Gjyqtarja Suela Xhani do të shqyrtojë padinë që mund të ndikojë në procesin zgjedhor të 23 majit për kreun e Partisë Demokratike.
Ajo është përzgjedhur me short për të marrë në shqyrtim kërkesën e Mereme Sela, e cila kundërshton përjashtimin e saj nga gara për drejtimin e partisë.
Sela ka paditur Partinë Demokratike me argumentin se u përjashtua nga gara me një vendim të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale. Sela tha se përjashtimi është bërë “në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj statutore dhe parimit të barazisë në konkurrim.”
Në padi po ashtu thuhet se organet e partisë kanë lejuar kandidimin e Sali Berishës, në kundërshtim flagrant me ndalimin e parashikuar në statut, pasi neni “Basha” (neni 46) sanksionon se kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.
Mereme Sela i është drejtuar gjykatës me 5 kërkesa:
1. Shpallja e pavlefshme absolute e vendimit për skualifikimin e paditëses nga gara për Kryetar të PDSH-së;
2. Detyrimi i palës së paditur për rikthimin e paditëses në garë;
3. Shpallja e pavlefshme absolute e kandidimit të Sali Berisha;
4. Konstatimi i shkeljes së rëndë të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;
5. Vendosja e masës së sigurimit të padisë: pezullimi i menjëhershëm i procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundim të gjykimit.
Kerkese padia e Mereme Seles eshte legjitime dhe shume e sakte. Te shohim a do te mund te MOS KORRUPTOHET zonja gjyqtare nga mikrobi berisha!?
Eshte infektuar pa filluar gjyqi ….fatkeqesisht
Nuk eshte cudi qe Merremja ta rrezoj Saliun nga kryetarlleku! Por Saliu do ta apeloje me rradhe deri ne GjK. Do shtyje gjykimet me ndihmen e gjykatesve plehra te tij. Vendimi perfundimtar nga GjK do jepet nje dite para se Saliu te vdese!
Kjo eshte si puna e KOMISARIT ,tek filmi me NDREKEN dhe RIKARDIN .Po kandidati për kryetar ????GJYGJTARJA e SHORTIZUAR ,....Kandidati ???Po ajo ishte LOJAAAAAA HA HA HA
Ja sa të fillojnë t’ja numurojnë , sa shtepi ka , sa biznese , sa lidhje ka me narko shtetin , sa emra e mbiemra përdor , t’i bëjnë inventarin e garderobës , si zakonisht ne të tilla raste .
Familja nongrata eshte e pa cipe, e pa turp, e pagdhendeshme!
Zonja Mereme te pershendes per inisiativen tende,por do te ishte me mire qe mos ta kishe pranuar kerkesen per te kandituar dhe ankesen apo padine,quaeni si te doni,ta kishit bere kohe me pare ne gjykate.
Ushkar, më mirë vonë se kurrë thotë populli!