Pas pak nis protesta e opozitës, pa fjalime dhe regji! Çfarë pritet të ndodhë sot

22 Mars 2026, 17:49Politika TEMA

Pas pak nis protesta e opozitës, pa fjalime dhe regji! Çfarë

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me protestën e thirrur nga opozita, e cila pritet të zhvillohet nga ora18:00 përpara godinës së Kryeministrisë.

Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë nuk parashikohen fjalime nga eksponentë politikë. Protesta pritet të marrë formën e një marshimi, me lëvizje të vazhdueshme të turmës dhe jo përqendrim të vetëm në një pikë të caktuar. Itinerari i plotë mbetet ende në diskutim nga organizatorët, ndërsa theksohet se nuk do të ketë një regji qendrore të aktivitetit.

Në kuadër të mbarëvajtjes së tubimit, autoritetet kanë angazhuar mbi 1400 efektivë policie, të cilët do të jenë të shpërndarë në disa pika kyçe të kryeqytetit. Përveç zonës përpara Kryeministrisë, prani e shtuar policore do të ketë edhe pranë Parlamentit dhe institucioneve të tjera të rëndësishme, si dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka njoftuar për kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa nga rrugët kryesore. Konkretisht, nga ora 09:30 deri në përfundim të protestës do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”. Po ashtu, nga ora 15:00 e pasdites do të bllokohen edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Opozita ka zgjedhur datën 22 mars për këtë protestë për shkak të simbolikës historike, pasi kjo ditë përkon me fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1992, pas rënies së regjimit komunist në vend.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në zonat e bllokuara dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo ndryshim në qarkullim.

6 Komente

  1. D
    Dorzo hajdutet e tu,kriminel saliu

    Cfare do shkatrrojne e djegin sot hordhite e sali karaxhicit,te paguar nga xhin xhoni e hajdute te tjere

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Kjo eshte protesta e horrave dhe benditeve te detashmentit fashist me emrin pd,qe udhehiqet nga krimineli Sali haleja.

      Përgjigjjuni
      1. N
        N

        Shqiptar,sot do marshojn bandat e Haxhi Qamilit,Sali qenefit,duan pushtet dhe keta shpellar qe e duan saliun me shume se femijet,ose presin dhe krahin po tju thot ai.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vicidoli

          Do bredhin neper kazana si qene zorresh dhe do iken, plaku I pjerdhur shpellak do beje nje lehje

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sass

            Hamasi ne terren dhe SALIH BIN LADEN ne krye Edi Rama pregaditu sot se kriminelet dhe banditet kane dal nga shpellat e tyre dhe dhe duan te djegin kazanet sepse per 13 vjet kazanet i kane bllokuar te marrin pushtetin

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luani

              Erdhen hajdutet, mos i hiqni duart nga xhepat , kujdes largohuni ..!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje