Përfaqësuesit e Berishës nisen drejt KQZ: Mbajnë të fshehtë siglën ku do strehohen

5 Mars 2023, 22:10Politika TEMA

Përfaqësuesit e Berishës nisen drejt KQZ: Mbajnë të

Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri janë nisur drejt zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një njoftim zyrtar të PD-së, bëhet me dije se Nuraj dhe Nuri do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14.05.2023.

PD ka vendosur të futet në zgjedhjet lokale me koalicion. Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar nga ku tha se nuk do t'i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Në përfundim të mbledhjes, Edi Paloka u shpreh se do të futen me koalicion, por pa bërë me dije partitë përbërëse. Paloka tha se nesër do të nisin negociatat me aleatët.

Lini një Përgjigje