Paralajmërimi i Ramës: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Nga java e ardhshme do të sekuestrohen

12 Korrik 2025, 14:21Politika TEMA
Paralajmërimi i Ramës: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë tregtarët që shesin prodhime bulmeti, qumësht dhe mish pa faturë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se duke nisur nga java e ardhshme do të sekuestrohen.

Rama thekson se produktet e bylmetit apo mishit pa faturë përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm, deklaroi ai.

“Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade”, theksoi Kryeministri.

Ndërkohë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilluan në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.

????STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë????

✋Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm????

⛑️Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade????????????????

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm????????????

3 Komente

  1. T
    Toni

    Mos harxhoni kot karburantin e taksave tona per keto takime. Po ata te medhenjte do I kontrolloni apo bekoni.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komuniteti

      O legen, hajde tek zona e shkollës së baletit e do shohësh si shitet bulmet ulur në bythe në trotuar, aty ku dhjet qeni e macja, pështyn njeriu e të ha miu. Hajde e shihe o te dhjefsha shtetin se na e mërzitet jetën.

      Përgjigjjuni
      1. c
        cuf dabjoni

        Qysh ore nuk e dinte Edushi qe shitet pa fature ne toke...

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje