Prej 3 muajsh 'i burgosur' në shtëpi, Berisha depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

23 Mars 2024, 13:48Politika TEMA
Prej 3 muajsh 'i burgosur' në shtëpi, Berisha depoziton

Ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, lidhur me masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.

Berisha ka kërkuar heqjen e masës “arrest shtëpie” e cila e ka izoluar në shtëpi prej rreth 3 muajsh, pra që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.


Përmes avokatëve, Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për dalje jashtë shtetit”, në “arrest shtëpie”, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Apeli i GJKKO-së.

Rekursi është regjistruar tre ditë më parë, më 20/03/2024, ku gjyqtari relator pritet të jetë Sokol Binaj, por ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.

1 Komente

  1. a
    a

    per ty do bere nje ligj i vecante jo me ligjet qe gjykohen njerezit. ligji me emer sali berisha. dhe te denohesh me burgim te perjetshem e ke pak.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje