PD: Berisha të tregojë ç’marrëveshje ka me Ramën

22 Janar 2024, 10:09Politika TEMA
PD: Berisha të tregojë ç’marrëveshje ka me

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i PD-së së grupimit të Bashës ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha se është përgjegjës për atë që po kalon vendi pas “pazarit” të tij me Ramën në vitin 2008.

Ai shkruan se Berisha e Rama duan me çdo kusht ta ruajnë paktin në fjalë dhe po pengojnë reformën zgjedhore.

Sipas Kullurit, lufta e fundit e Berishës u bë vetëm për ta shndërruar PD-në mbrojtëse të interesave personale e familjare të ish-kryeministrit.

“Siç u faktua këto dy vite, pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj Partise Demokratike fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi e herë pazar politik për të bllokuar reformimin e sistemit politik.

E verteta e madhe eshte se Shqipëria sot po vuan nga pakti Berisha-Rama i vitit 2008. Ai pakt e bëri kryeministrin fuqiplotë dhe u hoqi pushtetin qytetareve c’ka reflektohet nga ulja e pjesemarrjes ne zgjedhje nga viti ne vit. Sot Berisha dhe Rama duan ta ruajnë atë pakt, prandaj po bejne gjithçka kunder reformes zgjedhore.

Tashme eshte e qarte se lufta dyvjeçare e Sali Berishës kishte si synim të vetëm për  ta shndërruar PD-në në mburojë te interesave te tij dhe familjes, përballë izolimit ndërkombëtar, sanksionimit non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, përballë akuzave për korrupsion nga SPAK. Pasi deshtoi, ka nisur serish batarene e sulmeve nga ballkoni për të penguar reformen zgjedhore me ane te eunukeve te tij në parlament” – shkruan Kulluri.

Ai i bën thirrje Berishës më tej që të shprehet qartë nëse është apo jo për lista të hapura, për votim e numërim elektronik e për votën e diasporës.

Kulluri shkruan se Berisha duhet t’u tregojë shqiptarëve se çfarë marrëveshjeje ka bërë me Edi Ramën për herë të dytë pas 16 vitesh.

Në fund ai shkruan se aleanca e kullave s’e mban dot më peng as Shqipërinë e as PD-në.

“Sali Berisha duhet të tregoje para shqiptareve te verteten nese eshte per: Lista të hapura te deputeteve apo jo? Shqipëria një zonë zgjedhore apo jo? Votim dhe numerim elektronik apo jo? Voten e Diaspores apo jo? Pse nuk flet sot se çfare reforme zgjedhore kerkon por sulmon verbalisht dhe fizikisht kedo qe i tregon vendin se ku duhet te rrije, pikerisht ne arkivat e Partise Demokratike?

Ai sot duhet t’u tregoje shqiptareve se çfare marrëveshje ka bere per here te dyte pas 16 vitesh me Edi Ramen? Per çfare sistemi i ka ofruar votat e deputeteve te tij “partizane te dalluar” ne parlament për ti siguruar Rames 84 vota, duke deshtuar Komisionin e Reformës Zgjedhore? Aleanca e kullave nuk e mban dot më peng as Shqipërinë e as PD permes gjuhes arkaike te urrejtjes dhe shantazhit” – mbyll shënimin Kulluri.

9 Komente

  1. M
    Mire

    Kjo s'eshte politike, por idiotesira te njerezve medioker. Rama ne 2008 mori ate qe i nevojitej

    Përgjigjjuni
    1. G
      George Washington

      JO, Berisha mori ate qe i duhej per te fituar edhe nje mandat te dyte me kompromisin e Edi Rames dhe ia ktheu reston ne vitin 2013. Rama nuk iu pergjigj me te njejtin veprim ne vitin 2021 dhe Berisha u terbua. Duke e tejkaluar Marreveshjen Famekeqe te dy diktatoreve Berisha-Rama te 23 prillit 2008, une jam jashte loje por per te miren e popullit shqiptar qe te ece ne rrugen e Demokracise, me mire se SHBA, po te shkruaj se perse ka nevoje Shqiperia : Shqipёria ka nevojё sё pari pёr pastrimin e Kushtetutёs sё Republikes nga ndёrhyrjet e bёra pas "Marrёveshjes Berisha-Rama" tё 23 prillit 2008. Sё dyti, Kushtetua e Republikёs sёShqipёrisё duhet tё rindertohet mbi bazёn e funksionimit tё mekanizmit tё kontrollit dhe balancimit tё tre pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqёsorit. Nё Pushtetin Legjislativ duhet tё zgjidhen jo mё shume se 101 deputetё me votim tё fshehtё, direkt nga populli. Pёr tё rregulluar balanceёn e prishur nga fuqizimi i qёllimshёm korruptiv i Pushtetit Ekzekutiv, duhet tё ngrihet roli i Pushtetit Legjislativ (Kuvendi i Shqipёrisё) duke vёnё nё krye tё tij kryetarin e partisё qё fiton zgjedhjet; nё krye tё Pushteti Ekzekutiv mund tё zgjidhet njё ekonomist me integritet profesional dhe aftёsi menaxhuese tё spikatura nё praktikё. Roli i Pushtetit Gjyqёsor duhet tё ngrihet me venien nё krye tё tij tё Presidentit tё Republikёs, me profesion jurist konstitucionalist, i zgjedhur me votim direkt nga populli.

      Përgjigjjuni
    2. o
      o popull dele

      Qe dicka luhet ne kuriz te "deleve" ben muuuuuuuuu, po nuk "duket" Kjo zvaritje,ky leshim , te lesh kucedren te pellas nga ballkoni dhe kelyshet bandit qe ti falen RUGICES,qe i do nderua emri ,esht nje kalkulim dinak qe aspak nuk i sherben shqiptareve ....me nje opozit inegzistente dhe me nje kryeminister te "perhershem"! SAli berisha ka nje proces biografik udheheqjeje ,ku me i ngarkuar me gjitha te zezat (krim ,hajni, korupsion,tentativ shperberje Kombi,agjeni shitur , degjenerimin e ter mekanizmit shtetror,e organizator vrasjesh makaber)etjer etj qe skan fund me nje VUL paralajmeruse NON GRATA e passi esht pasuruar familjarisht ne saje te pushtetit qe arriti te mar ,ashtu si ai di ,sot , ku kryeministrit te ri populli i besoj pushtetin kaq gjat dhe pret DREJTESI ,ne vashdojm shohim kte ftyr te urrejtur te zgerdhihet e kercenoj !!!! Sot qe shofim se po shkruhet per nje MAREVESHJE E KOMPROMIS a mundet te mos e besojm ??? Un nuk besoj se ne kte "valle" jan vetem dy personazhet ISH DHE SOT por ka nje fush me te madhe "kulsash" qe i sherbejn ksaj gjendje e ndaj nuk dua te vazhdoj se nuk di a do me cfaqet ky koment ??????

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi

        "herë pazar politik për të bllokuar reformimin e sistemit politik", Kullur, ti je nder ata qe ka penguar reformimin e sisimit, qe kur vrapove per te ricaktuar Lul Bashen, kryetarin tend. Pa parti, pa anetar, me nje grup te shpergfillur politik. Pse nuk e hapet partine, pse nuk bete nje gare, pse nuk menduat per nje LIDER. Ju nuk keni lider, pasi vrapuat pas Lulit, e rrini shani pjesen tjeter tani. Turp tju vi te gjithve, çkeni mbet, e flisni per refoma ne politike, me lista te genjeshterta te hapura. brockulla.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Humoristi

          Nuk merret pushteti nga opozita,duke akuzuar shoqi-shoqin per bashkepunim me Edi Ramen!!Sipas tyre Edi Rama eshte zogkurve”,thone shodranet!

          Përgjigjjuni
          1. k
            koli

            Ju votoni cdo ligj e do Rama dhe Berisha bashkepunoka?!

            Përgjigjjuni
            1. d
              drini

              Parimi i Lulkes eshte thoma te mos te ta them...ky sharlatan ngeli duke sabotuar opoziten e votuar me urdhe te Rames dhe quan Berishen bashkepunues.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demotakercita

                Z.Kulluri,reforma zgjedhore nuk mund te behet cdo dy vjet.Ne te gjithe boten Ligji Elektoral mund te pesoj ndonje rregullim por,nuk ndryshon sic ndryshon moda.Ne mendimin tim ,s'ka ligj te keq por njerez te pa edukuar ne zbatim te ligjit.Qe pas zgjedhjeve te 31-marsit 1991 kane filluar te nesermen per paregullsi,manipulime ,blerje vote e plot te tjera.Ne vendin tone ne diten e votimit nuk ndodh asnje incident,opozita bertet fitua dhe kur shikon qe nuk kane fituar akuzojne per paregullsi.Fenomene si ne Shqiperi ne zgjedhie ka kudo.Zoteri,per te patur nje pamje sa me te qarte te votes duhet te vihet ligji i votimit me detyrim.Sa per voten e te larguarve nuk jam dakort.Pjesa dermuese e emigranteve kane fituar shtetesin e vendit ku jeton dhe votojne per ate shtet.(ben perjashtim Greqia,ku emigrantet e vjeter,jo "homogjenist",nuk kane te drejte elektorale.Ne kushtet e mentalitetit se cdo gje "vidhet",vota e emigranteve me shume do te sjell ngateresa dhe akuza per manipulime.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  S'aliu të tregojë krimet në Drejtësi...

                  Idiotizma kulluriane! Sot sali berish ishkomunist bajraktar mesjetari duhet të japë llogari përpara DREJTËSISË për krimet ndaj popullit dhe shtetit dhe asgjë tjetër. Pëdëja ka marrë fund, është shpërbërë (dhe kurrë nuk bëhet më) për dy arësye madhore: 1-sali bajraktari-shkaktari i parë, që e bëri pronë private për interesat e tij partinë. 2- materiali përbërës i "ngrehinës" i kalbur. Me hajdutë, rrugeçë, kapadainj, cuba, fodullë, inatçorë, hakmarrës primitivë, pushte dhe pushta dhe grykësa "ngrehina karakatinë" rrëzohet në tokë, e merr "era", ose kalbet në vetvete. Bashkimi i këtyre elementëve është i pamundur. S'aliu ka vetëm një detyrë: të rrëfehet tek Drejtësia. Mos shikoni endrra bashkimi me "pëdë"! Pëdë s'ka më.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje