Rama mbledh kryesinë e PS, fokusi te zgjedhjet e vitit 2025

21 Tetor 2024, 18:20Politika TEMA

Rama mbledh kryesinë e PS, fokusi te zgjedhjet e vitit 2025

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimeve në aktivitetin “Deputeti që duam”, konfirmoi se në orën 18:00 do të mbajë një mbledhje me kryesinë e Partisë Socialiste.

Kryesocialisti tha se fokusi i këtij takimi është puna për betejën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare 2025.

Ai kërkoi nga të rinjtë të japin kontributin e tyre për PS , por dhe vizionin e shpallur prej tij dhe të cilësuar si “Shqipëria 2030”.

“Do mbledhim udhëheqjen në 18:00 dhe do flasim me pjesën tjetër, me atë pjesë, që ka detyrën të udhëheqin dhe betejën e ardhshme, sa më shumë prej jush uroj t’ju kemi në krah dhe mundësisht t’ju kemi edhe në skuadrën e parlamentit të ri, por edhe në skuadrën më të gjerë të qeverisjes për Shqipërinë 2030″, tha ai./ abcnews.al

4 Komente

  1. x
    xhambazi

    Hajde se do te vije radha dhe ty hajdut ,bashke me xhacken dhe Belinden

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Left

      Veret ky Alcapone, Kryeminister i Shqiperise?

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hajde rradhen kush e ka.....

      O Ramut jo vetem Kriesine, por edhe asamblene mblidhe ne burg tek "Mine Peza" se me shume ke te arrestuar se te lire.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Comments

        Jo e jo që dera e PS-së nuk është e hapur për të gjithë, por dhe obori i PS-së blindohet nga ministria e brëndëshme dhe ministria e mbrojtjes në takime elektorale me qyterarët.(si ajo e 21 tetorit 2024 pasdite).PS dhe PD duan votën e qytetarit por jo qytetarët.Historiku i popullit (një nga një shikohet me lupë zmadhuese)

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje