
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur një gënjeshtër deklaratën se ishte takuar me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Ai u shpreh se për herë të fundit me të mund ta ketë parë në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri”, kur ishin adoleshentë. Veliaj tha se shpifjet si kjo, që shpërndahen në oborrin e selisë blu, janë faturë e asaj që ka mbjellë vetë Sali Berisha ndër vite.
“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit”, tha Veliaj.
Ai shtoi tha se shpifjet që shpërndahen në oborrin e selisë blu, janë faturë e asaj që ka mbjellë vetë Sali Berisha ndër vite. “Nëse po shqyhen me njeri-tjetrin, atëherë mirë t’ju bëhet. Sepse vetë Saliu sajonte gjëra të tilla. Saliu vetë, gjatë fushatës së kaluar, tha se Erion Veliaj, në 1977-ën, dy vite para se të lindte, ishte bërë një kitarist i famshëm nga Kalifornia, kishte krijuar edhe një grup roku dhe kishte shkuar në Iran. Pra, sipas tij, unë i kisha bërë gjithë këto mëkate para se të lindja. Parimi është: kush mbjell erë, do korrë stuhi. Saliu, Zeni dhe gjithë familja e tyre, dhe ajo vajza që vjen këtu te bashkia me molotov dhe thotë “lironi babin”, janë duke korrur atë që kanë mbjellë vetë”, deklaroi kryebashkiaku.
Veliaj iu përgjigj edhe deklaratës publike të Shkëlzen Berishës, kur tha se prej hallit që ka zënë babanë e tij, ai detyrohet të paguajë njerëz që të vijnë për të protestuar. “Nuk më intereson fare çfarë thotë ai sepse babanë e tij e kemi mundur tre herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe tre herë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Meqë do të angazhohet politikisht, bujrum le të vijë, të kandidojë. Nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë dhe një njeri, i cili prej hallit që ka zënë babanë, detyrohet të shpenzojë paratë e veta, që të sjellë njerëz nga qytetet e tjera sepse nuk i del Tirana në protestë. Në këtë sens, ai të vazhdojë me aventurat e tij, ndërkohë unë kam punë për bërë. Rrugët tona janë ndarë që te oborri i Samiut”, deklaroi kryebashkiaku.
Po lejet e ndertimit per gradacele pse ja ke dhene zagareve te Zenit dhe Saliut more Erjon?! Per keto duhet te pergjigjesh para socialisteve.
Ate lejen e ndertimit shoku cari nuk e ka dhene erion veliaj po edi rama!
Boooo cfare mashtrusi! Ti tek samiu ishe askushi kurse xeni djali i presidentit dhe i paskerke ndejtur larg per aresye politike kur ne ate moshe t’i merrje vesh nga politika sa macja ime.
Nuk e di a ke qenë te Samiu në atë periudhë, por Zeni ka qenë qingj dhe gëzonte një farë respekti sepse nuk abuzonte me emrin e të atit. Kol Nano ishte shumë më protagonist në atë kohë. Por ky zgjebsi kishte filluar të njihej bashkë me fugën se ngaqë merreshin me projekte jashtë shkollore nuk i shihje ndoiherë në godinë. Dua të them që zeni adoleshent la qenë ok, se çfarë është tani muhabet tjetër dhe unë e urrej berishën më shumë se këdo, por ky tjetri zvarranik ka qenë dhe i tillë mbetet
Shoh se këtu gjithçka ka kaluar në cic mice, jo Zeni, jo Veliaj në shkollë të mesme. Ylli Rakipi, meqë i paska parë bashkë të dy, le të nxjerri një fakt që kjo të bëhet e besueshme, si përshëmbull një foto, a ku di unë. Ndryshe kjo është hedhur qëllimisht nga Ylli për t'u marrë mileti me e lagu, se lagu dhe të shmang marrjen me thelbin e çështjes. Ylli është usta i vjetër për kësi gjërash, ka shkollën e Ramiz Alisë, Sali Berishës, Fatos Nanos, njëjtë si shoku Ilir Metaj, majmuni president që kacavjerret nëpër hekura e nëpër shkrepa malesh.
Ja dhe pasqyra e politikes dhe shembulli i Albanistanit se shteti eshte i kapur nga Tigra e Hajdute kumbullash. = Pergjigja e Erjon Veliaj shembull i nje rrugaci e gangsteri rrugesh. = Veliaj ban pazarrleqe me Zenin, Rama me Berishen, ku a keqa ktu!LOL
Lali dhjeri jep leje ndërtimi si të ishin kioska druri per qofte Ka 10 vite kryetar bashkie dhe thot akoma e ka fajin Saliu
Po cilido që të jetë kryetar bashkie, brenda ligjit, do japë leje ndërtimi, nuk mund të bëhet ndryshe. Nuk frenohet zhvillimi i qytetit. Më e rëndësishmja është se në gjithë këto ndërtime punësohen mijra punëtorë e specialistë, dhe mbahen po aq familje me bukë. Cili kryebashkiak do mundte t'i binte ndesh këtij procesi zhvillimi? Tani "këta anti", nuk kanë hallin pse jepen leje, por pse t'i japë ato Erioni dhe jo një i "familjes" së tyre politike apo më keq mafioze. Por ja që qysh nga viti 2000, hiq ato katër vitet ku 'shkëlqeu' Lulja, dështaku serial me vota të vjedhura, bashkinë e Tiranës, këtë e ka drejtuar 3 herë Rama dhe po aq Veliaj deri në 2027-tën, kur të mbarojë dhe mandati i tretë i tij. Ky është problemi! U bënë si shumë gjatë që ata të durojnë kështu "thatë", jo se nuk kanë, por se si të babëzitur që janë duan edhe më. Por kjo është vërtet vuajtje për ta dhe jo për banorët e Tiranës që për 25 vjet, nuk i votojnë, dhe të cilët sa herë që *shkojnë të votojnë ju kujtohet ajo shprehja e famshme te komedia "Pallati 176": "Krushqi me Jovan Bregun??". Pupupuuuu!!! E di, është gjynah që "këta" t'i krahasosh me Jovanin, personazhin e luajtur mjeshtërish nga i paharruari Roland Trebicka, sepse ai i gjori vetëm për një magazinë rropatej, kur "këta" duan, ashtu siç i kamësuar e ushqyer "lexhenda" dhe "Likefloriri" i tij, të kenë gjithçka, qoftë dhe duke derdhur gjak. Ndaj thjesht sa për "humor të zi", them se krahasimi ia vlen.
K shkuar te flasesh te ata femije qe vjedh dhe varferon cdo dite o hajdut.
Te forte dolet ju te Samiut!!!
Kurse ju vodhët një qytet të tërë jo 20-30 % por 100% per veten tuaj 300 metra rruge tek Kinostudio 4.3 milion euro
Tashti Mo's beni sikur nuk njifeni hic
Bravo z. Veliaj! I ke dhënë përgjigjen e duheur familjes shpellare. Ata kanë ardhur nga shpella, janë shpellarë dhe të tillë do të vdesin.
Te gjithe bashk ju keni hedhur ne ere nje Shqiperi te tere me vjedhjet dhe vrasjet qe keni bere !
Ti gezojne ç’u ka dhan or taj! U a ka dhon me zor? Apo? ????????????
o MERO shakarkuan Gabriel Eskobar. Apo si Serb qe je ste intereson?
Erion, Ke nje retorike dhe fjalor shume te vaket. Duket eshte bere injoranca dhe frika bashke mesa duket. Po i bene demin me te madh bashkise dhe pozites tende duke u krahasur me polikane dhe familjare te tyre dhe duke i akuzuar ata. Sot eshte dita qe bashkia dhe ti jeni te akuzuar per korrupsion dhe duhet te sqarosh akuzat qe te jane bere. Bashkiane nuk ta kane lene pa drejtore politikanet kundershtare, por prokuroria. Keshtu qe betejen e ke me ligjin jo me kundershtaret!
Rakipi ja fut kot?
Ti je kokrra e b...irit o Erjon. Jeni me fat se keni perball njerzit ma te degraduar dhe nje popull te lodhur se esht pak ta fshijm asfaltin me ty dhe sypeshkaqenin. Ju jeni te gjithe bashk kur vjen puna per te vjedhur dhe ndihmuar njeri-tjetrin (majtas dhe djathtas) por kundra popullit tuaj. Hajduter te neveritshem.
Erion veliaj pis burre
Gjith zagaret e Syrit tv, jane hedhur ne sulm te Tema!
q.va ohh ajola xoxa ohahh u prisha
O lali! Ju jane ndare rruget, por ju bashkon tavolina
Ku ka ze nuk eshte pa gje o Lali. Lejet e kullave dhe punesimet e njerezve te Berishes ne Bashki e tregojne qarte bashkepunimin. Pastaj e c'fitim kishte Ylli ta deklaronte kete fakt? E kush tha nga ju pushtetaret, qofte edhe nje here te vetme: po, kjo eshte evrtete!
Ha ha ha Ylli Raqipi si tra i keq dhe i piset qe eshte ,sot tek emisioni i Qim Pekes do dali bllof,ndonese fytyra u eshte bere sholle sepse tek lokali ka takuar Qim Peken dhe ai i ka thene qe jam me Shkedhenin dhe Erionin pa i dhene mbiemrin .Dhe ky e ka ripyetur vertet ,po i ka thene Qimi,dhe Raqipi ka ikur me lajmin ne xhep .Mirpo sot do te ndigjoni qe Qim Peka ka qene me Shkerdhenin dhe Erionin por jo Veline por me Erion Isufin kunatin e shokut Xhemol. Ha ha ha ha ,mirpo dihet qe Yli Raqipit i eshte bere fytyra sholle me keq se Ilir Metes dhe te dy kane vila ne London. Kjo eshte gallata e radhes