“Opozita humbi zgjedhjet, por vetë Berisha mori një fitore”- Bamir Topi: E dinte shumë mirë që fitore me Ramën përballë nuk mund të realizojë

24 Qershor 2025, 22:54Politika TEMA
“Opozita humbi zgjedhjet, por vetë Berisha mori një

Ish-Presidenti Bamir Topi vlerëson se aktorët kryesorë të politikës shqiptare, përfshirë Edi Ramën dhe Sali Berishën, janë të vetëdijshëm për sistemin dhe rregullat që përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Në një intervistë, Topi theksoi se Berisha e ka pranuar realitetin e pamundësisë së një fitoreje ndaj Ramës në sistemin aktual.

“Nuk ka gjë më të keqe për një njeri që përfaqëson 500 mijë votues, siç ndodhi me Sali Berishën në zgjedhjet e fundit,” tha ai, duke nënvizuar se kjo është një shifër e jashtëzakonshme në kushtet e popullsisë së Shqipërisë.

Sipas tij, opozita mori një humbje në total, por vetë Berisha arriti një fitore personale.

Bamir Topi: Mendoj që ata që merren me politikë nuk kanë asnjë ndryshim në perceptimin e situatës. Nuk është se unë bëj përjashtim nga ata që janë në lojë. Ata e dinë shumë mirë, kanë ndërtuar një sistem dhe ca rregulla loje që të çojnë në këtë lloj rezultati. Kur them ata e dinë, e di Edi Rama dhe Sali Berisha. Nuk ka gjë më të keqe për një njeri që përfaqëson 500 mijë njerëz. Së paku në votimet e fundit u dëshmua që Berisha me koalicionin përfaqëson 500 mijë votues. Është një shifër e jashtëzakonshme në kushtet e popullsisë së Shqipërisë. Nuk ka gjë më të keqe kur ti i fut këta njerëz në një lloj sugjestioni, që ejani ne betejë se ne do të fitojmë. Ka pasur deklarata të qarta që lidheshin me sigurinë e votës, me programin që do ti çojë drejt fitores, me mbështëtjen ndërkombëtare. Pra nga e gjithë kjo retorikë politike opozita mori një humbje, por vetë Sali Berisha mori një fitore. Berisha e dinte shumë  mirë që fitore me Ramën përballë nuk mund të realizojë. Kështu siç është ndërtuar sistemi nuk mund të realizohet. Por ajo ka marrë përsipër dy gjera, ka ndërtuar sistemin bashkë me Ramën dhe është rikthyer në krye të opozitës për ti dhënë shpresë për rotacion politik.

6 Komente

  1. W
    Www

    Ky veterineri, president prej SB, bën mirë të tregojë ato që di, ndryshe le të vijojë me ndërzimin e laramaneve.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MALLAKASTRIOTI

      ik or bamk se dhe ti byth qir burr dole, Apo i harrove bëmat e tua me atë bythar leskaj Ku pinit dhe bëheshit spat, Dhe pastaj orgji me kurvat. President republike ti legen Bëje Harem në Vlorë. Në se më kundërshton po e lexove komentin. Atëherë do ti faktoj akoma më shumë O burr kurvë. Prandaj qepe atë hale goj.

      Përgjigjjuni
      1. h
        horri bulevardit

        Bamke je shume i lodhur.Politika qe ke bere te ka rreshtuar ne nje pozicion me Lul Bashen,njerez pa personalitet.

        Përgjigjjuni
        1. 0
          007

          Bamke dole qe dole s'te rrihet pasi si bualla ne politike bashke me vellane budalla Rramush Haradinajn kur dilni cuditen dhe te vdekurit per sa trapa jeni. Bamke floket e paske ngjyer mire falenderoje parukieren dhe pastaj futi pacen e radhes te expozita . Por hasuden pjaten e perferuar porosite me tel.

          Përgjigjjuni
          1. 0
            007

            Bamke dole qe dole s'te rrihet pasi si bualla ne politike bashke me vellane budalla Rramush Haradinajn kur dilni cuditen dhe te vdekurit per sa trapa jeni. Bamke floket e paske ngjyer mire falenderoje parukieren dhe pastaj futi pacen e radhes te expozita . Por hasuden pjaten e perferuar porosite me tel.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Tani ky, ose nuk ia ka haberin mbi shifrat e KQZ për zgjedhjet, ose ia do puna të amplifikojë atë që do Sa-lehu, se medemek, ai është "udhëheqësi i opozitës" dhe si i tillë në 11 maj shqiptarët i dhanë atij mbi 500.000 vota!!! Por ti o Bamkë turpi është fjalë e madhe, por meqë qesharak je bërë boll, na i kishe kursyer këtë broçkull. Sa-lehu yt, si, qysh e tek ndodhi, hëpërhë është vetëm kryetar i PD, si 'pronë' e tij. Kjo parti mori aq vota, (askush nuk i di sa janë të sajat), se aq sa mori, i mori në emër të koalicionit "PD-Shqipëria Madhështore", brenda të cilit ishin nja 20 parti, por ato që siguronin vota ishin partitë e Metës, Mediut, Idrizit, Dukës dhe në fund qershia mbi tortë, partia e Dules. (Vini re aleancën madhështore të çamëve me minoritarët grekë?!). Gjithsesi, në ato 500.000 vota janë edhe të atyre. Më tej, po ato mbi 150.000 vota që siguruan partitë e tjera alternative si 'Mundësia', 'Nisma', 'Bashkë' 'Djathtas për zhvillim', etj, të pa përfshira te aleanca (çorba) PD-ASHM, ku arsyeja e vetme ishte se nuk donin Berishën në krye, a nuk ishin vota opozitare?! Atëhere nga na doli kryeopozitar "non-grata", jo vetëm i ShBA, por më shumë i vetë shqiptarëve, apo meqë këtë e thotë 'monstra', e përligj dhe i paburri Topi, që lëpiu përcaktimin e tij "horr", edhe pse ishte President në detyrë?! Ndaj dhe më sipër shkrova që ky qullac, i cili ka 'folur me heshtje', nuk e njeh fjalën 'turp'.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje