''I kanë bërë vendit krimet më të mëdha'', Yzeiri: Meta e Berisha sulmojnë SPAK se s’janë ndëshkuar

6 Maj 2024, 14:44Politika TEMA
''I kanë bërë vendit krimet më të

Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar sulmet e Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’, Yzeiri thotë se të dy janë figurat që i kanë bërë krimet më të mëdha këtij vendi kur kanë qenë në qeverisje, krime të cilat ende nuk janë ndëshkuar.

Kjo është arsyeja thotë Yzeiri përse sulmojnë SPAK, ndërsa Berishën dhe Metën i cilëson si personat që shkatërruan ëndrrën demokratike të shqiptarëve.

“Ne kemi opozitë të regjistruar në gjykatë, opozitë të mirëfilltë politike, konkurruese nuk e kemi. Kemi vetëm disa personazhe groteske që po kthehen qesharake dhe që nuk luajnë rolin e opozitës, për shkak se në kohën që kanë pasur mandatin qeverisës, janë ata që i kanë kryer këtij vendi krimet më të mëdha, krime për të cilat nuk janë ndëshkuar, nëse ata sot gjenden dikush nën akuzën e SPAK dhe dikush nën hijen e SPAK, është kjo arsyeja përse i kundërvihen këtij institucioni. Këta të dy kanë hyrë në historinë e pluralizmit shqiptar jo vetëm që shkatërruan ëndrrën demokratike, i paraqitën shqiptarëve modelin më të shëmtuar të kapitalizmit, por po e tërheqin akoma zvarrë shoqërinë shqiptare”, tha Yzeiri.


Analisti Yzeiri komentoi edhe turin e kryeministrit Edi Rama me diasporën, duke thënë se emigrantët nuk duhet të përdoren si spektatorë të ndeshjeve të futbollit.

“Nuk mund të përdoren emigrantët tanë si spektatorë të ndeshjeve të futbollit. Ata kanë problemet e tyre atje ku janë, ata janë pjesë e jona se janë të një gjaku.

Janë të integruar në vendin ku jetojnë, çojnë ato probleme që kanë italianët, grekët. Ti përdorësh ata për folklor. Çfarë do tu thuash nëse mbledh 5 mijë veta në Athinë, ca problemi kemi ne me ata që na duhet t’i frymëzojmë.

Vetëm të identifikohemi, unë po vi se jam kryeministri juaj. Nuk mendoj që ky lloj flokor i shton ndonjë gjë Shqipërisë”, vijoi ai.


Sa i takon mbledhjes së Ramës me grupin e PS që do mbahet nesër, Yzeiri thotë se është një mbledhje rutinë dhe nuk ka asgjë të re për të thënë.

5 Komente

  1. a
    alphazeta

    Ka shumë të drejtë kur thekson se refugjatët, që sot në shumicë janë qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian, nuk kanë se çfarë të presin dhe të kërkojnë nga Edi Rama. Rama nuk është kryeministri i tyre. Ai është thjesht një bashkatdhetar që udhëheq vendin e tyre të origjinës. Bashkatdhetarët ndjekin me vêmendje dhe drithërime zemre gjithçka ngjan në vendin e tyre të origjinës, por jeta e tyre tashmë është e lidhur me vendin ku jetojnë. E ardhmja e fëmijëve të tyre nuk ështê më në Shqipëri. Ata tashmë po hedhin rrënjë në vendin që i ka adoptuar, po luftojnë dhe punojnë për të pêrmirësuar nivelin e tyre të jetesës, për të paguar kredinê hipotekare të shtëpisë, për tu integruar dhe përshtatur sa më mirë me shoqërinë vendase etj etj. Prandaj edhe vizita e Ramës, përveç kurreshtjes që ndjell, nuk sjell ndonjë gjë të veçantë për shqiptarët tashmë me pasaporta europiane.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edmond

      rreth 100 mije pensioniste jane ne emigracion! Ata presin qe pensionet te rriten sepse jane brezi qe ka punuar kryesisht para 1994 dhe qe u masakruan nga ligji i pare i pensioneve

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkembi

      Ju lumte bytha ketyre vemjeve, kur drejtesia e ketij vendi ben lojen e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        nje popull inteligjent duhet qe ti sekuestroje pasurine ketyre hajduteve ordinere ne fillim para se te merren me komente. SPAK duhet te bllokoje pasurine me padiskutim dhe pastaj te finalizoje hetimet dhe arrested. Per cfare do ti denosh ? shperdorim detyre me burg ne shtepi? Jane afersisht 2 miliarde euro qe mund te perdoren ne dobi te ketij pis mileti nqs sekuestrohen pasurite e malokut dhe fshatarit te cepanit. Vetem pasuria e ketyre te dyve mund te ule koston e jeteses ne albanistan me 10% dhe te mbuloje te gjithe albanistanin me rruge (nje shembull) eshte me mire qe ti meeret e gjithe pasuria qe kane dhe te lihen ne rruge sesa te paguash kosto te burgut per ti mbajtur dhe ushqyer

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK-ut

          Ata 2 miliardë drejtorët e lalit dhe Velës do lyejne bythen me kos si jevgjit dhe per 1 muaj s'do kesh asnje cent Ai vend ka mbaruar Edhe roja tek spitali do lek të futesh brenda Nuk janë hajdut Likja Saliu lideri global fiku etj jemi ne si popull Shiko ne komente si i mbrojnë drejtorët hajdutë të bashkisë dhe kupton çfarë populli jemi As Saliu as Likja nuk përmendin drejtorët hajdutë se ashtu kanë bërë dhe vetë duke i përdorur të vetet

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje