“Politika shqiptare, barbare! Jam ndjerë vetëm”, Açka: Nuk jam pjesë e “Djathtas 1912″, por mbështes kolegët

14 Tetor 2024, 14:55Politika TEMA
“Politika shqiptare, barbare! Jam ndjerë vetëm”,

Deputetja Flutura Açka, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike, mes të tjerash edhe krijimin e partisë më të re opozitare “Djathtas 1912”.

Ajo u shpreh në rubrikën “Opinion” në News 24 se nuk është pjesë e kësaj partie, por mbështet kolegët e saj. Açka ka shtuar se një vendim i tillë nuk vjen për frymën që kjo parti e re ka, por për arsye personale.

“Nuk jam pjesë e “Djathtas 1912” nuk jam pjesë e grupit themelues dhe organizator. Mbështes kolegët e mi. Nuk marr pjesë për arsye personale jo për frymën e kësaj partie. Mbështetja ime është në një farë mënyrë pjesëmarrje.

“Gurët” kanë ardhur më shumë nga kampi opozitar se sa nga opinioni publik.

Politika është një art që bëhet në ansambël, shpesh e kam ndjerë veten vetëm. Me keq të vjen kur ndodh që as miqtë nuk kanë kuptuar çfarë kam dashur të them. Politika shqiptare ka disa doza të tepruara barbarizmi”, u shpreh ajo.

 

2 Komente

  1. S
    Sadiu

    Ti dhe Agron Gjekmarkaj in varrmihësit e PD, ju e shkatërruat atë duke ngrënë pas shpine njerzit e ndershëm në të. Por më të poshtër ini treguar dhe po tregoheni me lëvizjet dhe partitë e reja që po krijohen. Latë në mesë të rrugës Bashën dhe ju tëdy moj Flutura Açka e sabotuar, ti bëre sikur vazhdove me Lulin dhe ja kalle ai flokllaku iku në katin e tetë. Po tani moj Fluturoshe çe ke këtë ide "brilante" që unë nuk jam antare e partisë por shoqërisë. Ju ini si vemja e pishës që fillon dhe e shkatërron bimën nga lartë pra i dëmton gjethen ku ajo nuk prodhon dotë ushqimin, sheqerin. Politikan të tillë duhet të zhduken nga të gjitha partitë se ata nuk dëmtojnë ato por elektoratin, komunitetin në përgjithësi dhe e fusin në agoni shoqërinë.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Flutura o xhan respekte ! Mos pjesmarrja juaj flet shume ; keto te gjithe jane tredhur nga Sali Kerma '

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje