Spahiu: Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri

23 Maj 2025, 13:33Politika TEMA

Spahiu: Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë 200 mijë votat e diasporës.Au u shpreh për ‘Frontline’ se:”Tani po themi se ai shoferi që ka marrë gjobën për parakalim i është falur gjoba në fund për të votuar PS-në.

Nuk ka demokrat nga Gjirokastra deri në Shkodër që beson se zgjedhjet u vodhën apo u blenë nëpërmjet fajles së gjobave. Prokuroria ashtu siç u shpreh për hetimin e kontratës së lobimit 6 mln euro të PD-së, duhet të ishte shprehur edhe për vendimin e Qeverisë. Prokuroria mund ta fillojë edhe kryesisht hetimin për një proces zgjedhor. Nuk përjashton mundësinë që edhe ta ketë filluar, s’kemi as pohim e as mohim nëse ka filluar për faljen e gjobave nga Qeveria. Nëse kjo është antiligjore dhe nëse prokuroria e provon jam absolutisht dakord për thelbin e çështjes. PD i ka pasur mjetet të mjaftueshme për t’i gjetur provat dhe denoncuar, pasi ka pasur 50% të komisioneve, e përfshirë në të gjithë procesin, madje edhe te vota e Greqisë”.Kurse për votat e Greqisë ai solli argumentin tjetër duke ia kundërvënë pretendimeve të PD-së. A ka favorizuar qeveria greke me votat e diasporës Qeverinë që burgosi Fredi Belerin?“

Meqë kemi te votave të Greqisë, si mendoni ju, qeveria greke ka ndikuar në favor apo pro PD-së apo Qeverisë me postën e DHL-së. Si shpjegohet që qeveria greke të favorizojë atë që ka burgosur Fredi Belerin?! Që ka probleme me zgjedhjet dhe me atë të diasporës e them dhe e kam thënë më herët, para zgjedhjeve, sepse do kishte edhe votim familjar, edhe për faktin se qeveria dispononte mundësitë. Por që të blihen 200 mijë emigrantë nga qeveria është e pamundur, por edhe nuk mund ta them sepse nuk ka prova. Këta ranë dakord me Kodin Zgjedhor që 6 vota të shkonin në një adresë, pra duke e nxitur votimin familjar dhe shkelur kodin. Vota e diasporës ishte një votë kundër aleancës Beleri-Berisha”, tha Spahiu.

3 Komente

  1. A
    Aron

    Ndaj edhe Sali tradhetari kerkon te deligjitizoj vetem voten e emigrantve te Greqise, per ti poshteruar. Ha nje mut madheshtor Sali kerma.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sokrat

      Spahiu, keta menduan qe te perfshinin ne zgjedhje shqiptaret qe jetojne jashte, duke bere llogarite se me votat e shqiptareve brenda vendit nuk fitonin, pasi kishin humbur disa here rresht. Athere te perfshijme edhe shqiptaret jashte vendit, duke menduar se ata do te votonin per PD. Tani qe llogarite dolen ndryshe, dhe shqiptaret jashte vendit, ashtu si edhe ata brenda vendit, votuan masivisht kunder PD, po sajojne lloj-lloj alibish per te justifikuar humbjen e rende. Fajin e ka SB qe mbajne ne krye bashke me ata qe mban perreth, te cilet shqiptaret i urrejne.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati idealist

        sali maloku është shkaktari i humbjes së PD.Shqiptarët e urrejnë këtë figurë të errët e kriminale,por sali si antikombëtar që është vazhdon të rrij në krye të “arës” private PD duke mos dhënë dorëheqje edhe pse pësoi një humbje katrastofike e turpëruese.Disa e quajnë humbje madhështore ????????????.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje