
Një vit dramatik në historinë e Partisë Demokratike e ka cilësuar deputeti Kreshnik Çollaku përçarjen e partisë. I ftuar në Report Tv, Çollaku tha se vetëm tërheqja e Sali Berishës do të sillte bashkimin e plotë të të dyja palëve brenda në PD.
Deputeti demokrat tha se i vetmi shkak i ndarjes ka qenë prishja e marrëdhënieve me aleatin më të madh të PD-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një hap pas i Berishës do qetësonte ujërat mes demokratëve.
“Viti më dramatik në historinë e PD. Ngjarjet që patën një fillim agresiv që nga 8 janari mund të quhet pas asnjë lloj hiperbolizimi viti më dramatik në historinë e PD. Po ballafaqohemi me një sfidë elektorale, që për interesa personale po shkojmë të ndarë. Përpjekja e jonë për të pasur një kandidat të përbashkët u prish se për të bashkëpunuar duhet të njihni statutin tim.
Të vësh kusht të pranoni kusht mu duk një pretekst për të mos e vazhduar bashkëpunimin. Në fakt edhe statuti po përplaset. Kishte hapësira për tu bashkuar me një kandidat të përbashkët. Në mënyrë racionale duhej të shkonin drejt kësaj zgjidhje që e kërkojnë njerëzit.
Jemi në situatën ku duhet të shohim edhe zgërdhirjen e qeverisë kur zihen demokratët. Tërheqja e Berishës mund të sjellë bashkimin? Po, marrëdhënie e tij me ata që ne i kemi aletë strategjikë ka qenë shkaku i ndarjes”, tha Çollaku.
Ndalur në zgjedhjet lokale, Çollaku tha se ka ende hapësira për të dalë me një kandiat të përbashkët, pasi kjo situatë do dëmtojë vetëm elektoratin e PD-së.
“Faturën do e paguajnë demokratët që do humbasin. Po presim gjyaktën, nëse njeh siglën, kudo ta njohë siglën, unë do jem nën siglën e PD. S’ka pengesë për tu zgjidhur, edhe kolegët e rithemelimit do duhej të bënin të njëjtën gjë. Anëtarë të LSI të përcaktojnë kandidatin e PD.
Ngjitja artificiale që kanë dashur të bëjnë me anëtarët e tretë ka krijuar problematika me e strukturat e PD. S’mund të bësh primaret me simpatizantë për të bashkuara strukturat e Partisë së Lirisë dhe PD. Unë prap them se ka hapësirë për të dalë me një kandidat”, tha Çollaku.
Pd me saliun ne krye nuk ka asnje te ardheme
Njeri me budalla se tjetri
Pd edhe bashke te jete nuk ka asnje pik shanci per te fiturar
Ju si me salen si me alibeajn ose me naj tht qe mund te vij skeni shance me fitu perballe rames
PD ka marr fund
Gjithe kriminela dhe hajduta kta te PD
Kta te PD per asgje sjan
E keni fut koken ne rere si struci dhe shpresoni.Shpresa e vetme per ju eshte Zoti qe te marre Saliun.
Ju smerreni vesh me njeri tjetrin dhe pretendoni te fitoni
Te percare do mbesni gjithmone
Sa negative qe jeni
Me cope cope ska qen ndenjeher pd
Pd eshte nje hale e madhe dhe smund te jet me shume
Terheqja e Saliut thote Cullaku , po pse ata te tjeret te duken te bukur more Cullak e harrove 8 janarin more bukurosh . Saliu besoj e ka prere bileten per ne Rec , por mendoj edhe disa te tjere prej tyre pjesa tjeter e foltores duhet qe me ceremoni te perjashtihen pa te drejte rikethimi ne politike . Po me super hajdutin Mona-Like qe e kane bere po aq pis PD si mund te bashkoheni apo s’ka gje ne mos ka edhe nga ju ndonje kokerr per tu perjashtuar
Sa te jete Saliu, PD ta harroje ardhjen ne pushtet!