PD akuza maxhorancës: Po e përdorni kohën e takimit me zgjedhësit për arsye personale

11 Gusht 2024, 11:30Politika TEMA

PD akuza maxhorancës: Po e përdorni kohën e takimit me

Java e gjelbër e konceptuar si javë për të takuar elektoratin, po shfrytëzohet nga deputetët për arsye personale. Kështu mendojnë demokratët, shqetësim që e kanë ngritur edhe në Konferencën e Kryetarëve, raporton Top Channel.

Klotilda Bushka: Duke marrë në konsideratë shqetësimet e drejta të kolegëve për mbledhjet e komisioneve, seanca e ditës së hënë mund të fillojë në orën 11:00 me raportimet e institucioneve të pavarura dhe komisionet të bëhen pak më herët, për çështjet që janë të rëndësishme, ndërsa për të tjerat të vijojnë të martën. Ne duhet të vendosim se sa orë do të jetë debati që do të zhvillohet për pesë institucionet. Unë sugjeroj që të jetë 7 orë në total i gjithë debati dhe më pas të vijojmë me diskutimet e të gjithë deputetëve që duan të flasin për problemet e zgjedhësve, sepse jemi pas Javës së Gjelbër.

Po pra, 7 orë në total, 5 orë për institucionet e drejtësisë dhe 2 orë për zgjedhësit. Ky është propozimi.

Agron Gjekmarkaj: Po, zoti Bardhi.

Gazment Bardhi: E para, koha për zgjedhësit është e caktuar në Rregullore, se ne e kemi prishur rregullin, që është java e fundit e muajit, dhe e bëjmë Javën e Gjelbër kur të na teket. Pra, kanë deputetët për të shkuar në Gjermani për të parë ndeshjen, ne e bëjmë Javë të Gjelbër, ka një udhëtim Kryetarja e Kuvendit dhe thotë që për hatrin tim e bëjmë Javë të Gjelbër…

Gazment Bardhi: Kështu na tha herës tjetër, kam një udhëtim me Ermonelën dhe nuk ka se kush e drejton Kuvendin, ndaj do ta bëjmë Javë të Gjelbër. Pra, nga java e fundit e çuam…

2 Komente

  1. G
    Grebenea

    Së pari kjo java e gjelbër ç'kuptim ka ,duhet kuptuar që ka drtë jeshile për takim me deputetët Së dyti që të takohesh duhet të dish pse ,kur dhe ku ,unë nuk kam lexuar se si organizohet Se treti deputetë janë 140 ,kujt do ti lutemi që të na presë ? Së katerti Na shpallni diçka për të mos u allakatur nëpër vapë ,ne dimë se deputetët janë lodhur dhe nuk kanë fuqi të presin e përcjellin ne hallexhijtë

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Te poshtrit! Po kerkojne lirimin e vampirit non grata.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje