Teza naive e aleancës së PD-së me Lapajn dhe Shehajn, pse berishistët i pandehin votuesit si thes me arra

23 Maj 2025, 09:44Politika TEMA
Teza naive e aleancës së PD-së me Lapajn dhe Shehajn, pse

Nga Adriatik Doçi

Partitë e Shehajt, Lapajt dhe Shabanit morën rreth 100 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit, duke u kthyer në faktor politik në vend të ish LSI-së. Pas zgjedhjeve, kryesisht kampi humbës PD-së, po artikulohet një tezë tejet naive, e cekët dhe fyese, sipas të cilës nëse Shqipëria Bëhet dhe Mundësia do të bashkoheshin me PD-në në një koalicion parazgjedhor, dy subjektet e reja politike do të merrnin 6-7 mandate dhe fitorja e Ramës nuk do të ishte kaq e thellë.

Për të mjegulluar përmasat e humbjes, Sali Berisha rikthesoi mbrëmë se Lapajn-Shehaj refuzuan ofertën e tij për koalicion me PD-në dhe se ata nuk janë fëmijë. Madje, duke i konsideruar votuesit si thes me arra, Klevis Balliu ka shkuar më tej, duke akuzuar Lapajn, Shehajn dhe Shabanin se janë përgjegjës që Rama mori mandatin e katërt, duke lënë PD-në në opozitë.

Pyetjet që shtrohen janë;

-A do t'i votoheshin Shqipëria Bëhet dhe Mundësia nga 100 mijë zgjedhës po të bashkoheshin me PD-në në zgjedhjet e 11 majit?

-Pse duhet të votoheshin Lapaj, Shabani dhe Shehaj si pjesë e shportës së PD-së me Fatmir Mediun, Shpëtim Idrizin, Vangjel Dulen dhe Ilir Metën?

-Nëse këta votues do kishin qëllim parësor vetëm për rrëzuar Ramën nga pushteti dhe jo për të refuzuar në bllok klasën e vjetër politike, pse duhet të votonin partitë e reja kur mund t'i binin shkurt, duke votuar PD-në?

Shqipëria Bëhet dhe Mundësia janë votuar pikërisht si një alternativë opozitare nga ajo fashë e elektoratit që është kundër qeverisë Rama, por në të njëjtën kohë, kundër monopolit opozitar të Partisë Demokratike, e cila tashmë është kthyer në një biznes i mirfilltë i Familjes Berisha. Nëse ata do të ishin bashkuar me PD-në, ka gjasa që Edi Rama mund të merrte mbi 90 mandate, pasi 100 mijë zgjedhës, votë kundër klasës së vjetër politike, mund të mos merrnin pjesë në zgjedhje, duke thelluar fitoren e PS-së.

Lapaj, Shabani dhe Shehaj duhet t'a kenë lexuar mesazhin e zgjedhjeve të 2025. Nëse kanë dyshime, ata e kanë një mundësi për të rrezikuar dhe ekperimentuar me tezën berishiste. Le të bashkohen me PD-në në zgjedhjet lokale të 2029.

8 Komente

  1. d
    dori

    Hajduti Shehaj dihet se çfar mostre është ndërsa LLAPA që luan me hajdutërinë galopante të vjetrit të tijë nuk di të krahasoi Sali non gratën me Edi Ramën dhe kërkon që komunistin kërmë ta sjelli në pushtet... i falet se katundar provincial është por ky nuk justifikon dot as shtëpinë gjigante në qendër të Tiranës që ka blerë.

    Përgjigjjuni
    1. c
      cifti komik Llapa Shehaj kllufa te cpum m'tajare

      karagjosis politikaris hajvanos gamaris

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Duhet te behet me ligj neqoftese eshte e mundur 2 parti e majta dhe e djathta si e e ka ShBA dhe Anglia gjithe te tjerat jane kot prolemi eshte se duan te gjithe te pare per interesa vetjake.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Scorpion

          O bythqir gazetar, kane marre 115 mije vota te dy, qe pa nis mire shkrimi dukesh qe je i tredhur nga trute.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edvin Rama [i xhindosur]

            Doç I Doçerve do me besh kakerdhi, do me besh..hiqi breket..

            Përgjigjjuni
            1. E
              Enter and Exit

              Si nuk u lodhen berishistet duke kerkuar shkakun e humbjes se tyre te thelle tek te tjeret dhe jo tek vetja? Fillimisht thane (dhe vazhdojne te thone) se fajin e ka mazhoranca qe ua vodhi votat. Pastaj ia hodhen fajin medias. Se c'faj mund te kene Fevzo, Grida dhe dhjetera gazetare e opinioniste te tjere, qe dilnin pernate ne tv, te pozicionuar hapur pro opozites, vetem ata e dine. Pastaj thane qe fajin e ka populli, qe nuk i kuptoi e nuk i votoi. Pune e tyre, le te gjejne popull tjeter, se ky qe eshte nuk i voton kurre. Tani thone se fajin ua paskan partite e reja, qe moren rreth 120 mije vota. Jo, zoterinj, partite e reja moren votat e asaj pjese te popullsise qe kerkonte nje alernative te re, te ndryshme nga Berisha, qe u refuzua ne mase, por edhe nga Rama, qe u votua si e keqja me e vogel. Po te ishin bashkuar me PD-ne e Berishes, partite e reja do te merrnin po aq vota sa moren partite e Like floririt, Mediut, Idrizit Dules etj., madje me pak. Duhet t'u mbushet mendja njehere se shkaktari kryesor i humbjes se PD-se eshte Berisha, dora vete, si dhe figurat e konsumuara e pa pike personaliteti qe ai i vuri ne listat e sigurta, duke u tallur me primaret.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Pyetja 1 mil $. Pse nuk e hap krahun PD dhe të lerë partitë e vogla të mundin Ramën po ju thotë atyre të hapin krahun??? Apo me teorinë unë isha i pari dhe është tokë e xanun. Endri Shabani u shqye duke thënë që nuk do bashkëpunojë kurrë me sali kërmën.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nuk ka drite ne fund te tunelit

                  Kam frike se vota e vertete opozitare eshte asfikesuar , eshte vrare , pa u ngritur me kembe , prej catallave te kucedrave te tranzicionit qe I Kane ndare tashme sinoret ne habitatin - Shqiperi dhe nuk lejojne askend tjeter . Lapaj , Shehaj , Qorraj Jane lojera diabolike te bijeve te djallit : Berishe , Rame , Met ... Po punojne forte per ngritjen e DiGAVE , per fortifikimin e atdheut si nje here e nje kohe dhe jehona e devizes enveriane : " bare do hame ..." Eshte zgjuar dhe iluzionet Jane shuar . S'ke c'i Ben , Kane ciklin e tyre . Kane dhe favorin e madh , humusin ku lulezojne ( edhe kjo eshte merite dhe veper e tyre ) dy Taborre budallenjesh dhe maskarenjesh qe I mbeshtet me vote dhe Hosana . Te pres prokopi nga flamurnoket apo fizet e Rroskodumit !!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje