Sali Berisha përjashton bojkotin: Na vodhën 28 mandate, por… hyjmë në Kuvend

23 Maj 2025, 16:10Politika TEMA

Sali Berisha përjashton bojkotin: Na vodhën 28 mandate, por…

Një ditë pasi Sali Berisha bëri nje denoncim për krim zgjedhor në një fshat të Elbasanit, policia e qarkut nisi procedimin penal ndaj shtetasit Dervish Beqiri, në lokalin e të cilit në fshatin Pekisht, u gjenden 10 flete votimi, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara.

Kaq mjaftoi që Sali Berisha të thirrte konferencën me gazetarët për të përsëritur akuzat e tij ndaj procesit zgjedhor te 11 majit. Por kësaj rradhe, kryefjalë nuk ishte vetëm Elbasani ku humbi me 50 mijë vota diferencë, por edhe Durrësi ku disfata ishte edhe më e thellë, 75 mijë vota.

Duke përzjerë emra kandidatesh me emra militantësh, kreu i PD tani pretendon se ps ka manipuluar 28 mandate, nga 30 plus që ajo ka mbi opozitën.

“Kampion është natyrisht Sara Mile. Kampion është Arkend Balla. Kampion është Ani Dyrmishi. Kampion është Blendi Xhabafti.Këta të katër së bashku bëjnë rreth 80 mijë vota dhe këta janë vetëm pararoja e kontingjentit të krimit të 28 deputetëve që bandat morën urdhër nga Edi Rama për t’i mbështetur.”

Por duket se problemin Berisha e ka diku tjetër. Në Fier, qarkun ku i dërguari i tij Gazmend Bardhi, pësoi disfatën më madhështore, duke humbur edhe mandatet në listën e sigurtë. Dhe shqetësimi i Berishës, e ka një emër, Zegjine Çaushi.

“E merrni vesh ju pse hidhej Zeqineja nga dega në degë? Del se kishin porosi që Zeqineja duhej të futej në parlament. Ishte Sara Mile e Fierit. Pra, unë këtu para jush dua t’u them shqiptarëve se kjo farsë është një fatkeqësi e madhe kombëtare.”

Por disfata e Madhështorëve për Berishën nuk ka asnjë fajtor nga PD. Të gjithë të tjerët, po.

“Tani këto forca, përveç Arlind Qorrit, morën deputetë sa Tom Doshi. Tre deputetë Tom Doshi, tre deputetë. Kjo shërbeu për t’i hequr opozitës të paktën 8 deputetë.”

Në fund si gjithmonë, zgjidhja e vetme nuk është largimi i tij. Berisha nuk pranon asnjëherë përgjegjësinë.

“Vetëm zgjedhje të parakohshme. Pa diskutim. Qeveri teknike.”

Por sinqeriteti i Berishës për mosnjohjen e zgjedhjeve zgjati vetëm 24 orë. Te premten ai pranoi se PD do të hyjë në parlament, bile do të votojë pro ligjeve të maxhorancës.

8 Komente

  1. T
    Tuk

    Jo po deshe ri jashtë se më thellë e ke......hahahaha

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Shtate here is more pushken,shtate here ia hoqen breket,po asnjehere nuk u korit Saluku.Qendron krenar,por I dhjere,ndaj do hyn ne "parlamentin e krimit" si fitues

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ciao Qimo

        Ne ka njeri me te lig, ai eshte ky perbindesh. Po ik se na ke care rrocken kaq vite. Pse nuk e the nje fjale per Tomen kete here mor plehre, Sali Vuk Karadxhic

        Përgjigjjuni
        1. c
          ce

          Rrofte Aleanca bathorja foltorja madheshtore almagojore kujtimhamshore qe e ka marre rrugen e mutit qysh me 14 maj 2021 dhe s'ka burre nene mbi toke qe mund ta ngreje nga gropa ku ka rene me 11 maj 2025.

          Përgjigjjuni
        2. l
          llazi usa

          Heeeee bytheqiri i kurves, je burre malisie ti, ti kurve qe mbane penge ca qorra qe te lepijne bythen, mos shko po deshe se si kercet njeriu per ty!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            ZGJEDHJET i ka shitur Sali Berisha tek Jugu/rama

            KY I KA SHITUR ZGJEDHJET, KETE DHE GOMARI E DI! POPULLI I VERI JUGUT I RA ME VOTE NE LULE TE BALLIT ME 1997, 2013 DHE 2025! POR NJERIU PRIMITIV MBETET PRIMITIV NE DAC JEPI DIPLOMA, TITUJ, PUSHTET APO PARA! KY PRANON VETEM TERHEQJEN.... ZVARRE NGA DEMOKRATET E TEJZHGENJYER E TE TEJLODHUR, NGA SHQIPTARET E NDERSHEM, INTELIGJENCA E VERTETE DHE PATRIOTET E KETIJ VENDI...!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tenesi

              Po patjetër që do të hysh o Sali sepse me ca dhjetra veta që të vijnë në protesta tani nuk se çfarë të bësh . Atje në parlament edhe pesëdhjetë janë shumë për të bllokuar foltoren që të dukesh si i fortë dhe të vazhdosh të mbash gjallë kushtin , që ju ke dhënë publikisht ndërkombëtarëve , “se nqs nuk më lini rehat mua dhe familjen time biologjike , duke na përjashtuar nga përgjegjësitë ligjore,për çfarë kemi shkaktuar , ky vend nuk do të gjejë kurrë qetësi” .

              Përgjigjjuni
              1. s
                saliu-faqeziu në kuvend

                Do të hyjnë në kuvend për dy arësye: 1 - për të marrë rrogën e majme dhe 2 - për të vazhduar avazin e sharjeve, shpifjeve, tymosjes, djegies së karrigeve, hedhjes së gazit lotsjellës, bllokimin e foltores dhe festimin e "fitores"!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje