Parlamenti nis punën më 29 maj: Nuk ka të drejtë të kalojë ligje, çfarë do shqyrtojë

23 Maj 2025, 18:37Politika TEMA
Parlamenti nis punën më 29 maj: Nuk ka të drejtë të

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme.

Kështu, të enjten më 29 maj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka firmosur urdhrin për zhvillimin e seancës plenare në orën 12:00.

Sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të vijojë deri më 8 korrik.

Në këtë periudhë tranzitore, përpara se të nisë legjislatura e re, në Kuvend pritet të mbahen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri te agjencitë e pavarura. 

Gjatë kësaj periudhe nuk do të shqyrtohen ligje të reja, pasi, sipas Kushtetutës, është e ndaluar miratimi i ligjeve 60 ditë përpara se t’u mbarojë mandati deputetëve.

Pritet që më 9 shtator të mblidhet Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në këtë seancë të parë, do të betohen deputetët e rinj, si edhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Rrofte aleanca Rama - Berisha (PPSH), lol

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudia

      Kot po pyes... po rroga e deputetëve të rinj kur fillon?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje