Përplasje mes deputetëve të PD-së, Baçi i drejtohet Bardhit: Kujton se je akoma sekretar i përgjithshëm, s’ka takim alla 17 Maj

11 Tetor 2022, 14:36Politika TEMA

Përplasje mes deputetëve të PD-së, Baçi i drejtohet

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi nuk e shikon si zgjidhje bashkëpunimin e grupimit të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha me atë të Enkelejd Alibeaj, për zgjedhjet lokale.

Në një postim në Facebook, Baçi thekson se qëndrimi i Alibeajt dhe Bardhit hedh poshtë vendimin e mijëra demokratëve për të zgjedhur Berishën në krye të PD. Në një lum akuzash, deputeti demokrat shprehet se të dy ata janë ende bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama.

“Ky Bardhi nga kush është mandatuar dhe kë përfaqëson? E quan veten sekretar të përgjithshem akoma? Pse në prononcimin e tij, thote deputeti Berisha ka mandatuar z. Paloka  dhe nuk thotë, kryetari i PDSH doktor profesor Sali Berisha! Çfarë do të bisedohet në këtë takim alla 17 Maj dhe ku do të ulen?”, shkruan Baçi.

 

Postimi i Luan Baçit:

Partia Demokratike dhe Ali-Bash-Bardhet! Ne me shume se nje vit tashme, PD ka kaluar nje proçes zhvillimesh te pa zakonte, te veshtire, te larmishem dhe shume rezultativ!

E zgjoi nga gjumi i zgjatur vendimi absurd i Bashes ne 9 Shtator kur perjashtoi liderin historik doktor Berishen!

Qe nga ajo dite edhe sot ne vazhdojme te luftojme,  te debatojme, diskutojme, propozojme zgjidhje nga me te ndryshmet!

Historia ka treguar dhe me se miri u kuptua edhe kete vit me zhvillime te vrullshme, se vota dhe vetem vota eshte zgjidhja e çdo problemi dhe ngerçi te krijuar!

Doktor Berisha ju drejtua bazes se partise dhe filloi nje proçes demokratik i pa pare asnjehere, jo vetem te PD por te asnje force tjeter politike!

Vota e demokrateve per zgjedhjen e kryetarit te PDSH dhe zgjedhjen e strukturave te tjera drejtuese, nga seksionet, grup seksionet, kryetaret e degeve, keshillin kombetar, kryesine e PDSH dhe gjithe strukturat e tjera qe parashikon statuti, ishte vendimtare!

E mbani mend besoj se   çfare nuk bene Ali-Bash-Bardhet, per te penguar voten e demokrateve me daljen ne baze te doktor Berishes dhe kerkimin e rikthimit te votes!

Perjashtuan nga PD dhe grupi parlamentar 4 deputete te tjere, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi, ku edhe sot vazhdojne qe emrat e tyre ne parlament te figurojne jashte grupit parlamentar te PD, me kembenguljen e Ali-Bash-Bardheve, pasi doktor Berisha ishte perjashtuar nga Basha ne 9 Shtator!

Pezulluan edhe 15 deputet te tjere, duke ju thene reagoni duke bere autokritik se dhe ata do te kishin te njejtin fat si 5 te perjashtuarit!

Shkarkuan kryetare degesh, sekretar degesh, anetare te KK dhe anetare kryesie, kryetar dhe sekretar grup seksionesh,  qe nuk ju binden urdhrit te tyre, por ju bashkuan foltores se doktor Berishes dhe organizuan mbledhjen e firmave per organizimin e kuvendit historik te 11 Dhjetorit!

Presionuan  strukturat dhe bene çmos te deshtonin kuvendin e 11 Dhjetorit!

Organizuan farsen e kuvendit te 18 Dhjetorit, 5004 delegat ne 1800 karrike!

Ne bashkepunim me Ramen dhe me gjykatat, bllokuan legalizimin formal te vendimeve te kuvendit te 11 Dhjetorit, me ankimime te pa ligjshme gjendje qe vazhdon edhe sot e kesaj dite te mbahet peng mirefunksionimi i partise nga ky veprim!

Demtuan sa munden dhe ben te pamunduren, ne zgjedhjet lokale te 6 Marsit qe mos te fitonin kandidatet e dale nga primaret dhe vendosen kandidat paralel, duke shfrytezuar vulen dhe siglen me ndihmen e Rames!

I mbyten me tym, gaz lotsjelles dhe shkopinj gome demokratet ne shtepine e tyre te selia e PD per “fajin” e vetem se donin te hynin ne seli aty ku jane natyrshem sot!

Mbajne akoma edhe sot te mbyllura me dryn zyrat ne shume dege te PD !

Ne Fier dhe ne Mallakaster zyrat vazhdojne te mbahen te mbyllura nga ata, pa asnje shkak dhe demokratet dhe strukturat drejtuese i bejne takimet ne lokale dhe ambjente private!

Dalin akoma dhe deklarojne se jane ushtrues te detyres se kryetarit, pra nuk njohin doktor Berishen si kryetar!

Nuk njohin keshillin kombetar dhe thone qe kane KK te tyre, pa asnje anetar!

Kemi kryetaret e degeve qe kane qene thone dhe here pas here mblidhen pine birra dhe i quajne takime, kane ngelur nja 15 ish kryetar degesh qe aktivizohen me ta!

Kane kryesine e tyre thone, aq sa jane!

Kane dhe grupin parlamentar dhe kryetarin e grupit, qe eshte edhe nen/kryetar edhe ushtrues i detyres se kryetarit edhe drejtues politik ne disa qarqe edhe ..kryetar i forumit rinor edhe..kryetar i forumit te gruas edhe..etj..

Ky Bardhi nga kush eshte mandatuar dhe ke perfaqeson?

E quan veten sekretar te pergjithshem akoma?

Pse ne prononcimin e tij, thote deputeti Berisha ka mandatuar z. Paloka  dhe nuk thote, kryetari i PDSH doktor profesor Sali Berisha!

Çfare do te bisedohet ne kete takim alla 17 Maj dhe ku do te ulen?

PD ka institucione, keshilli kombetar eshte institucioni me i larte vendim marres midis dy kuvendeve dhe deputet jane te gjithe anetare te KK

Aty duhet te vije Ali- Bash-Bardhi ne KK, aty merren vendimet e qendrueshme, me perfaqesuesit legjitim te demokrateve!

Kaq e thjesht eshte, marrja pjese ne mbledhjen e KK zgjidh çdo ngerç artificial te krijuar dhe te mbajtur gjall ne menyre te ndergjegjshme nga keta!

Te tjerat jane strategji te mbeshtetura edhe nga Rama,  per te fituar pak kohe  Ali-Bash-Bardhet, qe te vazhdojne mbajtjen peng dhe demtimin e Partise Demokratike!

6 Komente

  1. F
    Fuati

    Komunisti Baci natyrisht qe do vdese me sekretarin komunist Berisha, e kujt i rruhet per ate dordolec.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keshtu ju pafshim

      Te lumte o sali krimineli qe i bere dhjerokratet te hane koken e njeri tjetrit per interesat e familjes shpellare

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tatzati

        Luani sekretar irnise se dlvines anetar ippsh ky shet gruan per leke.

        Përgjigjjuni
        1. d
          demokrati

          Po ti o topelepiresi i Sal kermes cfare e di veten,kush e rruan narin per ty

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muzaka i Ri

            Dhe nga ana tjeter ka debil sa te duash, por ky eshte presidenti debileve, sa te keni gomer traper si ky nje mender do merni.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dizhitali qytetar

              Rikethimi Profesor doktor Sali nongrdes ne krye te pd eshte qe arriti ti futi ne nje lufte pa kthim ngrenie kokash te njeri tjetrit dhe e dyta qe i mblodhi te gjithe plerat ne nje canak bravo ,bravo .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje