“Përfitoi shuma të konsiderueshme parash kur ishte ministër i Ekonomisë”/ Reagimi i SPAK për Metën: Përdori autoritetin e tij për të ndërhyrë

21 Tetor 2024, 19:01Politika TEMA

“Përfitoi shuma të konsiderueshme parash kur ishte ministër

“Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.”-thuhet në njoftimin e SPAK.

4 Komente

  1. T
    Toni

    Si thoshte para gazetareve... dum,dum,dum per Dumanin... tani Dumani RAMBO e ti like lepurushi kujdes se vdes nga frika ne biruce.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Po qe SPAK e dika mire edhe pse Meta nuk eshte fajtor para ligjit dhe akoma gezon milionat e pasurine ne mbare boten. Ja gjyqi ne Tema, si ai per Bashen, Berishen, Ahmetaj e Meten me pare....

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dridhe Like, se na fike !

      Like, e pive të dredhur! Terheqsh këmbën zvarrë dhe për Saleh-un, Mediun, Nokën, Bashën, Edin, Bela-në, Damianin e Taon

      Përgjigjjuni
      1. a
        andi

        ^ milion euro.Asgje ne krahasim me 800 milion euro toke e falur green ressort.. te Saimir Manes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje