Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

24 Qershor 2025, 22:00Politika TEMA
Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë.

Ky përfitim bazohet në nenin 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, i cili në pjesën për pagesën kalimtare parashikon se pas largimit nga funksioni, një deputet përfiton dy paga mujore të plota dhe më pas 50% të pagës bruto referuese, për aq kohë sa ka ushtruar funksionin, por jo më shumë se tre vite.

Aktualisht, paga mujore bruto e një deputeti është 310 mijë lekë, çka do të thotë se secili nga ish-deputetët do të përfitojë 155 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028.

Sipas përllogaritjeve, përfituesit janë të shpërndarë në këtë mënyrë:

45 deputetë të mazhorancës socialiste

34 deputetë të opozitës

3 deputetë të Partisë Socialdemokrate

Ky trajtim financiar konsiderohet si një mbështetje për ish-funksionarët publikë në periudhën pas largimit nga detyra, megjithatë ka ngjallur debat në opinionin publik për shkak të kostos së lartë për buxhetin e shtetit.

9 Komente

  1. L
    Luli i vocer me gjysme opinge

    Kane faje pensionistet se ju dhane votat mbetet tu mashtruar dhe tu genjyer pensionistet per shtese te pensionit nje pyetje kame pse po ju jepni deputeteve ne ikje gjysmen e pages per tre vjete me rradhe por cfare beni keshtu more sepse me ato leke qe ju paguani deputetet qe u lodhen shume ose u keputen shume jepjani pensionisteve qe te marin ilacwt apo dhe ushqimet.TURPE.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me prokurë të posaçme

      Me sa di, sipas ligjit përkatës, kjo pagë kalimtare jepet kur deputeti, apo çdo funksionar tjetër i lartë nuk është i punësuar. Gjithsesi, edhe pa këtë, shumica e tyre kanë biznese. Në këto raste pagesa kalimtare deri në tre vjet, (jo më kot e ka kufizimin 'deri'), ndërpritet ose nuk jepet fare.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Luli vocerr,bravo. Ato leke qe do marin kot fare deputetet qe largohen,t'u jepen pensionisteve. Ata nuk kane bere ndonje pune te lodhsheme,kane punuar ne are,kane mbjell e korrur,por bytha e tyre ka ndenjur ne kolltuk.

        Përgjigjjuni
      2. 1
        1

        Nuk ju vjen keq o te pashpirt?.Me kaq pak leke do i paguani keta qe jane shkrire per popullin?Une kam nje ide:Te vendosim neper sheshe kutite e ndihmes per deputetin dhe populli te kontribuoje per mireqenien e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          Një kosto e tillë është turp I madh për vendin tonë që mezi po ringrihet dhe ku shumica jetojnë për të paguar korrentit dhe ujin... Qenka këputur në bythë Noci kur ishte deputet dhe populli duhet ta mbajë me rrogë edhe kur nuk e voton më.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sahale

            Mir paga, po pension sa marrin? Me një javë të ken qen deputet marrin sa 5 fishi i një pensioni të zakonshëm. U do q…. pragu

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigrant

              Turp skan pse marrin pensione kaq te larta pa kontribute keta ish deputet 155000 leke pa punuar Un me 20 vjet kontribut ky shtete jep 10 mij lek te reja ne muaj Kurse keta pa punuar 15 here me shum se un Prandaj cirren dhe bejn sikur zihen keta shushunja Dhe thon posht enver hoxha sepse enveri punoi per popullin Dhe keta punuan per xhepat e tyre Mos i hengershit jarabi

              Përgjigjjuni
              1. M
                Messerschmitt

                82 Kokrra gjakdhjeri alabaku gerku servi arrixhinji do te vazhdojn ti pin gjakun akoma popullit Shqiptar......bukur fare

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shtet Kot

                  82 hajduda largohen O Shtet pa Kokrra jeni Kot shifi Hajdudat si kan Biznese Prona Banesa hahahaha Politikana kta o Hajduda

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje