Drejtuesi i koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin, teksa tha se Edi Rama po i ndan njerëzit, ku sipas tij, disa jetojnë në luks dhe disa në varfëri ekstreme.
Komentet Shehi i bëri gjatë një takimi që zhvilluan bashkë me z. Alibeaj në Durrës, ku të pranishëm ishin edhe anëtarë të tjerë të shtabit drejtues të koalicionit dhe kandidatët e qarkut Durrës.
Shehi tha gjithashtu se nëse njerëzit duan ndryshimin, duhet të votojnë ndryshe nga si kanë votuar gjatë këtyre 30 viteve. Ai tha se koalicioni Djathtas për Zhvillim me numrin 9 në fletën e votimit, ka kandidatë të papërlyer dhe të ndershëm.
“Kemi ardhur për t’ju përcjellë mesazhin tonë. Ne jemi për ndryshim. Ndryshimi i vërtetë është që të votojmë numrin 9, të votojmë njerëz që mendojnë ndryshe nëse duam ndryshim. Pastaj pjesa tjetër ne e gjykojmë që do jetë ai rotacioni klasik. Ne jemi kundër kësaj qeverie. 12 vite janë shumë, edhe për qeverinë më të mirë në botë.
Prandaj qytetarët e Durrësit i dinë problemet e veta. Nuk po hyjmë këtu jo çështjet urbane… Ky është një qytet i madh, ka qenë historikisht një qytet i pasur. Nuk mund të ndahet kështu që një grusht njerëzish kanë pallatet e luksit, disa të arabëve, disa të italianëve dhe pjesa tjetër janë akoma atje ku janë. Nëse doni të votoni, votoni njerëz të ndryshëm.
Po votuat të njëjtët njerëz që i keni votuar 30 vite, do të vazhdoni akoma edhe 30 vite të tjera po me këtë lloj historie. Ne gjykojmë që ndryshimi vjen nga njerëzit dhe kandidatët që ne kemi vënë janë të rinj, të papërlyer, nuk kanë historitë e 2 palëve të tjera, që hyjnë e dalin nëpër burgje. Ne kemi njerëz të thjeshtë, të shkolluar e punëtor”, tha Shehi.
Haaa sa bole qe eshte ky , jam i djathte por mendoje per te varferit........ 33 vjet députét me votat e qorrave te PD eshte bere monument kulture mbrohet nga shteti
Kur Dashi ishte ne koalicion me Sali Qenin gjithe populli ishte fukara, nuk kishte dallime, ah ah ah ...
O zot, te djathte keta, akoma me lufte klasash
Tap i dehur ke qene more shehi,se ne kapitalizem keshtu eshte,kush meson shume e punon shume do rroje me mire se ata qe s'e lodhin mendjen as per shkolle e as per pune,pastaj do blejne edhe te huaj shtepi tek ne.Po ti ne qofsh i djathte ke qene i dehur se ti nuk je per te varferit. Keshtu nuk fitoni dot se te rinjte nuk pranojne kete lloj politike komuniste.
Na u bo Dashi komunist do barazi ne kapitalizem.
Ku ka qene deri tani ky Dashi pa bri dhe parazit qe kerkon te beje ndryshimin ? Ky u plak ne politike , ka qene ne nivelet me te larta te saj dhe shtetit shqiptar . Ndonse e kishte mundesine ta bente ndryshimin , nuk e mori mundimin po i pelqente me shume te jetonte si parazit , pas bythes se Saliut . Tash qe Sala e hoqi nga lista se mosha ka bere te veten dhe ka filluar te beje cicin ne breke , i ka shku mendja te beje ndryshimin . Per Dashin eshte me mire te shijoje pensionin me ndonje dopjo raki me gjize perpara dhe jo te mundohet te genjeje miletin se do te beje ndryshimin .
Dashi do të na kthejë kohën e Enverit që të jemi të gjith njëlloj,në Amerikë e kudo ka plot njerëz që flenë poshtë urave o Dash rakia ....
Paska pi legeni prap
Dhe ti me Alibun në cilin krah flini-me të vafërit (që su zë gjumi) apo me të pasurit (që nuk u merr gjumi?
BRAVO DASH PALLA I DJATHTE APO DJATHE.....MO KAR BURRE SI PACE PILAF E DOPIE RAKI KUMLLE...
Kapitalizmi ky eshte i dashur Dashi
Ka njeri ne Durres qe tregon ça ka ba ky per Durrsakt? Dhe pse e votoni?????
Po te ishte rraca e jote ne pushtet as themelet e ndertimeve nuk ishin hapur jo per gje por nuk jeni te zot jeni te pa afte per te drejtuar vendin.Nga 92-97 e dogjet shtetin ne 2013 e cuat ne gremine financiare.Ky popull eshte me fat qe ju nuk ishit ne pushtet ne kohen e termetit.
Një murator e di si jeton, një bojaxhi a elektriçist e di si jeton! Po ti ke 20 e kusur vjet pa punë , na thuaj si jeton apo të mban gruaja!
Ik o DASH futi një faqore raki se ke pjerdh dhe nga trutë. Po çfarë dashke barazi ti në këtë sistem të pjerdhur dhe shkërdhatë? Për barazi kishim Enverin që atë që bëri ai nuk ka burrë nëne ta bëjë. Si thua o DASH është normale që Dum Dumani të marrë 8000€ në muaj, rrogë sa 100 pensionistë? Rri o DASH mos na hap barkun me trapllëqet e tua.
Djathe e hudhra per zhvillim,o Dash Shehi... Po si nuk te vjen turp!!! Kaq vite mbas bythes se Saliut e tani na behesh "vizionar"... Mos degjoni fjalet e palacove,o popull,po shikoni veprat! Votoni ata qe punojne per Shqiperine!... Votoni Partine Socialiste! Votoni Edi Ramen!...
Po ky kërkon barazi në kapitalizëm? Hajde mendësi komuniste hajde. Ky qenka rrotë kari krejt. Dhe të mendosh që ka 35 vjet në politikë, kuku moj nane..
Dash, kur dole në protesta për ndërrimin e sistemit, nuk e dije që ky sistem do të kishte jetë lluksi e jetë mjeranësh!!!Po që do të kishte dhe korupsion!!! Mos mendoje se do të ishte parajsa vetë!!!Nuk besoj që nuk e di se edhe në perëndim ka lypsa dhe klosharë që flenë rrugëve të qyteteve moderne ku lluksi shëndrit dhe që në dimër kur bën ftohtë i mbledh policija që mos vdesin!!! Ky është sistemi i të pasurve dhe i mjeranëve...