Çështja se kujt i takon vula e Partisë Demokratike, tashmë është në Gjykatën e Apelit. Një ditë pasi Gjykata e Lartë zbardhi vendimin e arsyetuar se përse riktheu çështjen në Apel, Gazment Bardhi kërkon shqyrtimin e menjëhershëm.
Tashmë në radhët e Rithemelimit, Bardhi shkruan se duhet t’i jepet fund këtij absurdi që vijon prej dy vitesh.
“Pas zbardhjes së vendimit të GjL për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që GjL menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike.
Partia Demokratike e Shqipërisë është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!”, shkruan Bardhi.
Reagimi i Bardhit vjen teksa sot në Gjykatën e Apelit, në orën 15:00, pritet të hidhet shorti për të caktuar trupin gjykues që shqyrtojë çështjen e vulës.
Një ditë më parë, Gjykata e Lartë zbardhi vendimin që detyron Apelin të shprehet nëse vendimi i Agron Zhukrit (që i dha vulën Berishës) është i drejtë apo i gabuar, nëse Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor 2021 është i pavlefshëm apo jo.
Në vendimin e zbardhur se përse e riktheu çështjen në Apel, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.
Mqs PDja qenka aset kombëtar, përse duhej ta zaptonit me forcë godinën e saj si në kohën e Skënderbeut? Ka gjykata për gjëra të tilla oooo pleraaaa!
O baba zenit na thuaj,është hajdut Muli apo jo,se ti e ke akuzuar për vilën në lalëz
Perse duhet te shikoje vula aty ku shkon ti.Ti dhe disa miqte e t'u te vula ishit,por shkuat pas babes,se aty keni shpresen per t'u rizgjedhur deputete,pa per popullin ju nuk e njihni fare,ju ka ngelur nje balkon ku shkoni e falni teravine tek hoxhe Berisha
Kesaj i thone te kesh dy by...,nje ta mbash e nje ta cash.Ky vet ishte qe hapi procesin gjyqesor per te mar vulen pd e lulit,tani thot te mbaroj shpejt e ti jap vulen saliut.Keta jane karagjozet e shekullit
Apeli i Babale Salianjit me pare, pastaj vula . Ka sira puna ne gjykate, o Tunxh kavaje...
Injorant ! Bythelepires! Neraste se gjykata i jep vulen dhe logon "Rithemelimet" athere populi ka te drejte ta shkeli me kembe kete drejtesi dhe te jete i bindur se ketu nuk ka drejtesi. Asnje arsye nuk ka qe vula ti jepet pucisteve partiak ,edhe pse mund te jene ne nje shumice fare te vogel. Lulzim basha mund te jete i paafte ne drejtim te PD,;por injoranta e servila jane keta qe e kane rizgjedhur 3-4 here kryetar partie se ashtui i donte bytha Saliut.... Turp - turp per demokratet nme raste se e pranojne qe t'i drejtojne pucistet partiak.