Gerdi Bogdani: Berisha e Meta, bashkinë Tiranë e falën para një viti

5 Maj 2024, 22:17Politika TEMA

Gerdi Bogdani: Berisha e Meta, bashkinë Tiranë e falën para

Në një intervistë për Ora News, Gerti Bogdani u shpreh se Bashkia e Tiranës u fal para një viti edhe nga disa eksponentë të koalicionit të opozitës.

Ai shtoi se nuk mund të luftosh korrupsionin dhe të amnistosh 89 veta që janë të hetuar nga SAPK-u, duke iu referuar votës pro amnistisë penale.

Bogdani: Është shumë e rëndësishme që të protestohet gjithmonë kundër korrupsionit. Bashkia ishte e falur para një viti edhe nga disa eksponentë të koalicionit. Shumica e politikanëve i konsiderojnë qytetarët si budallenj dhe sikur nuk kuptojnë, por ata i kapin gjërat. Nuk mund të luftosh korrupsionin dhe të amnistosh 89 veta që janë të hetuar nga SPAK-u. Nuk isha dakord me amnistimin e atyre që hetohen nga SPAK.

Korrupsioni ka kaluar çdo përmasë. Zollumi mbulon zullumin dhe çdo ditë prodhohet korrupsion masiv. Nuk mund të lejohen njerëz që janë akuzuar për korrupsion, është një gjë shumë e rëndë. Si politikan e shoh si gjë shumë të rëndë dhe nuk do ta kisha votuar.

4 Komente

  1. e
    e po...

    PO ky gjalle qenka, nga doli sot?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      Ku eshte ky?Thote qe jam politikan race.Ke SaLa,LiKja, Luli,ku ha buk ky,apo tek shalet e gruas.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Osumi i kanioneve

        Pse flet tani qe e ka marre ferra uraten , o dhender i Skraparit heroik . Me ty dhe shoket e tu Berisha dhe Meta jane tallur gjithenje , po shyqyr qe je ftilluar tash se fundi , se si i thone fjales qe "me mire vone se kurre " . Po nuk e zhduket kete klan te kalbur , gjithe jeten ne opozite do te jeni .

        Përgjigjjuni
        1. f
          filip

          O tironc RRK akoma nuk e keni kuptu qe per NON GRATEN dhe Like FLORIRIN vetem shpellaret votojne dhe per fat jane pak se populli di te zgjedhi.Gomor ....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje