Pas ndryshimeve në qeveri, Rama menjëherë në Presidencë, takon Begajn

28 Korrik 2024, 15:22Politika TEMA
Pas ndryshimeve në qeveri, Rama menjëherë në

Pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Presidencë.

Takimi i tij me kreun e shtetit Bajram Begaj ka zgjatur rreth 20 minuta ku i ka dorëzuar dekretet për ndryshimet e reja.

Begaj ka qenë në zyrë që në mëngjesin e sotëm dhe duket se ka qenë në dijeni për ndryshimet që kryeministri kishte planifikuar të bënte në kabinetin qeveritar.

Kryetar Kuvendi
Ikën Lindita Nikolla
Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi

2 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Bajromi paske qene dezhurn sot, roje i gatshem...sa vend i mjere qe jemi!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dreq Latifi

      E pra Latifo, çfare fati te keq qe paske pas o burre! Ti duhet te kishe lind ne Suedi, a Norvegji, a Finlande! Me fatin nuk haesh dot!! Me vjen shume keq per ty!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje