Plarent Ndreca: Do e hetojmë qeverinë edhe pa PD. Albana Vokshi informohet nga vëllai auditues

6 Maj 2024, 17:13Politika TEMA
Plarent Ndreca: Do e hetojmë qeverinë edhe pa PD. Albana Vokshi

Një situatë kaotike shoqëron prej më shumë se një muaji mbledhjet e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi.

Shkak është bërë jo vetëm mosgjetja e dakordësisë mes kryetares demokrate Albana Vokshi dhe nënkryetarit socialist, por edhe refuzimi i këtij të fundit për të shkuar në mbledhje.

Edhe pse sipas Rregullores së Kuvendit, është e drejta e drejtuesit të Komisionit ta thërrasë mbledhjen, nënkryetari Plarent Ndreca tha për A2CNN se nuk do t’i bindet Vokshit pa ndryshuar sjellje.

Puna praktikisht është e bllokuar, por Ndreca refuzon ta pranojë që bojkoti është një skenar i PS për të zvarritur hetimin parlamentar ndaj qeverisë për kontratat me privatin për sterilizimin ë mjeteve kirurgjikale dhe kontrollin bazë shëndetësor – Check Up.

“Nuk jemi ne që e kemi bllokuar hetimin, sepse i ka të gjitha kërkesat e bëra edhe nga opozita edhe nga ne të firmosura nga sekretari dhe presim firmën e saj, ose ajo ti firmosë ose po bën blof.”

Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca kanë ngecur tek akuzat e ndërsjella ndaj njëri-tjetrit për konfliktin e interesit.

Teksa përjashton veten nga një situatë që do ta pengonte nga ky hetim, socialisti nuk e fsheh që ka gërmuar për demokraten se ku e gjen informacionin.

“Po më rezulton që ka vëllain autidues në KLSH për këtë çështje dhe i vëllai i jep informacion. Një kallëzues politikan nuk mund të bëjë një hetim parlamentar."

Po një avokat i çështjes së sterilizimit?

“Unë kam qenë avokat i dosjes por vetëm për një masë sigurie. Nuk kam asnjë konflikt interesi pasi kam dhënë dorëheqjen nga çdo dosje që kamë pasur.”

Edhe pse ka qenë avokat i njërit prej personave të përfshirë në dosjen e sterlizimit, Plarent Ndreca sot ende nuk e ka një përgjigje nëse ka patur shkelje apo jo në këtë koncension nga ana e zyrtarëve qeveritarë.

“E vërteta është se nuk e njoh shumë mirë dosjen. Puna ka mbetur peng i procedurës.”

Ndreca nuk mendon që ka shkelur rregulloren dhe ligjin duket miratuar vetëm me votat e mazhorancës planin e hetimit dhe kërkesat për informacion, ndërkohë që Vokshi kishte mbyllur mbledhjen pa gjetur dakordësinë.

Nënkryetari socialist shkon më tej kur paralajmëron hetim të qeverisë nga vetë socialistët, nëse Vokshi nuk ndryshon qasje.

“Nuk parashikohen që të bëhen bashkë, parashikohen që të miratohen me shumicë.”

Parlamenti ka dhënë afat këtij komisioni që të hetojë deri në fund të korrikut për këto dy kontrata koncesionare në shëndetësi, ndërsa në SPAK, hetimet kanë avancuar me atë të sterilizimit, ku ish-ministri Beqaj është nën masën e sigurisë detyrim paraqitje.

14 Komente

  1. Z
    Zyko

    Plarent Ndreca, ky njeri i peshtire e hipokrit qe te ngre nervat ne cdo moment me mendemadhesine prej budallai dhe simbol i servilizmit ndaj qeverrise hajdute patjeter qe eshte edhe nje hajdut shembullor...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram Berisha

      "Zyko" Shum mir evlati jem. Ty do t heq na lista, nuk do t çoj per gjah, as n Vain t Lezhs, do ti them Albans qy t fus n rradh per naj takim specjal, po specjal fare, fare.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Noci

      Per deri sa Vokshi te jete kryetare e komisionit te shendetesise,ky hetim do te deshtoje.Ish këshilltarja e Berishës ështe njelloj si pronari i vet ,nuk e njeh konsensusin.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Ke te drejte o noc roku. Qeverine do e hetoje plarent ndreca , qe nuk la kemishe e kapele polici pa vjedhur. Shqiperia ka mare fund po ne menyre te pa riparushme. Erioni i ka kolege skapistet ,plarenti do hetoje qeveriun. Keta mbasi vjedhin , jane kaq te bindur qe shqiptaret jane komplet trapa, sa fillojne tallin dhe trapin.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zylfo

        Zyko o njeri i politizuar, po pse shan Ndrecën sha Vokshin, apo është PD iste si ti, atëhere më mirë mos komentoni fare se dilni aq zbuluar sa sapo lexon fjalën e parë kupton nga anon, dhe më kënaq për përfundimet wë arrin kot fare se ashtu do ti. Haha

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK-ut

          Po pse Ndreca do zbuloj vjedhjet e qeverisë me sterilizimin kur para se te behej deputet ishte avokati i Beqes Kështu na qenka demokracia? Apo si të na thotë partia ne gati jemi Ai tjetri që ka gjysmën e drejtorëve ne burg per vjedhje Del e thot isha me ca kolegë të SPAK -ut !! Prokuror kryetar bashkie s'kisha detajuar me parë Vajta vet tha kur e thirrën 3 here

          Përgjigjjuni
        2. L
          Luani

          Ka vene dy te cndershem ne krye te komisionit hetimor. Jo vetem dy te korruptuar por dhe te neveritshem ne komunikimet publike. Hajdute dhe arrogante.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tersi

            Njësoj si ndreca dhe vokshi .. shërbëtor të krimit politik!.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cubi

              Është e kot të komentosh këta . Këta janë të gjithë spiuna që kan lidhjet e tyre nëpër institucione dhe hajde e shkatërroi . Dalin informacionet nga labirinthe që si mer vesh dreqi. Dhe hajde e gjej drejtësi???????????????

              Përgjigjjuni
              1. K
                Karlua I Agimes

                Ndreca eshte kurbani I rradhes ne listen e Edvin Rames....karma is bitch o legen , o Ndrece maloku. Hajdut varrezash.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Berishi

                  O Zuko trapi ,mos i thuaj i peshtire ,pyet te moter se çfare jarani e ka ,po koqe nuk ke çfare ti brdh motres tate qe shkerdhehet me tē , e i bie ketij , familje kurvash jeni or Zyko

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lala

                    Plarent Ndreca , mirditore , hipokrit , spiun , hajdut , vrases si gjithe Mirdditoret ; vetem Enver Hoxha ja u ka liruar nenat ketyre shpellareve te Mirdotes sic e meritojne. Per ju o pleha Ndreca duhet te ngrihet dhe njehete Enver Hoxha qe ta vrisni morrin me cifte o fare e degjeneruar.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Daku

                      Fodull,i pa kulture,egocentrik,me pak fjale jo njeri negativ,po super negativ,

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Velo

                        Apo c'eshte qethur si garip 18 vjecar ky Plarenti....

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje