Vendimi i fortë që Gjykata e Lartë pritet të marrë për 21 janarin

21 Janar 2024, 21:00Politika TEMA

Vendimi i fortë që Gjykata e Lartë pritet të marrë

Përmes një rekursi të depozituar në Gjykatën e Lartë nga familjarët e 4 viktimave të dosjes së “21 janarit”, pritet që në datën 27 shkurt 2024 një kolegj penal i kësaj gjykate, të vendosi nësa çështja penale shumë e përfolur, do i mbetet për ta hetuar SPAK apo prokuroria e Tiranës.

Rekursi i familjarëve të Aleks Nikaj, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, erdhi si kundërpërgjigje e vendimit të prokurorisë së posaçme SPAK, e cila vendosi të shpallë moskopetencën lëndore të kallëzimit penal të familjarëve, Partisë Socialisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, duke kaluar çështjen për hetime të mëtejshme akuzës së kryeqytetit.

Hetimet që po kryhen nga prokuroria e Tiranës po mbahen parasysh dhe aktet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që kanë lidhje me këtë procedim penal.

Por tashmë, pritet që në 27 shkurt Gjykata e Lartë të qartësojë përfundimisht se kush do jetë organi hetimor që do hetojë rastin e vrasjes së 4 demostruesve në 21 janar të 2011 në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës prej disa vite kryen veprime hetimore lidhur me identifikimin e autorëve të Gardës së Republikës që kryen vrasjen e protestuesit, Aleks Nikaj.

Aleks Nika, ka qënë me duar në xhepa, kur është ekzekutuar me një plumb në kokë. Ekspertiza ka treguar se plumbi ka pasur kënd drejtimi nga lart-poshtë.

Kjo pjesë predhe në vitin 2014 është dërguar në një laborator kriminalistik në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe sërisht nuk janë përftuar të dhëna që do shërbenin për zbardhjen se nga kush armë është qëlluar kjo predha.

Për shkak të mosidentifikimit të plumbit kur kanë kaluar 13 vjet nga vrasja e Aleks Nikës, drejtësia shqiptare nuk është në gjëndje të drejtojë gishtin se kush është autori i kësaj vrasje.

Dyshimet e familjarëve dhe vetë prokurorisë së Tiranës janë se Aleks Nikaj është ekzekutuar me snajper.

Për vrasjen e tre demostruesve Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Ziver Veizi, Gjykata e Apelit Tiranë dënoi me 1 vit burgim ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendin dhe me 3 vite burgim anëtarin e njësisë së zjarrit, Agim Llupo.

13 Komente

  1. D
    Demiri

    Përse qënka vendim i fortë për gjyjatën e lartë. Akoma gjykatat janë nën yqmin e berishës, të zaganjorit, të zeqine sollakut, të gjinërvave. Nëse aty në mjediset e gjykstës, ka akoma akademikë juristë plepash, ç’fsr nuk ndodh, e p’far nuk pret. Kjo gjyjkatë në kohën zagarnjorit, me gjyqtarët që përmënda më lart, kanë ushqyer zagarnjorin me gjsk njeriu, ku bashkë rivrisnin shpresat për drejtësi. Ato të ardhura që vinin nga kriminelët, këta gjyqëtarë, i kthyen në pallate e hoete, ku nuk dhe i mbajnë mënd se kanë një hyrje aty apo këtu, ku zagarnjori nuk mbante mënd garazhdet e hyrjet.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gijotina

      Rrofte Gjykata Evropiane se per Gjykatat shqiptare perfshi edhe Gjykaten e Larte ky krim me pasoje pushkatimin e 4 protestuesve dhe plagosjen e dhjetra te tjereve pasi mitingu po shperndahej ishte mbyllur e vulosut me dyll si ceshtje. Nuk e dime a eshte e plote dosja apo eshte gjysmuar nga Saliu, Lulio e te tjere bashkepunetor. Po Likja Floriri a do te gjykohet kur shante qytetateret protestues duke i etiketuat "koke pa lare" se vete ka lindur kasollen e bagetive ne Cepan te Skraparit ku pula ha mut dhe gure.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni USA

        Ndersa njerin nga drejtuesit e grupit te Zjarit (ekzekuturet e qitjeve vrasese) Rama e shperblehu duke e bere Krybashkiak te PS hahahaha budallenjet kerkojne gjurme kur Ujku eshte vete Rama

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leni GB

          O ben maloku, ty nuk te rregullon dot as USA se je shpellar dhe keshtu do jesh gjith jeten!

          Përgjigjjuni
        2. M
          Myrtezai

          Kjo eshte drejtesia e re sot qe SPAK-u nuk e merr kete çeshtje ne shqyrtim!Prekuroria e Trones nuk e merr se aty jane zhelal Mezinjt,Mul Noket e kompani,arresye kjo se perse satrapi Sali nuk ka denjue me shkue asnjeher ne dyert e gjykatave! Qe te vendoset drejtesia eshte fare e thjeshte:Te shkarkohen te gjithe prokuroret dhe gjykatesit qe ka emertuar bisha Sali Berisha siç veproi ai kur shkateroi drejtesine ,por me nje ndryshim qe te zevendesohen me kriterin qe te kene mbaruar aresimin e larte te Jurispudences dhe me mesatare mbi noten 8.5 jo si koha e kryekriminelit qe shkarkoi ata me fakultet dhe pervoje pune dhe vendosi juriste me kursin e plepave! Kjo eshte menyra e vetme qe edhe SPAK te levize menderen dhe te mos na behet nje shtet brenda shtetit qe merr ose nuk merr çeshtje ne shqyrtim sipas midese se Dumaneve qe kane zaptuar jo rastesisht drejtesine! Po te besh nje investigim rreth 78 % jane prej veriut,rastesi kjo e pas demografise Berishjane,ku padyshim qe pergjegjesi kane edhe ata qe e prodhuan kete "bishe" historike per interesa te tyre ! Fatkeqesi kombetare mekete mosnivel shoqerie ku akoma drejtojne Salianet,Noket,Bardhylkat,Lulezimet dhe Markagjonet ku ne cv e tyre kane tre mbiemra emra! Kjo katrahure e ka zanafillen qysh ne vitin 1990 ne takimet e fshehta tripaleshe Berishe,Alia dhe Ambasadori fqinj me çarter qe fluturonte si lakuriq nate dhe po naten largohej,aresye kjo pse kriminelin Berishe e mban akoma shpresa se mos del palagur.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kujtim

            Këto janë fjalë kot! Çfarëdo të vendosë kjo Gjykatë apo një tjetër,nuk zhbëhet më e keqja që ndodhi në këtë vend! Për vrasjen e 21 janarit ,dihet autori dhe fajtori,e ka ai pranuar vetë me krenari... Dhe shteti ynë ,ka 13 vjet që vjen vërdallë për të arrestuar një maskara? Nikola Pashiç e pat thënë : " shqiptarët nuk krijojnë dot shtet"! Paska patur të drejtë pra.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Protestuesi

              Kjo nuk eshte drejtesi , por dreqesi, sepse edhe nje kec po te kishin vrare do ishin denuar me shume se 1 vit. Denim i thencin , se edhe Llupon qe futen ne burg, e shperbleu me nje apartament krye krimineli berisha, per meriten “ se vrau, por qendroi si burre e nuk tregoi nga kush e mori urdherin”. Dhe drejtesia e re nuk guxon te rihap procesin , se nuk gjen dot prova. E tmerreshme dhe per te vene fuart ne koke.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Vrasësi doli në tv e tha jo katër por katërqind do vras, ama prokuroria nuk kërkon ujkun por gjurmët. Burracakë të shitur.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kapterri

                  Një m...do vendosë gjykata. Popull i dhjerë në brekë dhe politikanë kurva nuk kanë b... të marin hakun e të vrarëve.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pasues veterani

                    Vrasesi i i Aleks Nikes dhe 3 te tjereve ,dihet se cili eshte. Eshte ai qw dha urdhwrin pwr tw qelluar. Dhe se cili e dha urdherin e dine te paken 3 persona: ish- kryeministri,ishi- ministri i brendshem dhe ish- komandanyi i gardes. I fusni keta ne burg,nxiruani qumshtiun e nenes dhe thone ata se cili dha urdher. Ai Ndrea Prendi, apo Ndre Prendi te tregoi dhe cili ia nxiu syrin. Bashke me keta te arrestohet dhe Drjetori i pergjithshem i Policise,i cili nuk zbatoi urdherin e prokurorise,por na dol,i me rolin e Korektorit te gabimeve ortografike.. se duhej shkruar Ndre Prendi ,apo Ndrea Prendi, sepse nuk e dinte cilio ishte komandanti i gardes ,i cili na nderroi dhe tyten e pistoletes. Mos u merrni cila arme evrau. Ushtari ka zbatuar urdhwrin.... Te arrestohet edhe ai prokurori qe merte cifla druri e i vendoste ne pulover tek vrima e plumbit ( Kjo sipas shtypit) per te thene se ishte vrare me plumb rokoshet nga gjethet e pemeve.... Por gjykata e qelbur nuk i zbaton ligjet .... dhe kjo ngjarje nuk zgjidhet.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Baca-Bajram

                      Po c'te presesh nga keta bythpambuk dhe njerez te shitur... Prokuroria e Tiranes per vite me radh e zvarriti kete ceshtje dhe bashk me gjykaten dolen me denime qesharake duke fajsuar veglat dhe duke injoruar komplet te verteten. Me denimine Prenin dhe Llupen keta kodosh te drejteise nen urdherat e Sa-Hales kujtuan se mund te mbyllej kaq leht vrasja e 4 njerzve te thjesht e te pafajshem. Te hapesh zjarr me municion luftarak mbi njerez te grumbulluar nuk eshte kompetenca e Prendit apo Llupes, ky ishte nje urher i ardhur nga eproret e tyre, Lululka me Sa-Halen ne krye, kur ky i fundit e deklaroi haptazi pa ju dridhur qerpiku para kamerave, "se do te kisha vrar edhe 300". Por keto jane bemt dhe turpi i Prokurorise se Tiranes dhe asaj te Pergjithshme, qe ju binden urdherave te vrasesit gjakatar, barbarit Sa-Hale. TURP! TURP! TURP!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bureto

                        Jo shpresoj por besoj që Kolegji Penal i Gj.L. do jetë në lartësinë e duhur jo për të dhënë ajo vetë drejtësi, por thjesht ta kalojë çështjen për hetim të plotë dhe shterues të këtij krimi të rëndë shtetëror, që ka një kryeautor që ky është Sali Berisha, por dhe disa autorë si pjesmarrës direkt, bashkëpunëtorë dhe urdhës zbatues me në krye Lulzim Basha dhe komandanti i Gardës Ndrea Prendi, si dhe dhjetra dëshmitarë në atë masakër. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është shterues, i thjeshtë e i qartë sa s'ka më. Ajo tregon se ku duhet drejtuar gishti, kur konstaton se në 21 janar është kryer një një "krim shtetëror", që prej 13 vjetësh ka ngelur i pa hetuar, ndsj dhe i kërkon shtetit shqiptar të veprojë. Ndaj dhe këtë detyrë, në emër të shtetit, nuk mund ta kryejë tjetër organ hetimi përveçse SPAK-ut. Është tjetër gjë pastaj nëse ky organ në bashkëpunim ne struktura të tjera shtetërore ligjzbatuese sa do jetë në gjëndje ta zbardhë atë krim plitësisht dhe kështu të bëhet drejtësi duke ndëshkuar nga GjKKO fajtorët e vërtetë. Ky proces që me plot kuptimin e fjalës, mund të quhet i "Shekullit", dhe jo si ato që për qëllimet e tij i lëshon apo i ka quajtur 'non grata', të tilla si "vrasja e shekullit" për Azem Hajdarin (!?) apo "vjedhja e shekullit" për inceneratorin e Tiranës, e pra "21 janari", do jetë gur themeli për një drejtësi të vërtetë aq e ëndërruar kjo nga shqiptarët. Në Shqipëri dosjet e krimit, vjedhjeve, shpërdorimit të detyrës, korrupsionit etj janë bërë mullar ndaj dhe drejtësia e ka të vështirë, në mos të pamundur, që për një kohë të shkurtër t'i zbardhë të gjitha ato, por "21 janari 2011" ulërin, nuk duron më!

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          km

                          Kjo eshte nje loje e palogjukatsoprokuroropolitikaneve per ta shtyre problemin ne pafundesi dhe mbyllje me procedura. -pse domosdo SPAK?Pse Jo prokuroria?Sepse Jane deputetet,politikane.Pse duhet gjukate apo Prokurori speciale per kete kategori?Krimi mbetet i Tille,pavarsisht nga krimineli,fle ne superbike apo ne kasolle A Ka drejtesi para ligjit,kur dallimi filloni me kategorizimin e organeve te hetimit e te gjykimit? A nuk Jane te njejtet prokurore si ne SPAK dhe ASPAK Thelbi-prokuroria dhe gjukata ne te gjitha shkallet te vihet ne pozita Pune,ose te largohen nga sistemi i drejtesise,te ndeshkohen me heqjen e te drejtes se ushtrimit te profesionist,Pra Edhe si avokati Ne 1992,denoncova te Prokurori Petrit Fusha ne Durres nje kontroll te paligjshem banese ne Durres .Mu pergjegj :-" kam urdher nga Prokurori i pergjithshem Maks Haxhia,te mos marr denoncim per kontrollet e bera ndaj ketyre personave parmbreme(ish ushtarake,te cilesuar si "te rrezikshem per PD". per 30 vjet "petritfushistet "lulezuan ne drejtesi.Ndaj drejtesia nuk do te behet.Jane po' ATA,"petritfushistet"dhe "makshaxhistet" ,qe e heshun mollen nga d'ora e e ASPAK-ut,ne ate te SPAK-ut,nga shkalla e pare ne te treten dhe anasjelltas.Prokuroria eshte nje dhe duhet te beje punen sipas ligjit

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje