“Zgjedhorja”, Alibeaj: Pjesa tjetër e opozitës çon ujë në mullirin e Edi Ramës

21 Janar 2024, 12:17Politika TEMA
“Zgjedhorja”, Alibeaj: Pjesa tjetër e opozitës çon

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se mazhoranca është e prirur të bëjë ndryshime ligjore për ligjin elektoral, vetëm në interes të saj.

Komentet Alibeaj i bëri në Euronews Albania, ku tha se ai përfaqëson vetëm PD në Komision, por shtoi se është pro përfaqësimit edhe të rrymave të tjera opozitare.

Ai tha gjithashtu se pjesa tjetër e opozitës, duke nënkuptuar “Rithemelimin” e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, me veprimet e tyre i shërbejnë mazhorancës dhe kryeministrit Rama.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është i prirur mesa duket që të bëjë ndryshime ligjore vetëm në interes të mazhorancës, dhe jo si një marrëveshje politike konsensuale më të gjithë spektrin politik.

Edhe një pjesë e opozitës, e përfaqësuar plotësisht në Komision, me veprimet e veta i çon ujin mullirit të Edi Ramës. Unë e kam thënë gjithmonë, unë përfaqësoj vetëm një pjesë të opozitës, përfaqësoj PD. Do të ishte gabim të merrja përsipër edhe interesat e partive të tjera opozitare.

Më herët ka qenë kërkesa jonë, pra e PD, që në Komision të përfaqësoheshin edhe partitë e tjera opozitare, Partia e Lirisë, PR, PDIU, etj, sepse duhet të përfaqësohen të gjitha flukset opozitare”, tha Alibeaj.

5 Komente

  1. L
    Luli Bjeshka

    ha mun ha.. Tema per dite e me shume censuruese e mendimit te lire, lkjo eter higjenike ne mbrojteje te korrupsionit dhe mafjes shteterore ne Shqiperi!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Kete e thote mirë ky Alibeaj. Grupi i Berishes e ka me mirë të fitoje Rama, vetem qe PD-ja zyrtare të mos fitoje asgje. Sepse po ndodhi kjo, Berisha humbet PD-ne. Qyqja, qyqja, qyqja. Ptu ptu ptu, tobestrafkurullah. Mos e dhante Zoti. Jo. Berisha asht ma i madhi ndër gjithë gomeret, dhe ka me dekë kryetari i gomerëve. Çudi si nuk i ka pshtue goja Berisha, qe nga ballkoni "Poshtë Lul Brava, dhe rrofte Rama."

      Përgjigjjuni
      1. D
        Durrsaku

        Filozof i madh na doli ky fshatari i korruptuar i Fierit, kyyyy Alibeuuu. Ka lene nam me kontrabande ne doganen e Fierit , e mbajne ne goje me neveri gjithe doganieret per telefonatat qe bente per kalimin pa dogane te konteniereve nga Kina per nje firme fantazme ne Lushnje. Dhe flet si nje i indinjuar, palacoja i ndyre.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazi

          Ali Beu të pjerrdhsha trutë e kokës.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Neri

            O moj Shqiperi e mjera Shqiperi,nga cfar burra pret qe te behesh.As Mish as peshke.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje