Çollaku: Vendimi i datës 3 qartësoi legjitimitetin e strukturës drejtuese të PD, në zgjedhjet lokale të dalim me një kandidat të përbashkët

6 Mars 2023, 14:11Politika TEMA

Çollaku: Vendimi i datës 3 qartësoi legjitimitetin e

Në mbledhjen e grupit parlamentar të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, deputeti Kreshnik Çollaku u shpreh se vendimi Gjykatës së Apelit më 3 mars qartësoi legjitimitetin e strukturave të Partisë Demokratike.

Ai theksoi se është detyra e tyre tashmë t’i ofrojnë bashkëpunim çdo demokrati, duke lënë jashtë interesat personale dhe fokusi të vihet tek fuqizimi i partisë, në prag të përballje elektorale të 14 majit.

Ai shtoi se vijon të mbështesë idenë, që në zgjedhjet e 14 majit, PD-ja duhet të ketë një kandidat të përbashkët.

"Vendimi i datës 3 qartësoi legjitimitetin e strukturës drejtuese te PD. Asgjë me shume se kaq. Ne nga date 3 kemi derren te sillemi si PD dhe jo me si grupe brenda PD. PD është e te gjithë demokrateve dhe e jona këtu dhe atyre atje. Sot eshte detyra jone ti ofrojmë bashkëpunim e bashkim me çdo demokrat.

Ky vit ka qene shume vit i ngarkuar. Kemi mbajtur shume balte,akuza te pavërteta, agresivitet dhe nuk jemi përgjigjur. Mendoj qe kemi bere mire ,por nga sot për hir te bashkimit te PD duhet ti tejkalojmë këto ngarkesa negative

Sfide mbetet zgjedhjet e 14 majit. Kam kërkuar ne çdo kohe te bëjmë cdo sakrifice për te dale me kandidat te unifikuar nen siglën e PD.

E kam kërkuar edhe vete dhe e mbështes propozimimin te ftohen te gjithë kandidatet te dale nga procesi i primareve nga pala tjeter ne siglen e PD. Ne kemi cdo mundësi qe te hapim një dialog e proces konsensusi ne çdo bashki për tu përfaqësuar me emra cilësor fitues dhe te unifikuar. Nëse vërtetë duam te bëjmë një PD fituese duhet bashkim dhe tejkalim i çdo ngarkese emocionale apo interesi personal", ka thënë Çollaku.

3 Komente

  1. E
    Eni

    Te shikojme si do dilni...nese dilni te 4, a do e dorezoni PD apo prape do e mbani me vule?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Sa vota ke ti Collak? -1? Po ty ste voton as gruaja jote more krimb

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        Legjendari famekeq i Vicidolit, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vuk Berisha do te dale ne zgjedhej ne koalicion me logon e Partise Republikane te Donald Trampit (Trump). Dite me te mira paskeat vine. PD zyrtate duhet te dale e vetme, pasi do te mbeshtetet nga ne socialistet dhe socialdemokratet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje