VIDEO/ Fatmir Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente të Komisionit Antikorrupsion!

24 Korrik 2025, 11:07Politika TEMA
VIDEO/ Fatmir Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente të Komisionit

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj, ka dorëzuar në Kuvend dy dokumente bazë që do të shërbejnë si pikënisje për punën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Shtetformuese dhe Institucionale.

Në një komunikim me gazetarët pas dorëzimit të dokumenteve, Xhafaj theksoi rëndësinë e përfshirjes së opozitës në këtë proces dhe sqaroi disa prej shqetësimeve publike për mandatin e komisionit.

“Është detyrim që edhe mazhoranca dhe opozita të përfaqësohen në komisionet dhe nën komisionet e Kuvendit. Kështu që nuk shikoj asnjë arsye pse të mos jetë opozita e përfshirë në këtë proces. Pastaj ku merr pjesë opozita apo ku nuk merr pjesë është vendimmarrje e saj. Unë besoj se është në interes të opozitës që të përfshihet në këtë gjë. Unë nuk bej ftesë, sepse nuk e ngre unë. Komisionin e ngre Kuvendi dhe Kuvendi ka detyrimin që të përcaktojë vendet e opozitës dhe të mazhorancës. Nuk ka nevojë për të bërë ftesë. Është detyrim, pastaj ulen apo nuk ulen ata kjo është çështje tjetër”, u shpreh Xhafaj.

I pyetur nëse puna e komisionit cënon pavarësinë e sistemit gjyqësor, Xhafaj e hodhi poshtë kategorikisht këtë pretendim, duke e quajtur një “furtunë në gotë” dhe një debat të stisur për qëllime politike.

“Besoj se ajo që flet është puna dhe produktet i komisionit. Nëse gjeni në dy aktet që ka miratuar komisioni një mbivendosje apo përplasje me institucionet e drejtësisë, unë jam gati të dal publikisht dhe ta pranoj këtë gjë. E gjitha kjo ishte një furtunë në gotë e ngritur me një qëllim të caktuar. Ka 700 faqe dokumenti analitik, është ky plan kombëtar veprimi dhe më më gjeni një të vetme që ka lidhje me drejtësinë. Por kështu ndodh në këtë vend kur flasin dhe nuk dëgjojnë”, tha ndër të tjera Xhafaj.

5 Komente

  1. V
    Veri

    Ska ne PS nje jurist me integritet te pa cenuar, me te ri ne moshe qe te mendoje edhe per te ardhmen e tij profesionale ne te kunder te sherbetoreve te vjeter te pensionuar ? Fatmir Xhafa , karafildhenesi i Enverit, hetuesi ekstremist i komunizmit, vellai i trafikantit, ministri qe jo vetem ndihmoje te vellane ti shmangej kryerjes se denimit ne Itali por influencoi ne cilesine e ministrit te drejtesise te mbyllte problemet me drejtesine Italiane kunatin e Celibashit, Fatmir Gerdec Mediun etjetj. Turp, turp, maskarallek.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veri

      Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veri

        Ti je koqe e tredhur o "Veri" patronazhistdumbabist, skllav i maskarejve politik, idjot i padobishem. Me argumento te kunderten e atyre qe kam shkruajtur.

        Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Minuesit e drejtesise shqiptare PS PD LSI!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Ky gjyqesori mafioz I Argites duhet urgjentisht te shkrihet e te krijohet drejtesia e re me njerez te arsimuar jashte

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje