''21 janari është një ditë e përgjakshme'', Braçe: Prokuroria e Tiranës mban dosjen peng, të bëhet drejtësi

21 Janar 2024, 15:35Politika TEMA
''21 janari është një ditë e

Në 13-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve në 21 janar ka reaguar dhe deputeti socialist Erion Braçe. 

Braçe shkruan se Prokororia e Tiranës po e mban dosjen peng dhe se drejtësia nuk ka bërë asnjë hap për ndëshkimin e urdhëruesve, pavarësisht vendimit të Strasburgut që kërkon hetim të plotë të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje.

“Gjaku nuk është ujë! Gjaku nuk behet ujë! Gjaku duhet të bëhet drejtësi! 21 janari nuk është një dite e zakonshme. Është një dite e përgjakshme!

Shteti, qeveria, forca te armatosura dhe nen komande te saj, ne një zinxhir urdhrash në zinxhirin komandues të shtetit, pushkatuan pa gjyq, përmes përdorimit te forcës vdekjeprurëse, katër protestues-Ziver Veizin, Hekuran Deden, Faik Myrtajn, Aleks Nikën, protestues paqësor e te pa armatosur!

Edhe ky vit nisi pa drejtësi për ta! Vjet Gjykata e të Drejtave te Njeriut, vendosi ti kërkojë drejtësisë shqiptare-hetim të plotë dhe efektiv të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje! Asgjë nuk ka ndodhur!

Prokuroria e Tiranës vijon të mbaj dosjen peng dhe te refuzoj çdo prove, çdo sugjerim, çdo vendim-përfshirë vendimin e gjykatës evropiane, për te hetuar zinxhirin komandues te shtetit.

Pra, as heton pushkatimet e zinxhirit komandues te shtetit, as lëshon dosjen e kompetencën mbi te! Është një tmerr qe ky prokurori e konsumon me zë te ulet që mos ta dëgjoj Sali Berisha!

Ndërkohë; po minon çdo përpjekje ne këtë vend për te patur drejtësi të drejte, të barabartë dhe efektive! Është e thjeshte; të shkojë kush te dojë ne burg, nëse nuk hetohet zinxhiri komandues i shtetit, përfshirë ne vrasjen e katër protestuesve ne 21 janar, ky vend mund te ketë gjithçka, por jo drejtësi”, shkruan Braçe.

1 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

    Kush është ky prokuror qe mban dosjen? Nuk flitet vetem per një prokuror ketu. Sepse na del që një prokuror mund të beje çfare të dojë. Ka kryeprokuror te Tiranes, dhe ka kryeprokuror te Republikes. Ka autoritete kontrolluese ndaj prokuroreve. Ka edhe komisione parlamentare që ngarkojne një person të posaçem per të hetuar si shkon çeshtja nga ana proceduriale. Jo hetues kriminalist, por kontrollor i procedurave qe jep një raport në fund se çfare është bere dhe çfare nuk është bere. Nuk mundet qe një prokuror i vetem të mbaje peng një popull të tere. Kjo që thote Erion Braçe është një gomarllek me oke, dhe vazhdon shkruan si gazetar, duke harruar që është në Parlament si pjese e partise në pushtet. Kujt ja kerkon kete ky? Neve që nuk kemi asgje në dore? Debil. Prokurori bën sikur heton, Braçe bën sikur bërtet, Rama bën sikur është i revoltuar, kurse Berisha bën si katunar. Në fakt kjo e fundit nuk është e vertete. Berisha nuk bën gjoja si katunar. Ai është kokrra e Katunarit me të madh në Shqiperi. Ja, shikoni kush e ndjek Berishen. Një tufe katunaresh që kur i sheh të vjen per të vjelle. Problemi është se vill nga Berisha, vill prej Erion Braçes, e vill prej Erion Veliajt, e prej Nul Nokës, e prej Bamir Topit, keshtu me radhe, na u hapen zorret mor burre i dheut. Mbetem duke na ardhur per të vjellë. Po mirë të na behet. Kur e lemë vetem ne dore të katunareve, e meritojmë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje