Portali i familjes Berisha sulmon “Reuters”: O zaroshë të Edi Ramës, merrni shembull nga ne si bëhen lajmet

28 Dhjetor 2023, 12:04Politika TEMA
Portali i familjes Berisha sulmon “Reuters”: O zaroshë të

Familja Berisha, një ndër më të korruptuarat në vend (është e vështirë ta ndash kush ka vjedhur më shumë, familja Berisha apo familja Meta, ndaj dhe themi një ndër më të korruptuarat), i ka shpallur luftë gjithë botës.

Së fundmi, edhe vetë agjencisë së madhe të lajmeve “Reuters”, pse ka guxuar dhe ka shkruar që Sali Berisha është i pandehur për çështjen “Partizani”.

Sipas një shkrimi të publikuar me portalin e familjes Berisha me një pseudonim, gazetarët e “Reuters” paguhen nga Edi Rama.

“Ndërsa në Shqipëri ka ndërmarrë një sulm brutal dhe mafiokratik kundër kreut të opozitës, jashtë territorit të saj, Edi Rama përpiqet përmes zaroshëve që ka arritur të punësojë si korrespondentë në agjenci dhe media të huaja të mashtrojë e manipulojë opinionin ndërkombëtar, duke paraqitur një narrativë të gënjeshtërt në lidhje me arrestimin e Sali Berishës që pritet sot.

Shkrimi i Fatos Bytyçit dhe Florion Gogas, i korrektuar nga Mark Heinrich dhe botuar më 21/12/2023 në uebsajtin e Reuters është vetëm ajo që arrita të shoh unë, ndërkohë që nuk përjashtohet aspak mundësia që gangrena e keqinformimit në lidhje me arrestimin e kreut të opozitës të shtrihet edhe në agjencitë dhe mediat e tjera. 

Në raportimin e votimit në parlament për heqjen e imunitetit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës, Fatos Bytyçi dhe Florion Goga shkruajnë se parlamenti paskësh votuar për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pas paditjes së tij për korrupsion; se prokurorët e paskëshin akuzuar Sali Berishën që në tetor se gjatë viteve 2005-2009 paskësh përdorur ndikimin e tij si kryeministër për të favorizuar bashkëshortin e të bijës në privatizimin e një trualli shtetëror; dhe se Sali Berisha po mohuaka akuzat.

Kjo narrativë e pavërtetë deri në bubitje e dy zaroshëve të Edi Ramës synon të manipulojë e keqinformojë opinionin ndërkombëtar lidhur me të vërtetën e arrestimit të Sali Berishës. T’i përhapësh gënjeshtrat e Edi Ramës si të vërteta përmes një agjencie prestigjioze si Reuters, është jo vetëm shpërdorim dhe përdhosje ulëritëse e mirëbesimit të lexuesve, por edhe një besëprerje dhe minim i besueshmërisë së vetë agjencisë, e njohur si bastion i integritetit të gazetarisë dhe i parimeve të së vërtetës, objektivitetit dhe paanshmërisë –çka përbën një nga arsyet përse i vendosa në dijeni.

Fatos Bytyçi dhe Florion Goga po i manipulojnë dhe po i keqinformojnë lexuesit e shumtë të Reuters-it dhe opinionin ndërkombëtar qëllimisht, për interesa të Edi Ramës”, thuhet në shkrimin e portalit të familjes Berisha.

“Sa i përket Reuters, bastion i integritetit të gazetarisë dhe i parimeve të së vërtetës, objektivitetit dhe paanshmërisë, ndreqja e këtyre manipulimeve dhe keqinformimeve ulëritëse nuk është thjesht një përgjegjësi ndaj lexuesve të saj, por një domosdoshmëri. Duke vepruar kësisoj, jo vetëm do të mbrojë, siç ka bërë deri më sot, shenjtërinë e përcjelljes së lajmit, por, në të njëjtën kohë, do të parandalonte lindjen dhe përhapjen e perceptimit të gabuar se kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare ekziston një komplot ndërkombëtar”, mbyllet shkrimi.

Në fakt, “Reuters” ndoshta duhet të marrë leksione nga mediat e familjes Berisha, se si bëhen lajmet dhe si raportohet me vërtetësi.

17 Komente

  1. p
    pdisti i penduar

    Ky mjekerr cjapi e di veten te mencur.Se kuptojne idiotet qe dikur dhe ne qe na benin per te qeshur tani i urrejme

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Haxhi Qamili thoshte te njeten gje: Sa te kem Peqinin dhe Kavajen, nuk pyes per te tjeret. Dhe perfundoi mbushur me morra kur e arrestuan.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Me prokurë të posaçme

      Artikulli në Portalin e familjes Berisha si reagim ndaj Reuters, u shkrua nga mr. Alfred Lela.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salihi

        Hajvani jep mend,ka lindur ne hasin e djathit

        Përgjigjjuni
        1. G
          Grand

          Ne vend te Edi Rama lexo Dsh( USA). Dje nongrata u shterua edhe nga turma e militanteve. SPAK e kreu detyren. Gjykata sot! pas kesaj ...qe te filloj edhe per familjen e IM. Nje opozite e re, me urimin sa me shpejte ne pushtet...duhet!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Natyral

            Gjathi eshte I mire! Te bene idiot psikopat te zgjuar!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Rrofahi o stafini Tema se na shkritë gazit ahahaha. Sigurisht kontribut të pashquar ka edhe Syri :)

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pal Melyshi

                Keto Specie Nadertalisi , jane me interes per ti studuar shkenca , ndaj pas vdekjes nuk duhen varrosur por te mbahen ne PARAFINE ; per te njohur nga afer brezat e rinj se si ka qene e mundur qe ne vendin e Quajtur Tropoje kane jetuar keto NADERTALAS ne vitin 2023.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Maloku

                  U te qifsha gjith robt e shpis, nje nga nje. O mjekermut.

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    veri

                    Shikoni deri ku shkon injoranca e shpellareve......

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rrofte lexhenda dhe M....- Mjalti i lexhendes

                      Zot ! Ku ishe kur krijove kete ShpirtZi !

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Muli

                        Miqesia e vjeter komuniste Sali-Maxhum Peka mbahet e forte edhe sot. Mafioze te kuq me shirita blu.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Titi

                          Nje budalla mes te mencurve gjithmone bertet...heejjj une jam me I mencuri. Sorra ju thote gjithe shpendeve se zogu im eshte me I bukuri. Dhe Cimi Zenit si zogu I sorres ska cfare thote me shume se eshte budallai I budallenjve...mos ja vini re... hapini rrruge

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luci

                            Kta koqet e Sales e ben legjend fare Edi Ramen, por kur qenka kaq i zoti sa te manipuloj cdo gazet prestigjoze , te manipuloj USA, atere po mbajm Edi Ramen, cna duhen me kta zhgorret e Sales, se vec per sherr i kemi pasur....

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nandi

                              O Zot cfare karagjozesh jane keta Berishistet!

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Turpi qe na ka zene!

                                Edhe une ketu ne Greqi mbledh ullinjte e grekut dhe coku shkruaj ndonje koment kunder Sali vampirit, sepse Rama paguan pronarin tim fshatar grek, qe te me paguaj mua, per komentet e mia. Dobic i math ky Rama! Ka aq para sa paguan Evropen dhe Ameriken, pale grekun....Ne te na e rruaj Sali Vampiri per ment qe ka! Mendon se ne i hame dokrat e tij dhe harron se edhe ata qe e mbeshtesin, e mbeshtesin per favoret qe u ka bere ne kurrizin e shqiptareve dhe premtimet qe ben per nje revolucion te dyte te ngjashem e me ate te "Tokes se Xanum". Shqiperia or vellezer po behet shume e vogel dhe nuk ka me vend per shqiptaret. Ka vend vetem per palacot e Sali Vampirit! Po u lane te lire ne fund do shqyejne njeri tjetrin dhe do qelbin Evropen me eren e kermave te tyre...

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dorian

                                  Kush ka vjedhur me shume? Aty e aty jane me njerin tjetrin,pasuria e secilit i kalon 5 milliarde dollare amerikan. Thone se Meta mund te kete nje 300 milioneshe me shume,por duhen pare sa para ka familja Berisha ne bankat e Qipros,ne bankat e Dubai si dhe ne ato te Arabise Saudite apo Singaporit,per te pare ato te Metes ne Zvicer,Londer deri ne San Salvador e Haiti apo vendet e Afrikes ku ka miniera ari.Pyesni pak ate keshilltarin e sigurise me emrin Ilir Kulla perse e dergoi shoku Meta ne Meksike dhe ke takoi atje ne emer te shokut Meta. Meta eshte pjese nje karteli nderkombetar droge asaj te bardhes me emrin "Kokaine",ndersa Mona si patriote qe eshte zgjodhi ngjyren e kuqe,dhe te asaj me emrin "Heroine".

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje