Ilir Alimehmeti në një linjë me Braçen: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

24 Qershor 2025, 22:21Politika TEMA
Ilir Alimehmeti në një linjë me Braçen: KAS të

Kandidati demokrat, Ilir Alimehmeti ka komentuar acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili denoncoi se po i hiqen vota qëllimisht, edhe përse vullneti i votuesve sipas tij është shprehur qartazi.

Alimehmeti bie dakord me socialistin për këtë rast dhe kërkon nga KAS që të mbajë përgjegjësi për këto vota që njëherë janë numëruar si të vlefshme dhe tashmë në procesin e rinumërimit nuk i konsideron.

“Në radhë të parë ky është një fenomen që e kemi parë shumë në fletët e votimit. Kjo është shprehje e vullnetit të votuesit. Pastaj e ka të vlefshme apo jo KQZ është çështje teknike. Votuesi është shprehur te mbiemri dhe nuk ka asnjë çudi që 1 në 200 veta ka votuar te mbiemri. Pastaj e numëron KQZ apo jo, i takon asaj. Por e numëron njëherë dhe pastaj jo, edhe këtë duhet ta shpjegojë.

KAS ka vendosur që të gjitha këto të mos i numërojnë. Braçe këtu ka të drejtë. Këto nuk janë të shtuara. Ata nuk e quajnë të vlefshme, por kjo është shprehje vullneti. Nuk mund t’i ngatërrosh këto me vota të vjedhura”, tha Alimehmeti. 

2 Komente

  1. w
    ww

    z Alihmehmeti, mos u merzit go hysh ne parlament, sepse dikush nga PD ja do terhiqet vetem per ty. Mos u merzit doktor do behesh deputet, por ishalla do zoti do jesh prap doktor.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ky eshte skuth

      Pretendove qe te ishin vjedhur votat por kishte vjedhur vota......po tani ? . Ne fakte gjithe shpenzimet per punen e kryere me kerkese te kandidatit kur nuk evidentohet vjedhje , duhet ti paguaje vete kandidatit e jo shteti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje