Pakënaqësitë brenda PS, Blendi Gonxhja iu përgjigjet aludimeve për "devijimin" e votave: Nuk ka asnjë provë për presion nga unë

25 Qershor 2025, 17:31Politika TEMA
Pakënaqësitë brenda PS, Blendi Gonxhja iu përgjigjet

Gara brenda llojit më 11 maj, sidomos në Tiranë, ka krijuar jo pak pakënaqësi dhe hatërmbetje mes kolegësh. 

Kjo “luftë” politike brenda PS ka qenë më e ashpër mes kandidatëve ministra dhe kolegëve të tjerë në listën e Edi Ramës. 

Një ndër më të përfolurit brenda mazhorancës është Blendi Gonxhja, i cili arriti të renditej i pari, me një rekord votash preferenciale. 

Deputeti i zgjedhur, në një intervistë për A2, iu përgjigj aludimeve brenda partisë së tij për përdorimin e pushtetit të ministrit, përmes presionit ndaj administratës së gjerë që dikasteri i tij ka në administrim.

“Nuk mund të vërtetojë dot askush, kurrë, një provë të vetme që unë, apo kandidatë të tjerë ministra, të kemi ndikuar apo ushtruar trysni për të ndikuar votën e administratës apo të atyre që punojnë për ne”, tha Gonxhja.

Për ata që nuk binden me deklarata, ai tregoi derën e drejtësisë. “Kush ka pretendime të tilla është i ftuar t’i çojë në organet kompetente për t’i vërtetuar ato”, shtoi ai.

I vetëdijshëm që emri i tij përflitet si kandidat potencial për t’i zënë vendin Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, Blendi Gonxhja tregohet i kujdesshëm për të qenë në një linjë me shefin e tij politik, që për momentin nuk ka shpallur zgjedhje në kryeqytet.

“Kur përballesh me një pritshmëri pozitive, apo kur opinioni publik mund të mendojë pozitivisht për një kandidaturë, kushdo qoftë ai, natyrisht do të ishte një moment pozitiv. 

Nuk kam asnjë lloj ambicie timen në këtë drejtim dhe nuk ka asgjë konkrete që të lidhet me personin tim. 

Unë mendoj që nuk jemi fare në këtë moment për zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, ato kanë datën e tyre”, tha ai.

Përveç dilemës së Bashkisë së Tiranës, Gonxhja, së bashku me kolegët socialistë, do të duhet të kalojnë një verë në ankth, derisa Kryeministri të vendosë për formacionet e reja qeverisëse dhe politike.

“Vera do të jetë e nxehtë, pasi stina është e nxehtë, por nuk ka asnjë rëndësi se sa keq do t’i bëjë vapa kujtdo, pra personit individualisht, pasi këtu rëndësi ka objektivi kryesor, ai që kishim në kokë: integrimi i Shqipërisë. Pjesa individuale është shumë relative dhe nuk besoj se do të më shqetësonte”, tha Gonxhja.

Socialistët kanë nisur që tani përgatitjet në të paktën tre bashki: atë të Matit, Beratit dhe Tepelenës, ku në vjeshtë do të duhet të nisin fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme vendore. 

12 Komente

  1. G
    Gonxhe barkderri

    Ketij i plas diabeti si pompe qenka fryre. Vdekt mashtruesi ka vjedh sa ne DPSHTRR e tani ne ministrine e ekonomise. Nuk ia merr mendja sa mashtrues dhe ordiner. Do jete krimi me i madh nese behet kryetar bashkiak ky barderri. Do ishte me sakte Brace si kreu i Tiranes. Shkoni votoni kundra ketij mos ia lini ta vjedhi, qerojeni se eshte super dhelper se Veliaj.

    Përgjigjjuni
    1. F
      F…

      Ky eshte zoteri burr , njeri qytetar dhe pun mbaruar Turp e faqja zez ti surrat gorrill qe ben kto komente

      Përgjigjjuni
    2. P
      Populli

      Kush gjuhet me gure : pema me kokrra

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vini

        Pse I eshte bere surrati si derr ketij jevgjitit.Apo nuk di ku te çoje parate tani.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liqeni

          Po per happen e diges se liqenit a shkruhet ndonje gje?! Apo te shkuara, te harruara!

          Përgjigjjuni
          1. f
            fjala

            E ka thene Saliu qe edhe zgjedhjet e pjeseshme elktorale vendore do ti fitoje Rama. E ka bindje tani saliu, prandaj do kerkoj qeveri teknike se e kerkoi Lulezimi qe i vu Rama ministra dhe nuk u foli asnjehere me goje deri sa iken. Me kriminelin Sali Sheqeren ( karaxhiç apo berisha) pd do shkoj drejte pluhurit. mbajen mend .

            Përgjigjjuni
            1. k
              kacidhja

              Gonxhja eshte figura me negative ne qeveri dhe PS.Ky eshte opinioni ne popull,si ka mundesi qe doli kandidati me i votuar.Kush ka punuar me ate tregojne per karakterin pervers dhe percmus qe shfaqte per punonjsi e vet dhe per popullin.

              Përgjigjjuni
              1. I
                ILIR

                Ky Gonxhja do te mbahet mend si grabitesi i halese se vetme qe kish mbetur ne Tirane.Sot karburant dhe zyra tek rruga Kavajes,perballe Ministrise se Punes. Car nuk degjon nga makuterite e qeveritareve tane,qe vjedhin leke, tendera,toka apo apartamente,por qe te vjedhin halene ......Kjo eshte per rekord Gines.( Kjo ndodhi kur ky ishte N/Kryetar Bashkie,per ju qe nuk e dini. )

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Ela

                  Pyet Pamelen e Pd se ajo e di me mire kte punen e hales tek rr kavajes

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Keshilltari

                  Ganxhja beri kolaudimin e makinave nga nje here ne vit ne nje here ne dy vite.Hoqi koncensionin e kolaudimit te makinave dhe tani e ben shteti dhe ka lehtesuar sherbimin ndaj zoterueseve te mjeteve

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jevgu

                    Cfare lloj kafshe eshte kjo gjeja ne foto? Thone qe gjithe te keqiat e shpirtit shfaqen ne fytyre! Hiqeni kete gje se na trembet! Ah, po, u kujtova- eshte nje perzierje e nje qeni bulldog (ndjese qenit) me hipopotamin (ndjese edhe hipos). Ky u arratis ne Greqi se ishte per burg nga vjedhjet qe kish bere ne bashki bashke me Shkrelin.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Prometheu

                      Nuk ka kleptokrat ne rruzullin tokesor qe mund ta konkuroje kete. Eshte modeli dhe kampioni i korrupsionit. Ky meriton rekordin Guiness. Edhe sot vazhdon te vjele taksen e permuajshme te korrupsionit nga DPSHTRR. Qe ne fytyre lexohet ky monster.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje