenisherit. Ëh, edhe e Bamirit. Oh, edhe e Metës.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sheha=Alimehmeti=Tabaku=Saliu dora vete

          Agron Shehaj eshte bisht i Saliut, kete po tregon.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Ndodhe dhe keshtu

            Ku fshin b.then SB me Agjronin pa bith

            Përgjigjjuni
            1. O
              Opionisti

              Po te behet zgjedhje sote ne bashki fiton edi rama fatos nano Rexhep mejdani albi Kurt opozita edhe ne Kosove edhe ne Shqipëri do hunbasi

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                Goni ,mëso të hecësh vetë njëherë ,pastaj ti do caktosh K/Bashkiakun, K Ministrin Presidentin e të tjerë .Mer një tufë me keca dhe ik në bokërimat e Sevasterit për ti kullotur ,për këtë je ti .Mandatin si të gjithë hajdutët e PD e ke blerë me lekë.Dhe mësohu të flasësh , dhiar.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Call centri

                  O Nul Noka vërtet mendon se Shehaj është ndryshe? Populli thot” kush fle me qenin do të zgjohet me pleshta”, prandaj mos ëndërroni kot Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj janë ushtarë të trajnuar nga PD, ata janë pëdëista, jo po të rinj jo po të vjetër. Agron Shehaj nuk priti shumë ja po kërkon bashkëpunim me PD këtë dp të bëj dhe Adriatiku. Këta nuk janë gjë tjetër vetëm vegla, alete ju themii nga Vlora, pyeteni Goncen, e jua spjegon ai.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lumi Votash

                    Kot lodgeni. Perballe do jete, Erion Brace. Diferenca do te jete mbi 80000 vota. Provojeni!

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mara emigrante ne Itali

                      Sipas kushtetutes nuk ka zgjedhje per Tiranen deri sa te behet gjyqi i Erionit , dhe ne qoftese del I pa fajshem çfar do te ndodhe ? Ata qe kerkojne me çdo kusht zgjedhje nje mu ..do te marin .Prisni dhe shikoni

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luli i vocer me gjysme opinge

                        Agron Shehaj mezi fitoi per vehte pale na bene edhe nderhrjen tej Berisha per Kr/Bashkie ne Tirane per Alimehmtin sepse ka hallin e vete se me fillu rinumerimi i kutive per Tiranen ky doktori fallco ja mere nje mandate ketij Shehaj dhe ishalla fitofte Alimehmeti te pekten dhe ne parlamente eshte si kukull

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Noci

                          Këtyre te partive te reja ju afruan njerëzit e opozitës qe i dhane vota,kurse tani do t'i largohen perseri po u bashkuan me Berishen.Ne Tirane askush nuk i mund dot socialiste sidomos sa te jete Berisha ne PD.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sheme

                            Po pulishti Shehaj nuk mban ere politikan , Pa kulture , I pa lexuar ,pa asnje stature ! Ai thjeshte shton CA kohe per terr verr ! Nuk rendon , shkurt debil ,

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              KarKaleci

                              Kur bashkohet muti me kaken ptap dhjerje ngelet....

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Trapajani

                                Per ara karabushet qe votuan shehain si njeri i ri,si politikan i ri,si parti e re,,,hahaha,,,hani mut tashti,,po ku rri ky fshatari pa' i mar ere brekeve te saliut era shurre,,,kerkon te strehohet prape tek koqet e saliut,,,po ky eshte kelysh i rrahur qe ne vogeli

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lyli

                                  E nxorri kokën këlyshi i Saliut.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Beni

                                    Shehaj,do te them 1 gje: Shpresoj te vej tek ty ky koment...une kam qene student ne ate kohe...ishim te tere simpatizant te Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Imamit,etj...kur doli Sala, me ate foljen e tij injorante, bente veshtiresi te lidhte fjalite, VUAM DUART NE KOKE....BO BO...KY NGA DOLI!...nejse....e therrisnin Doktori...dhe e lavderonin si doktor. NESE ISHTE DOKTOR I ZOTI, PERSE BERISHA NUK E HODHI KANDITATUREN NE TIRANE, POR E COI NE KAVAJE?? E VERTETA ESHTE SE AI AS DOKTOR I ZOTI ESHTE, DHE NE TIRANE DO E HUMBTE MANDATIN...E NJOHIN TIRANASIT MIRE SALEN, PRANDAJ ZGJODHI KAVAJEN...KAVAJASIT JANE SI JANE... SI VOTOJNE SALEN, KUR PER SALEN RAMIZI ME NEXHMIJEN INTERRNUAT ATE KARDIOLOGEN E MREKULLUESHME PIKERISHT ATJE NE KAVAJE? VETEM E VETEM QE VENDIN E SAJ T'A MERTE SALA... NE TIRANE SALA MERR VETEM VOTAT E TROPOJANEVE...DHE ASGJE TJETER

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kris

                                      Harrojme qe politikani Rama pasi beri kurban per Meten ca kokepalare me 21 janar beri aleance dhe ndau pushtetin me te.Kazani I politikes eshte plot me burra kurva por rilindasit brohorrasin kurva jone eshte me e ndereshme

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Pordhe em rigon

                                        Shehaj = Nje pordhe me rigon Kusar profesionis si i beri paret nje pesemedhjet qillo burre me thuaj ? Te drejtoje ate m*MetropoL* shume keq.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Llapaj

                                          Ky është kokrra derdimenit. Nuk e paska pare në zgjedhjet e 11 majir se sa i vlejti lëkura.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje