Komisioni Hetimor për Koncesionet dhe Check-Up është shoqëruar me debate të ashpra këtë të enjte.
Ndreca ka “akuzuar” Vokshin se është në komision për të marrë aksione politike dhe jo për të organizuar punën e për të dëgjuar dëshmitarët.
Replikat:
Vokshi-Ndrecës: E para mos ma ngri zërin se zonja Milva mbrohet vetë, jemi këtu për të hetuar, mos ndërhy, kur flas unë mos fol, unë dua të kuptoj se kush janë. Kujt i bërtisni juve, ngadalë uleni zërin, s’na bërtisni dot këtu, me etikë zoti Koçi, s’i drejtohesh dot kryetares kështu.
Koçi: Ça është kjo kështu.,
Vokshi: Mos bërtisni, flisni me edukatë se ndryshe ju nxjerr, mos guxo të ma ngrini zërin.
Ndreca: Po ju bëj juve thirrje të ruani qetësinë, nuk na tregon ti dot guximin, ngritja e zërit është për shkak të uzurpimit, fakti që ke një mikrofon dhe një buton që i ndalon fjalën të tjerëve s’ta jep të drejtën të flasësh gjysmë ore.
Ke gjysmë ore që merresh me njërin prej anëtarëve. Nuk të marr leje se ku futem unë, prandaj i kemi ligjet për të ndarë se çfarë është e drejtë. S’ka asnjë deklaratë të dorëzuar në sekretari.
Lini një Përgjigje