
Shqipëria është përzgjedhur si vendi, i cili do të certifikojë vlefshmërinë e avionëve që përdor NATO. Bëhet fjalë për avionët komercial që nevojiten për fluturim pajisjesh apo trupash.
Lajmin e dha kreu i aviacionit civil Maksim Ethemaj në emisionin E-ZONE. Por çfarë do të thotë kjo dhe kur mund të ndodhë?
“Shqipëria me kapacitetet e saj njerëzore është përzgjedhur që të certifikojë vlefshmërinë e avionëve që operojnë për NATO-n. Avionët e aleancës janë luftarak, ku ne nuk jemi pjesë. Por ka dhe avionë komercial që shërbejnë për transport trupash dhe pajisjesh. Pikërisht për këtë kategori avionësh, Shqipëria do të autorizohet nga NATO që kontrollin të mund ta bëjë vendi ynë, për sa i përket vlefshmërisë ajrore. Pse ndodh kjo? Sepse është rritur intensiteti i operimit të NATO-s, për shkak të situatës gjeo-politike, ndaj aleanca ka nevojë për kapacitete njerëzore. Që një avion të fluturojë ka nevojë të plotësojë një sërë elementesh,siç janë orët e fluturimit, mirëmbajtja, kapacitet e stafit etj. Pikërisht këto kritere do të inspektohen nga Shqipëria, pas certifikimit dhe trajnimit që do të bëjë NATO”, sqaroi Ethemaj në E-ZONE, Vizion Plus.
O bo boooo, ku eshte katandisur NATO, certifikaten (licensen) per avionet e saj do t'ja jape ky Ethemaj. Kjo do te behet pasi te mbaroj aeropordhi i Gjirokristos. Shqiperia ka me dhjetra aeroporte se ku do te ulen keta avione nje zot e di dhe Rama-Ethemaj, me falni se harrova do te shkoj Ethemaj me avion taksi lart dhe do t'i kontrolloij dhe certifikaten do t'ja u jape ne ajer, pa zbritur ne toke.
O Selman e ke kuptuar gabim.Do ngrihet nje qender testi per Evropen JL ne teritorin shqiptare.Nuk jane specjaliste shqiptare por nga me te miret e NATOs.Ethemaj me grupin e tij do bejne gati terenet per test dhe do ofrojne kafet ,drekat e darkat per ata qe testohen.Afrojme teren fitojme para.