Para nga oligark rus, Balla nga Fieri: Mobika Kryemadhi kërcënon mediat!

5 Prill 2023, 20:29Politika TEMA

Para nga oligark rus, Balla nga Fieri: Mobika Kryemadhi kërcënon

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë një takimi ditën e sotme me qytetarë të Fierit, ka komentuar sërish pagesat që ish-zonja e parë Monika Kryemadhi ka marrë nga kompani ruse.

Ai u shpreh se Partia Socialiste nuk  do të ndalet deri sa ti shkoje në fund dhe të zbulojë të vërtetën e këtyre pagesave.

Balla tha se Kryemadhi në vend që të kërcënojë mediat duhet t’i japë një shpjegim qytetarëve rreth pagesave të rrjedhura nga kompanitë ruse.

Prej sot në çdo lagje të qytetit Fier edhe anëtarët e Këshillit bashkiak të njihen me zgjedhësit e ti kërkojnë besimin. Këto zgjedhje nuk duket të jenë të vështira sa i përket ofertës që kanë para deputetët. Rezultati i 14 majit do të jetë 6 me 0 për Fierin sepse do i japim një përgjigje që i shkon për shtat Metës e Berishës. Socialistët mezi kanë pritur t’i kenë përballë të dy bashkë Berishën e Metën.

Këto ditë opinioni publik është njohur me një fakt që është maja e ajsbergut e një historie financimesh ruse për dyshen Berisha Meta dhe në vend që bashkëshortja e ish-presidentit, deputetja e Fierit të dalë e të sqarojë se nga vijnë këto pagesa dividentësh të të qënurit aksionerë në kompani me përfituesit e pushtetit të Putinit kërcënon se do të padisë mediat.

Gjëja e parë që duhet të bëje një politikan është të dalë para publikut e të sqarojë se si a mundësi që përfituesit e drejtpërdrejtë të Putinit financojnë deputeten e Fierit. Ne nuk do të heshtim, asgjë nuk është e rastësishme nga financimet e Rusisë për Saliun e Metën.”– u shpreh Balla.

3 Komente

  1. R
    Rrumi

    Po ik o Balle se na hape barkun

    Përgjigjjuni
    1. E
      Engjell

      1. Ne 2017 bente biznes bota me ruset pa ju rrujt fare se ruset ishin si gjithe te tjeret. Dhe kur them bota, them USa, BE. Prandaj nuk ka ceshtje ruse fare 2. Monika doli ne tv tha kush ka prova te beje kallzim. Po PS ja nuk ben kallzim se e di qw pastaj akuzohet per kallzim te rreme qe eshte veper penale. Thjeshte do ta perdori si shashke deri per zgjedhje sa te talle trapin me votuesit. 3. Inceneratoret jane mashtrim i madh. Por i vertete. 4. Ceshtja mc gognigal do ta fundose ramen dale ngadale.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komunist me Rolex

        Mero të lutem gjejë ca të "gazetarë" që dinë të shkruajne gjuhen shqipe të paktën se këta që ke ne 10 fjalë 4 i kane gabim Pavarësisht se ktu nuk lexon njeri lajmin vetëm titullin dhe hidhen ne sulm sufllaqet e partisë Ps. Kjo çorba e mones e dime të gjithë është per fushatë se po të duan e kane kollaj si e kane bërë gjithë atë pasuri pa punuar asnje ditë

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje