Përplasje për molotovët në protestën e opozitës - Hoxha: Çfarë ka PD me Policinë e Shtetit? Doni t’i digjni të gjallë, përdorni fëmijët për akte kriminale

12 Shkurt 2026, 12:40Politika TEMA
Përplasje për molotovët në protestën e opozitës -

Ish-Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Hoxha i është drejtuar opozitës duke i thënë se është e turpshme që përdorin fëmijë në protesta, ndërsa i tërhoqi vëmendjen deputetitRedi Muçi, duke i thënë se është e patolerueshme kur thotë se ‘sugjeron përdorimin e molotovit’.

“Policia e shtetit është në detyrë dhe duhet të kemi mirënjohje për të gjithë ata. Sot dua të theksoj dhe diçka, hiqni dorë duke përdorur fëmijët se është ngjarje kriminale dhe është e turpshme.

Ju i hidhni policëve molotovë, doni t’i digjni të gjallë. Është e turpshme, këtu i referohem edhe deputetit Muçit që tha ‘sugjeroj sa më shumë molotovë’”. Ore je në terezi apo nuk je në terezi? Çfarë sugjeron ti molotov? Ku je këtu? Si sugjeron molotovë?”, tha deputeti Hoxha.

“Meqë më citoi mua, unë nuk bëra thirrje për molotovë. Por thashë meqë kjo qeveri nuk trembet nga molotovët, të ruhet nga urrejtja e popullit. Të keni frikë të ecni rrugëve, se populli ju urren. Këtë thashë unë”, iu përgjigj Muçi.

5 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Red Muci nje kampion i vertete .Njeriu qe lufton per hallet e popullit.

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Nuk e ze gjumi per hallet e popullit. I duhet qare halli se po i ndikon teper negativisht ne shendet rritja e hormonit te kortizolit.

      Përgjigjjuni
    2. S
      SHeqere

      Cfare kerkon salehu me policene ! kerkon gjak sepse don te balancohet

      Përgjigjjuni
      1. S
        Socialisti

        Halli me i madh eshte se populli i urren te dyja palet.Si piktorin ashtu edhe Salehun

        Përgjigjjuni
        1. d
          dsa

          Po t'i pjekesh te gjalle qytetaret duke mbrojtur kriminelet dhe hajdutet nga Palloshi i Gjate, Lubia e me rradhe cfare eshte ore gay?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje